Lajmet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Lajmet

AUV ndalon importin e shpezëve dhe nënprodukteve nga zonat administrative të Gjermanisë

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka bërë plotësim-ndryshimin e vendimit për ndalesën e importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga shteti i Gjermanisë, duke shfuqizuar ndalesën e vendimit të datës 30.10.2025.

Bëhet e ditur se ky vendim është marrë duke iu referuar, raportit të fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), raportit të Komisionit Evropian të datës 28.10.2025 dhe Raportit të Autoritetit Kompetent të Gjermanisë të datës 12.11.2025

“Në bazë të Ligjit të Veterinarisë Nr. 2004/21, lejohet importi i shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania, me përjashtim të zonave administrative të prekura si: Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein ku është konfirmuar prania e sëmundjes Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotipi me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në disa ferma të shpezëve nga këto zona, nga ku ndalohet importi i shpezëve të gjalla, mishit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e lartpërmendura të shtetit të Gjermanisë”, thuhet në komunikatë.

Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet aktive deri në vlerësimin e radhës nga autoritetet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ismaili: Vota e PDK-së do të jetë kundër

Published

on

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili e ka quajtur të pakuptimtë seancën për mandatarin, për çka tha se dihet tashmë rezultatit dhe se kjo u bë vetëm për ta fajësuar opozitën.

Ai i bëri thirrje Galuk Konjufcës si mandatari i dytë për kryeministër nga LVV, të distancohet dhe të kërkojë hetim për të zgjeruar hetimet ndaj Martin Berishajt.

“Sot jemi thirrur në një seancë e pa kuptimtë sepse rezultatet i dimë të gjithë. Fillimisht është e pa kuptimtë sepse nuk ka njeri as më VV as në Kosovë fatkeqësisht, as vetë Glauk Konjufca që besoj që mund të jetë kryeministër i vërtetë e Kurti zëvendës i tij. Kjo seancë është farsë. A mundet Konjufca të distancohet dhe të kërkojë hetim për të bërë një burim të mirë, hetime të zgjeruara ndaj Martin Berishajt. Të kërkojë hetime të zgjeruara për Ministren Hajdari. Vota e PDK-së do të jetë kundër. Kjo seancë është për të tentuar të fajësohet ish-opozita”, tha Ismaili./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhik: Albin Kurti si Don Kishoti, Republika nuk po udhëhiqet nga arsyeja

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur Albin Kurtin, “Don Kishot”,  ku tha se ai pret tension, përplasje e konflikt.

Abdixhiku ka thënë se seanca e sotme është për elektoral e jo për zgjidhje.

“Dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje shumë të thjesht por ironikisht e fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin politike të Kosovë atë të Don Kishtotit, jo si figurë e letërsisë por si një metaforë politike sepse për fat të keq shteti ynë, shoqëria e republika jonë ka një kohë që po udhëhiqet  jo nga arsyeja por nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri politik në vend, Albin Kurtin. Për ju të pushtetit që bërtisni teksa flasim ne këtu që leximin nuk e keni pasur as dëshirë e as qëllim, e duket e as obligim, Don Kishoti ëshë një nga personazhet më të famshme të letërsisë botërore, një figurë komplekse, idealiste, tragjike, shpeshherë e thellësisht komike. Pra, një figurë tragjikomike. Sikur Don Kishoti edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë, dhe në atë botë Albin Kurti i Vetëvendosjes sheh dhe krijojnë vec kundërshtarë. Kundërshtarë që duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Edhe ty gjeneral Hadërgjonaj, edhe ty Ramush, Fatmir e juve burra e gra që keni luftu për lirinë e Kosovës, pra gjithë ju e ne duhet ta kthejnë realitetin e Albin Kurti Serbinë në Kosovës”, tha ai.

Ai edhe më tej tha se kundërshtarët po duan që të bllokojnë Kosovën, vendin ku sipas tij prej dallim prej Kurtit ata fëmijët i rrisin në Kosovë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Dy fëmijë në mesin e 20 të viktimave në sulmin e Rusisë në Ukrainën perëndimore

Published

on

Të paktën 20 persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë, në një sulm rus me dronë dhe raketa në qytetin perëndimor të Ternopilit, i cili goditi dy blloqe apartamentesh, thonë zyrtarët ukrainas.

66 persona të tjerë u plagosën, 16 prej të cilëve fëmijë, tha policia, në një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse në Ukrainën perëndimore që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Dy rajone të tjera perëndimore u goditën, Lviv dhe Ivano-Frankivsk, dhe një sulm me dron shënjestroi tre rrethe të qytetit verior të Kharkiv, duke plagosur më shumë se 30 persona. Fotot e postuara në internet treguan ndërtesa dhe makina në flake, raporton BBC.

Ndërprerjet e energjisë elektrike po preknin një numër rajonesh në të gjithë vendin, tha ministria e energjisë e Ukrainës./S.K/EO/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara