Lajmet

25 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Pejë

Publikuar

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 133 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, katër pacientë janë në respirator, 93 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa 25 pacientë në gjendje më të rëndë./UBTNews

133 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Wednesday, December 2, 2020

Lajmet

Skulptori që e skaliti historinë e Leotrimit: S’mjafton historia të shkruhet në libra por duhet edhe në vepra arti

Publikuar

nga

Skulptori i njohur kosovar, Sabri Behramaj, që ka punuar skulpturën e shtatëvjeçarit të vrarë në luftë, Leotrim Ahmeti, ka treguar frymëzimin për ta bërë këtë skulpturë.  

Ai ka deklaruar se historia e shkruar në libra është e pamjaftueshme dhe se nevojiten edhe vepra arti si kjo e Leutrimit. Ka thënë se rrëfimi i nënës së Leutrimit, ka qenë e vështirë.

“Vërtet ka qenë shumë e vështire, ka qenë përjetim shumë i rëndë kur e kam dëgjuar rrëfimin e nenës së vetë edhe bashkëbisedimin e saj me fëmijët e vetë duke u mundur që t’ia shpëtoj jetën duke treguar Leotrimi se çfarë probleme ka. Ajo ka qenë shumë prekëse për mua dhe unë vendosa t’ia dedikoj një vepër Letorimit dhe të tregojmë përmes skulpturës ngjarjen e Leotrimit dhe ‘Leotrimave’ të tjerë”, u shpreh ai.

“Këto janë shumë të rëndësishme, nuk mjafton historia të shkruhet vetëm në libra por të këtë edhe në vepra arti. Kjo e ka rendësin e vetë. Dhe mund ta shohin edhe përmes rrjeteve sociale se çfarë ndikimi ka pasur tek masa si është mirëpritur skulptura që i dedikohet Leotrimit. Ka bërë një ringjallje të historisë, sepse vetëm filluan qe të harrohen disa gjëra”, deklaroi ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shkollat e Los Angelesit po e shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të smartfonëve në shkolla

Publikuar

nga

Los Angelesi do të shqyrtojë të martën ndalimin e telefonave inteligjentë për 429 mijë nxënësit e tij, në një përpjekje për të izoluar një brez fëmijësh nga shpërqendrimet dhe mediat sociale që minojnë të mësuarit dhe dëmtojnë shëndetin mendor.

Propozimi u bë nga kirurgu i përgjithshëm amerikan, Vivek Murthy, i cili të hënën bëri thirrje për një etiketë paralajmëruese, të ngjashme me ato në paketat e cigareve, për shkak të asaj që ai e konsideron emergjencë të shëndetit mendor.

Bordi i distriktit të dytë më të madh shkollor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të votojë mbi propozimin për të zhvilluar brenda 120 ditëve një politikë që do të ndalojë përdorimin e celularëve dhe platformave të mediave sociale nga nxënësit dhe do të jetë në fuqi deri në janar të vitit 2025./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Izraeli ia heq vizat Kosovës, Gërvalla e Arbel nënshkruajnë marrëveshjen

Publikuar

nga

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, me të cilin edhe ka nënshkruar marrëveshje ndërshtetërore për lëvizje të lirë pa viza.

Me këtë marrëveshje, nga data 19 shtator, qytetarët e Republikës së Kosovës do lëvizin lirshëm në Izrael.

Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Përurohet skulptura e Leutrim Ahmetit, i vrarë gjatë luftës nga forcat serbe

Publikuar

nga

Në 25-vjetorin e çlirimit të Skenderajt është përuruar skulptura e Leutrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, tha se krahas shtatores së kryekomandantit legjendar, Adem Jashari, sheshi i këtij qyteti do ta mbajë edhe shtatoren e Leutrimit shtatëvjeçar që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës.

Kjo pjesë e sheshit të qytetit tonë nga sot do të personifikohet nga dy figura që u bënë të njohura me historinë e tyre. Nga Adem Jashari që personifikon trimërinë dhe guximin e trimave të UÇK-së duke dhënë jetën në shërbim të lirisë së popullit shqiptare për liri dhe nga Leutrim Ahmeti që përfaqëson çdo viktimë të vrarë në luftën e Kosovës. Pyetja e vetme që shtrohet në adresën e Serbisë është se çfarë faji pati Leotrimi. Ai si 7-vjeçar në qendër të Skenderajt do të na ligjërojë mbi konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijëve”, ka thënë ai.

Profesor Nusret Pllana fjalimin e tij e filloi duke i përshëndetur të pranishmit me fjalinë e tij të njohur “Ju flet Kosova e lirë. Ai pati kritika për zyrtarët qeveritarë pasiqë nuk kanë ngritur një obelisk për të përkujtuar të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës.

“Drenica djep dhe buka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, andaj jo rastësisht krimet e para kundër popullit shqiptarë janë bërë në Qirez, Likoshan, dhe Prekaz. Qëndresa ishte buka dhe uji i çdo qytetari i kësaj treve heroike. Askujt tjetër nuk i ka hije 25-vjetori i çlirimit se sa Drenicës”, ka thënë ai.

Në emër të familjes Ahmeti, foli Milaimi, i cili kërkoi që të ndërtohet një obelisk që përkujton të gjithë fëmijët e vrarë. Ai nuk la pa përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Dhembjes së Leotrimit sot i shtohet edhe më shumë mungesa e çlirimtarëve, e bashkëluftëtareve të Malushit (babait të tij) që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Sa e sa Leotrima të tjera anë e mbanë Kosovës ranë që ne sot të gëzojmë e festojmë me dhimbje e krenari. Sot Leotrimi po kthehet në qytetin e tij të lindjes si një shembull i ndërgjegjes botërore të dhimbjes shekullore të shqiptarëve”, u shpreh ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara