Lajmet

26 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive është 544.

Published

on

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 26 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk ka viktima.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë janë shëruar edhe 32 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 544.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 823 mijë e 443 doza të vaksinës.

Deri më sot 820 mijë e 972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 100 mijë e 506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/

Lajmet

Gjermania njofton 10 milionë euro shtesë për OBSH-në

Published

on

By

Gjermania ka rritur ndihmën e saj për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me 10 milionë euro (11,2 milionë dollarë) në përgjigje të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga organizata, njoftoi dje ministrja e Shëndetësisë Nina Warken, në Gjenevë.

Gjermania kishte kontribuar tashmë 2 milionë euro shtesë në fillim të prillit. Me kontributet e shtuara, qeveria gjermane synon të mbështesë organizatën me qendër në Gjenevë – pas largimit të SHBA-së, kontribuesit të saj më të madh.

Tërheqja e Uashingtonit, e urdhëruar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026.

Warken, duke folur gjatë një takimi me drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë, tha se ishte e rëndësishme që organizata të avanconte procesin e saj të reformës dhe të përqendrohet në detyrat e saj kryesore.

Këto përfshijnë monitorimin global të shëndetit, përgatitjen për pandemi, kontrollin e sëmundjeve dhe aksesin e barabartë në kujdesin mjekësor.

Warken ndodhet sot në Gjenevë për hapjen e asamblesë vjetore të OBSH-së, gjatë së cilës pritet të miratohet një marrëveshje e finalizuar për pandeminë.

Gjermania tashmë e ka mbështetur OBSH-në me afërsisht 290 milionë euro gjatë 2-vjeçarit 2024-2025, sipas shifrave të ministrisë.

Marrëveshja e re për pandeminë i angazhon vendet të forcojnë sistemet e tyre shëndetësore dhe të monitorojnë mbretërinë shtazore. Shpërthimet e sëmundjeve duhet të zbulohen shpejt dhe të parandalohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Marrëveshja synon gjithashtu të rregullojë prokurimin e pajisjeve mbrojtëse dhe shpërndarjen e vaksinave. Marrëveshja ende duhet të ratifikohet nga vendet pjesëmarrëse./atsh

Continue Reading

Lajmet

Limaj: Kosova ka nevojë për qeveri funksionale dhe projekte konkrete

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar para mediave se ngërçi aktual politik në Kosovë mund të tejkalohet vetëm përmes dialogut dhe marrëveshjeve ndërmjet partive politike. Ai theksoi nevojën për përgjegjësi nga të gjitha palët për të dalë nga kjo situatë.

Limaj tha se aktualisht nuk ka aktorë të rinj politikë në skenë dhe se forcat politike që janë tani duhet të gjejnë rrugën përmes bisedimeve.

“Secili duhet t’i thërras ndërgjegjes që kjo situatë të përfundojë. Kosova ka shumë punë përpara, vendi ka nevojë për qeveri funksionale, projekte dhe përparim,” shtoi ai.

Ai vuri në dukje se Nisma Socialdemokrate është e gatshme të japë kontributin e saj, por për momentin nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare për të dhënë propozime në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Përgjegjësia kryesore mbetet në duart e forcave më të mëdha politike,” përfundoi Limaj.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Ofrojmë mbështetje për deputetet Selimi ose Bogujevci

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk pret ndryshime në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit pa një marrëveshje paraprake mes partive.

Ai ka bërë të ditur se AAK-ja është e gatshme të mbështesë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përmendur emrat e deputeteve Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.

Haradinaj tha se kjo është një shenjë favori nga ana e AAK-së dhe beson se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të reflektojë për këtë ofertë.

“Përderisa nuk ka marrëveshje, situata mbetet e njëjtë. Shpresojmë të kemi kohë për të propozuar kandidatin, në këtë rast Selimin ose Bogujevcin, dhe jemi të gatshëm t’i votojmë. Kemi ofruar këtë favor edhe si opozitë, dhe mendoj se është një ofertë e mirë që Kurti duhet ta marrë parasysh,” tha Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Zogaj: Nuk priten ndryshime nga seanca konstituive

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka shprehur skepticizëm për seancën konstituive të sotme në Kuvend, duke thënë se nuk pret asgjë të re pasi nuk ka ndryshim të rrethanave që do të ndikonte në rezultat.

Para mediave, Zogaj e ka quajtur situatën “të turpshme” dhe ka theksuar se seancat aktuale nuk po arrijnë të dalin nga ngërçi politik.

“Ideja e seancave është të ushtrohet presion për të gjetur një zgjidhje, por deri tani këto takime nuk kanë sjellë rezultate. Ekziston një hendek i madh mes Vetëvendosjes dhe LDK-së,” tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara