Kronikë e zezë

25 vjet burgim ndaj tre personave për vrasjen në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 25 vjet burgim tre persona për vrasje të rëndë dhe përfshirje në vrasjen që kishte ndodhur në qershorin e 2018-ës në Ferizaj.

Dënim me burg në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet iu shqiptuar D.SH, i cili akuzohet për veprën penale vrasje, ndërsa të pandehurit M.M dhe A.A për veprën penale të kryer secili veç e veç pjesëmarrje në rrahje, iu është shqiptuar secilit veç e veç dënime me burgimi në kohëzgjatje prej nga dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj.

“Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin D.SH e shpalli fajtor për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të KPRK-së dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet, ndërsa të pandehurit M.M dhe A.A për veprën penale të kryer secili veç e veç pjesëmarrje në rrahje, u shqiptoj secilit veç e veç dënime me burgimi në kohëzgjatje prej nga dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj”, thuhet në komunikatën për media nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 15 qershor 2018-të në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj. Sipas komunikatës thuhet se me dashje direkte nga hakmarrja e paskurupullt D.SH ka privuar nga jeta E.I.

E.I ishte goditur tetë herë me thikë në pjesën e shpinës dhe një herë në pjesë e qafës.

“I pandehuri D.SH akuzohet se më 15 qershor 2018 në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, me dashje direkte, nga hakmarrja e paskrupullt, ka privuar nga jeta E.I, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje të para një viti, në të cilën tani i ndjeri e kishte goditur me thikë tani të pandehurin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i pandehuri në shenjë hakmarrje ditën kritike, ka shkuar së bashku me të pandehurit M.M dhe A.A në kafiterinë e përmendur, ku ishte duke punuar tani i ndjeri, me ç’rast e ka nxjerrë thikën me të cilën në mënyrë tinëzare nga hakmarrja e paskrupullt e godet viktimën në pjesën e gjoksit, e cila depërton deri në zemër, kurse i pandehuri M.M e godet me shishe të qelqit disa herë si dhe i pandehuri A.A e godet me shqelma, kështu që i ndjeri rrëzohet, kurse i pandehuri D.SH e godet edhe tetë (8) herë me thikë në pjesën e shpinës dhe një herë në pjesën e qafës, nga të cilat goditje pëson lëndime të rënda trupore, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme, si pasoj e të cilave pasi dërgohet në QKUK në Prishtinë, ndërron jetë”, thuhet në komunikatë.

lajme

Raportohet një person i zhdukur në Prizren

Published

on

By

Një person është raportuar i zhdukur në Prizren, pasi ka dalë nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një burrë kosovar, largimi i të cilit nga shtëpia është raportuar nga familjarët.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të armëmbajtjes pa leje në Podujevë, policia konfiskon armë dhe fishekë

Published

on

By

Dy raste të mbajtjes së paautorizuar të armëve janë raportuar në Podujevë, ku Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri dhe municion.

Në rastin e parë, njësitë policore kanë ndaluar një burrë, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me nëntë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rastin e dytë, një tjetër burrë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të veturës së tij është gjetur një pushkë gjuetie dhe tetë fishekë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, në Podujevë, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Prizren.

Në Podujevë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit ka shkuar te familjarët e saj. I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar në Prishtinë, ku një grua dhe një burrë dyshohet se janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje. Si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dy janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë, një grua shtetase e Shqipërisë dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me thikë nga një burrë. I dyshuari është arrestuar dhe, pas përfundimit të procedurave, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, në Prishtinë, policia ka arrestuar një burrë në kuadër të hetimeve për një rast të raportuar më herët. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një burrë dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe ka kanosur një grua. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua bashkë me fëmijën e saj në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje dhe fëmijës së saj në Prizren, të cilët janë larguar nga shtëpia dhe prej ditës së djeshme nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar të enjten rreth orës 13:30.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin në procedurë hetimore për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur vendndodhjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara