

Lifestyle
3 arsye pse duhet të konsumoni ujë detox në verë!
Published
4 years agoon
By
UBT newsJanë disa arsyeje pse duhet të konsumoni ujë detoc në verë, megjithatë këto tri janë më të rëndësishmet:
1- Hidraton trupin në temperaturat e larta gjatë kohës kur merrni rreze dielli.
2- Redukton ndjenjën e urisë, duke pasur një efekt pozitiv në eleminimin e konsumimit të ushqimeve jo të shëndetshme si fast food, sheqernave apo yndyrnave të tepërta.
3- Duke konsumuar sasi të madhe uji, reduktoni dhe konsumimin e pijeve alkoolike si birra apo koktejle të ndryshme.
Një trup i hidratuar është një trup i bukur, mos harroni!/neps
Lifestyle
30 korrik – Dita Botërore e Miqësisë
Published
27 minutes agoon
July 30, 2025By
UBT News
Jo të gjithë e dinë, por sot është Dita Botërore e Miqësisë. Pavarësisht se festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme, zyrtarisht festimi i saj daton më 30 korrik.
Kjo datë u zgjodh nga OKB që prej vitit 1958. Fillimisht u përdor për qëllime biznesi, lidhur me industrinë e prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre. Pavarësisht se atëherë u cilësua si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore.
Dita Botërore e Miqësisë konsiderohet edhe si momenti ku duhet të falënderoni miqtë që keni pranë, t’i vlerësoni ata dhe të shprehni se sa me fat jeni që i keni. Koncepti i Ditës së Miqësisë filloi për herë të parë në vitin 1930 në Shtetet e Bashkuara si një ide komerciale për të promovuar kartolina urimi.
Në vitin 2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli zyrtarisht 30 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë, me qëllimin për të inkurajuar paqen dhe solidaritetin.
Lifestyle
Top destinacionet ku njerëzit zhvendosen për të jetuar më mirë
Published
23 hours agoon
July 29, 2025By
UBT News
Sipas një renditjeje të fundit nga InterNations, e publikuar nga Forbes, Valencia në Spanjë është shpallur qyteti më i mirë në botë për të jetuar, për të huajt që zgjedhin të jetojnë jashtë vendit të tyre.
Sondazhi përfshiu mbi 12,500 ekspatë në 53 qytete të 35 vendeve, dhe u bazua në cilësinë e jetës, lehtësinë e përshtatjes dhe aspektet financiare personale.
Valencia mori vlerësime të larta për transportin publik të aksesueshëm, mundësitë për aktivitete dhe sigurinë.
Një ekspat holandez e përshkroi jetën si “e qetë dhe e shijshme”, duke përmendur mikpritjen, kuzhinën e shkëlqyer, kulturën gjallëruese dhe klimën e butë.
Spanja dominon edhe më tej listën me Málaga dhe Alicante në vendin e dytë dhe të tretë. Málaga u vlerësua për atmosferën mikpritëse dhe cilësinë e lartë të jetës, ndonëse disa shprehën vështirësi në tregun lokal të punës. Alicante mori pikë të larta për strehimin e përballueshëm dhe infrastrukturën digjitale të zhvilluar, gati 70% e të anketuarve e konfirmuan këtë.
Edhe Madrid dhe Barcelona janë pjesë e 25 qyteteve më të mira në botë për të jetuar si ekspat, një tjetër dëshmi e fuqisë sërishme të Spanjës si destinacion i preferuar ndërkombëtar.
Lifestyle
Mënyrat për të mbrojtur flokët nga vapa dhe uji i kripur
Published
7 days agoon
July 23, 2025By
UBT News
Dielli, deti dhe klori janë armiqtë e fshehur të flokëve – ja si të mos i lejoni t’i dëmtojnë këtë verë.
Vera është një nga periudhat më sfiduese për flokët. Dielli i fortë, uji i detit i kripur dhe klori i pishinave janë një kombinim i ashpër që dëmton fijet, i than dhe bën që maja të ndahen më shpejt. Por me disa hapa të thjeshtë, mund të ruani shkëlqimin dhe forcën e flokëve edhe në vapë dhe pushime.
Pse dëmtohen flokët në verë?
Sipas Shoqatës Amerikane të Dermatologjisë, rrezet UV dëmtojnë strukturën proteinike të flokut duke e bërë më të brishtë e pa jetë. Uji i detit, i pasur me kripë, i than flokët dhe largon vajrat natyralë, ndërsa klori i pishinës sulmon ngjyrën dhe shkëlqimin, sidomos tek flokët e ngjyrosur.
Truket kryesore për t’i mbajtur flokët të shëndetshëm:
