Lajmet

25 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj

Publikuar

Sot mbushen 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Xhemajl Fetahaj. Fetahaj u lind më 1963 në Raushiq të Pejës dhe ra heroikisht për të mos vdekur kurrë më 31 maj 1999, në luftimet në kufirin shqiptaro-shqiptar në Koshare.

Ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, luftëtar i radhëve të UÇK-së dhe është shpallur hero i Kosovës.

Lajmet

Përurohet skulptura e Leutrim Ahmetit, i vrarë gjatë luftës nga forcat serbe

Publikuar

nga

Në 25-vjetorin e çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptura e Leutrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, tha se krahas shtatores së kryekomandantit legjendar, Adem Jashari, sheshi i këtij qyteti do ta mbajë edhe shtatoren e Leutrimit shtatëvjeçar që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës.

Kjo pjesë e sheshit të qytetit tonë nga sot do të personifikohet nga dy figura që u bënë të njohura me historinë e tyre. Nga Adem Jashari që personifikon trimërinë dhe guximin e trimave të UÇK-së duke dhënë jetën në shërbim të lirisë së popullit shqiptare për liri dhe nga Leutrim Ahmeti që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës. Pyetja e vetme që shtrohet më adresën e është se çfarë faji pati Leotrimi. Ai si 7 vjeçar në qendër të Skenderajt do të na ligjëroj mbi konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijëve”, ka thënë ai.

Profesor Nusret Pllana, fjalimin e tij e filloi duke i përshëndetur të pranishmit me fjalinë e tij të njohur “Ju flet Kosova e lirë.

Ai pati kritika për zyrtarët qeveritar pasi nuk kanë ngritur një obelisk për të përkujtuar të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës.

“Drenica djep dhe buka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, andaj jo rastësisht krimet e para kundër popullit shqiptarë janë bërë në Qirez, Likoshan, dhe Prekaz. Qëndresa ishte buka dhe uji i çdo qytetari i kësaj treve heroike. Askujt tjetër nuk i ka hije 25-vjetori i çlirimit se sa Drenicës”, ka thënë ai

Në emër të familjes Ahmeti, foli Milaimi, i cili kërkoi që të ndërtohet një obelisk që përkujton të gjithë fëmijët e vrarë. Ai nuk la pa përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Dhembjes së Leotrimit sot i shtohet edhe më shumë mungesa e çlirimtarëve, e bashkëluftëtareve të Malushit (babait të tij) që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Sa e sa Leotrima të tjera anë e mbanë Kosovës ranë që ne sot të gëzojmë e festojmë me dhimbje e krenari. Sot Leotrimi po kthehet në qytetin e tij të lindjes si një shembull i ndërgjegjes botërore të dhimbjes shekullore të shqiptarëve”, u shpreh ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti fajësoi opozitën se po i shtyn zgjedhjet, Bajrami: Lojë e dështuar – do të kërkojmë llogari për mashtrimet

Publikuar

nga

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili fajësoi opozitën për shtyrjen e zgjedhjeve, në takimin me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bajrami ka thënë se VV-së është në panik sepse i ka dështuar “nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë”.

Ajo ka thënë se në zgjedhje do të shkohet duke i kërkuar llogari Kurtit për mashtrimet dhe propagandën, derisa ka thënë se në qeverisjen e Kurtit asnjë rrugë s’është përfunduar, çerdhet e premtuara s’janë përfunduar, rryma është shtrenjtuar e ka përmendur edhe tenderët njëburimorë.

“Asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tendera njëburimor për çdo ditë. Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë.  Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni”, ka shkruar Bajrami.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Lajçaku vjen në Kosovë, pritet të takohet me Bislimin

Publikuar

nga

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi pritet të nisë në orën 18:00.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajçak së fundmi është takuar me kryeministrin e ri serb, Millosh Vuçeviq, me të cilin tha se kanë diskutuar për çështjen e dialogut.

Siç ka njoftuar Lajçaku, ata janë takuar në Athinë.

“E kam përditësuar për gjendjen në dialog dhe kemi folur për marrëdhëniet BE-Serbi”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.

Një ditë më parë, Lajçaku u shpreh se momentumi i ri për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian “nuk duhet humbur”.

Vazhdo të lexosh

Bota

Miratohet ligji evropian për natyrën: 20% e tokës dhe detit të BE-së do të riaktivizohet deri në fund të dekadës

Publikuar

nga

BE-ja ka miratuar një ligj historik për të mbrojtur natyrën, duke i dhënë fund një bllokimi prej muajsh midis shteteve anëtare që ishin skeptike dhe kundër miratimit të ligjit. Sipas këtij ligji, 20% e tokës dhe detit brenda bllokut do të restaurohet deri ne fund të dekadës.

Ligji, që kur u propozua është përballur me diskutime dhe skepticizëm të madh nga shumë vende anëtare brenda bllokut. Ligji ka rezultuar të jetë  pjesa më e diskutueshme e marrëveshjes së gjelbër.

Pro votuan 20 vende, 6 ishin kundër ndërsa Belgjika abstenoi. Vendet që ishin kundër e kritikuan miratimin e ligjit, pasi sipas tyre vendos kosto shtesë administrative dhe financiare mbi shtetet. Ligji detyron shtetet anëtare që të marrin masa dhe të kontribuojnë në mbjelljen e të paktën 3 miliard pemëve të reja. Cesar Luena, eurodeputet i qendrës së majtë nga Spanja që udhëhoqi negociatat e Parlamentit Evropian, e cilësoi pozitive miratimin e ligjit, shkruan RTSH.

Sot shënohet një ditë e rëndësishme për Evropën pasi ne kalojmë nga thjesht mbrojtja dhe ruajtja e natyrës në rivendosjen aktive të saj”, tha ai.

Ndërsa aktivistët e cilësuan  votimin si një fitore “historike” për natyrën e Evropës, por kritikuan “sulmet e vazhdueshme” që e hodhën poshtë atë dhe shkaktuan vonesa në miratimin  e tij./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara