Lajmet

25-vjetori i Epopesë së UÇK-së u shënua edhe në Shkup

Ngjarja u organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup.

Published

on

Sot, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u mbajt një akademi solemne-përkujtimore për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz. Ngjarja u organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup.

Drejtori i Institutit, Skender Asani tha se Adem Jashari është bërë simbol i rezistencës së organizuar kundër pushtuesve serbë.

“Ne jemi me fat që këtë figurë të madhe të kombit, e patëm edhe në mesin tonë, këtu në Shkupin dardan në fillm të viteve 90-ta. Është meritë e shkupjanëve, parasegjithash e atyre që ishin shokë dhe bashkëpunëtorë të Adem Jasharit, të cilët pa i llogaritur pasojat dhe rreziqet, i ofruan strehim dhe logjistikë, njeriut i cili më vonë do të shkruaj historinë e lavdishme të Kosovës me gjakun e vet dhe të familjes, duke u bërë kështu simbol i rezistencës së organizuar kundër pushtuesve serbë.”, për të konkluduar se: “Shkupi dhe Adem Jashari do të jenë të lidhur bashkë në një gjerdan kujtimesh të pashlyer, sikur që janë të pashlyera gjurmët mbi të cilat kaloi karvani i Lëvizjes sonë kombëtare në kalldërmin e Shkupit”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja përmendi sukseset e shtetndërtimit të Kosovës, duke u ndalur veçmas në rolin paqësor që ka FSK-ja në aleancën veri-atlantike.

Mysafire në këtë ngjarje ishte edhe drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri” të Prishtinës, Teuta Shala-Peli, e cila në kumtesën e saj vuri në pah rolin e madh që ka ky përvjetor që e gjen Kosovën të konsoliduar si shtet, duke e realizuar kështu amanetin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ndërkaq, hulumtuesi shkencor i Institutit, Zeqirija Ibrahimi, siç u bë e ditur në komunikatë, e lexoi kumtesën “Ademët e Lirisë”, duke ndërtuar një aluzion me esenë e Erih Fromit “Për padëgjueshmërinë” e Adamit/Ademit, që ishte shkak për fillimin e historisë, të cilën e ndërthuri me Ademët shqiptarë, që ai i kishte regjistruar në emrat e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit.

Sipas tij, “Ademët tanë, njësoj si Ademi i Parë ose si Prometheu e kryen detyrën e tyre.

Ngjarja u begatua edhe me pjesëmarrjen e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, drejtuar nga artisti Shkodran Tolaj.

Sot është dita e dytë e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë ditës, homazhe kanë bërë edhe krerët opozitarë në Kosovë dhe qytetarë të shumtë nga vise të ndryshme.

Lajmet

Hamza nis ditën me Walker: Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, ai është pranë nesh

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka  nisur ditën me Ambasadorin William Walker, për të cilin takim thotë se ai sikurse cdo vit tjetër edhe këtë herë është pranë popullit të Kosovës për të nderuar viktimat e Masakrës së Reçakut.

Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”, ka shkruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci nis ditën me takim me Komandantin e KFOR-it dhe atë të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, shkruan Maqedonci.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama viziton familjet e evakuuara nga vërshimet në kryeqytet

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do t’i vizitojë familjet e evakuuara në lagjen Kodra e Trimave, që i bën si shkak i reshjeve të mëdha të shiut e që shkaktuan vërshime.

Nga komuna kanë njoftuar se kjo vizitë po bëhet me qëllimin që të njoftohen nga afër me situatën, dhe për t’iu shpreh mbështetjen e Komunës banorëve të prekur.

Takimi është paraparë të ndodhë në ora 10:00 në Kodrën e trimave, rruga Aziz Zhilivoda.

Continue Reading

Lajmet

Blloku B1 del jashtë funksionit

Published

on

By

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”,  ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv.

Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.

Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.

Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.

Kështu kishte bërë të ditur njohësja e energjisë, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1.

Continue Reading

Të kërkuara