Shpërlaje flokun para dhe pas notit – Para se të futeni në det apo pishinë, lagini flokët me ujë të pastër. Fijet e lagura thithin më pak ujë të kripur ose klor. Pas notit, shpëlajini menjëherë për të hequr mbetjet e kripës dhe klorit.
Përdorni produkte me mbrojtje UV – Njësoj si kremrat e diellit për lëkurën, ka spërkatës dhe vajra flokësh me filtër UV që formojnë shtresë mbrojtëse. Ato ndihmojnë që rrezet diellore të mos degradojnë pigmentin dhe strukturën e flokut. Markat profesionale kanë linja të dedikuara për mbrojtjen verore.
Përdorni kapele ose shall – Mënyra më e thjeshtë: mbuloni flokët! Një kapele e gjerë jo vetëm që mbron flokët, por edhe kokën dhe fytyrën nga rrezet direkte.
Aplikoni maska hidratuese rregullisht
Flokët kanë nevojë për më shumë hidratim. Përdorni maska me vaj kokosi, vaj argani apo maska të gatshme me përmbajtje keratine dhe vajra bimorë.
Mos përdorni tharëse ose piastra të tepërta – Vapa natyrale është e mjaftueshme! Lëreni flokun të thahet vetë. Përdorimi i piastrave ose tharëses përveç temperaturës së diellit e dyfishon dëmtimin.
Prisni majat para dhe pas pushimeve – Këshillë klasike nga parukierët: prisni majat e dëmtuara para pushimeve dhe kontrolloni gjendjen e tyre pas kthimit. Kështu flokët duken gjithmonë të freskët dhe të shëndetshëm.
A ka truke natyrale?
Po! Disa maska të shpejta në shtëpi, maskë me kos dhe mjaltë: hidraton thellë dhe i jep flokëve shkëlqim.
Vaj ulliri ose vaj argani: aplikojeni para larjes si “pre-shampoo” për të ushqyer flokun dhe për të zvogëluar efektin tharës të shampo-së.
A duhet të ndryshojmë shampo-n?
Shumë ekspertë rekomandojnë shampo pa sulfate, më të buta për skalpin e thatë. Përdorni balsam pas çdo larjeje për të mbyllur fijet e ruajtur lagështinë.
Mos harroni: ushqimi ndikon
Hidratimi fillon nga brenda! Pini ujë, konsumoni ushqime të pasura me omega-3 (peshk, arra), vitamina A, C, E dhe Biotinë, janë thelbësore për flokë të fortë.
Përfundim
Flokët mund të jenë po aq të bukur në gusht sa në maj, nëse i kushtoni kujdesin e duhur. Një kombinim i mbrojtjes fizike, produkteve cilësore dhe kujdesit natyral bën diferencën. E rëndësishme është të mos e lini diellin dhe detin të marrin më shumë nga sa jepni!
Kulturë
Christina Aguilera vesh fustanin ikonik të Versace 20 vjet më vonë
Published
1 week agoon
July 23, 2025By
UBT News
22 vjet pas fushatës ikonike të Versace për vjeshtën 2003, Christina Aguilera është rikthyer në mënyrë magjepsëse duke u shfaqur me të njëjtin stil në premierën londineze të “Burlesque: The Musical”.
Me një fustan pa rripa, korse të kryqëzuar dhe fund me volane, ajo e kompletoi pamjen me çizme të zeza të gjata dhe buzë të errëta, ndërsa flokët biond platin i la të rrjedhin natyrshëm si një homazh i qartë për dukjen e dikurshme.
Këngëtarja e “Genie in a Bottle”, producente e shfaqjes skenike të filmit të vitit 2010 ku luajti me Cher, riktheu jo vetëm stilin, por edhe frymën krijuese. Donatella Versace, e cila e zgjodhi atë për fushatën e vitit 2003, u shpreh: “Zëri i saj është i jashtëzakonshëm. Doja të ishim mikesha, kjo ishte më e rëndësishmja”.
Christina tha atëherë se ishte e emocionuar për të eksploruar një fushë të re, dhe ky vizion i saj vazhdon: “Jam më e përqendruar se kurrë në atë që dua të bëj”, tha ajo për Vogue.

Vala e të nxehtit kaplon edhe “tokat e akullta” të Finlandës

Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

IPK-ja identifikon dobësi në pasqyrimin e gjobave dhe shkeljeve

Një aksident me fatalitet, Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

30 korrik – Dita Botërore e Miqësisë

Për herë të parë, Skoda bëhet marka e tretë më e shitur e veturave në Evropë

Konfiskohen nëntë armë në formë stilolapsi, arrestohet i dyshuari

Reagon gruaja e Bruce Willis: Ndaloni së lexuari artikujt që fillojnë me, “burimet pranë familjes”

Ambasadori francez: Manipulimi i informacionit po bëhet sistematik
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit