Kronikë e zezë

23 vjet burgim për personin që akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve në mal

Published

on

Gjykata Themelore e Pejës e ka dënuar me 23 vjet burgim Binak Panxhën, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Arsim dhe Ramiz Berisha.

Sipas njoftimit të Themelores, i akuzuar me datë 21.07.2018, rreth orës 21:30 minuta, ne pyllin mbi fshat, i cili pyll është pronë e familjes së të pandehurit, për shkak të mosmarrëveshjeve të atëçastshme, për shkak të prerjeve të pyllit, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerët, vëllezërit R.B dhe A.B, në atë mënyrë që tani të ndjerët R dhe A.B së bashku me shokun e tyre, dëshmitarin J.G, rreth orës 21:00, ishin nisur me dy qerre me kuaj në pyll për të prerë dru dhe pasi arrijnë në afërsi të pyllit, duke ditur se pylli është i huaji, pronë e të pandehurit, i lenë qerret me kuaj buzë rrugës dhe dëshmitari J.G së bashku me R.B hyjnë në pyll dhe pasi nuk vërejnë asgjë R i thotë J “shko merre kalin me qerre dhe A dhe të fillojmë me pre dru” dhe pasi J.G është nisur në drejtim të qerres dhe A pasi kishte kaluar 10 metra ka dëgjuar R duke biseduar me dikë e i cili i është drejtuar R me fjalët “ndal, ndal” dhe pastaj J vrapon në drejtim të A duke i thënë se dikush është në mal dhe A i thotë se “po, po e ndiej” dhe pastaj dëgjojnë kur R ju drejtohet me fjalët, “djema mos hajdeni se gjithçka është në rregull” dhe atëherë A ka bërtitur duke thënë, edhe pse nuk ka vërejtur askënd “kush hamami jeni ju”, dhe në atë moment i pandehuri B nga arma automatike e Ilojit të panjohur shkrep fillimisht tre fishek dhe A niset në drejtim të R dhe në këtë moment i pandehuri përsëri në rafal gjuan në drejtim të tyre, gjithsej 11 herë, duke privuar nga jeta tani të ndjerët A dhe R.B dhe pastaj trupat e tani të ndjerëve i largon nga pylli i tyre duke i tërhequr përafërsish 61 metra nga vendi i ngjarjes dhe i vendos në pjesën e cila nuk ka pronar.

“Të pandehurit gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej njëzetetre (23) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, e të cilin dënim me burg i pandehuri do ta vuaj pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm. I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej njëqind (100) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, shumën prej njëqind (100) euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej njëqind (100) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në njoftimin e Themelores./UBTNews

Vendi

Vdes në QKUK gruaja e plagosur muajin e kaluar në Klinë, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një grua ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të marra gjatë një incidenti të ndodhur muajin e kaluar në Klinë, rast ky i cilësuar nga organet e rendit si “Vrasje e rëndë”.

Ngjarja fillestare kishte ndodhur më 6 shtator rreth orës 18:30. Pavarësisht trajtimit intenziv mjekësor që nga ajo ditë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë më 5 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

/E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet në Skënderaj i kërkuari për krime lufte ndaj popullatës civile

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë periudhës maj-qershor të vitit 1998 në rajonin e Skënderajt.

Arrestimi i të dyshuarit  erdhi pas një pune të jashtëzakonshme hetimore nga njësitë përkatëse policore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje për procedo të mëtejshme ligjore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur pa shenja jete pasditën e së dielës në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 18:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Rasti po trajtohet nga organet e rendit si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

17 të lënduar nga protesta e mbrëmshme, 6 prej tyre policë

Published

on

By

Gjithsej 17 persona, prej të cilëve gjashtë zyrtarë policorë dhe 11 protestues, kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e përplasjeve gjatë protestës së të hënës mbrëma para Kuvendit të Kosovës. Nga Qendra Emergjente se të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, janë në gjendje plotësisht stabile dhe tashmë janë liruar për në shtëpi.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se tetë persona u trajtuan nga ekipi i Klinikës së Oftalmologjisë për shkak të ndikimit të gazit lotsjellës, ndërsa tre të tjerë morën kujdes për plagë prerëse. Ai konfirmoi se asnjë nga pacientët nuk ka pasur lëndime serioze apo me rrezik për jetën.

Situata në kryeqytet u tensionua gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën “Agim Ramadani” dhe përreth Kuvendit, ku protestuesit kërkonin kalimin në lexim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara. Për të vënë situatën nën kontroll dhe për të mundësuar daljen e deputetëve nga ndërtesa, Policia e Kosovës u detyrua të përdorte gaz lotsjellës dhe topin e ujit. Gjatë këtij përshkallëzimi u hodhën mjete piroteknike, u dogjën kontejnerë dhe u raportua për pengim apo sulme ndaj disave deputetëve, zyrtarëve dhe një gazetari, me ç’rast policia shoqëroi tre persona në stacion.

Continue Reading

Të kërkuara