Lajmet

22 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt

Published

on

Sot mbushen 22 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku ushtria dhe policia serbe ekzekutoi 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. 

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë. 

Me këtë rast autoritetet komunale në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca sot do të bëjnë nderime te varrezat e të rënëve në Rezallë të Skenderajt. 

Lajmet

Mustafa: Përsëritja e zgjedhjeve, gjëja e fundit që i duhet Kosovës

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka paralajmëruar se vazhdimi i bllokadës institucionale mund të rezultojë me zgjedhje të parakohshme. Ai tha se situata aktuale nuk i shërben vendit dhe theksoi nevojën për një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse.

“Bllokada 48-orëshe do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të reja”, deklaroi Mustafa, pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, përsëritja e zgjedhjeve nuk është në interes të Kosovës. “Përsëritja e zgjedhjeve është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Dëshmitari Rashiti rrëfen momentin e sulmit në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit Bunjaku

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, dëshmoi zyrtari policor Alban Rashiti, pjesëtar i Njësisë për ndërhyrje të shpejtë. Ai përshkroi me detaje momentet kritike të sulmit, ku mbeti i plagosur, dhe rrethanat në të cilat u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Rashiti tha se gjithçka ndodhi papritur, pak pasi ishte takuar me rreshterin Bunjaku në vendin e ngjarjes. Sipas tij, një shpërthim i fuqishëm ndodhi nga ana e majtë, i cili e plagosi në krah. Menjëherë pas këtij shpërthimi, filluan të shtënat nga shumë drejtime të fshatit.

“Kur e kam kthyer kokën, kam parë zjarr dhe kam kuptuar se jam goditur. U përpoqa të marr pozicion mbrojtës, por ndodhën edhe shpërthime të tjera, ndërsa më pas filluan të shtënat me armë zjarri”, tregoi Rashiti.

Ai tha se në mes të situatës kaotike, pa që rreshteri Bunjaku ishte i shtrirë dhe i gjakosur, pa shenja jete. Në përpjekje për ta tërhequr nga zona, ai dhe kolegët e tij kërkuan të afronin një automjet, por ai u qëllua dhe mbeti i palëvizshëm. Pavarësisht plagëve që kishte marrë, Rashiti vijoi të ndihmonte në përpjekjet për evakuimin e trupit të rreshterit, ndërsa rreth tyre vazhdonin të binin predha.

Ai shtoi se gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm për rrezikun, por nuk u kishte treguar kolegëve për plagët e veta për të mos ndikuar në moralin e njësisë. “Më vonë kam parë se isha i plagosur edhe në këmbën e djathtë. Nga lart kam vërejtur një dron që po na vëzhgonte, nuk e di nëse është rrëzuar apo jo.”

Seanca gjyqësore për rastin po vazhdon, ndërsa dëshmia e Rashitit pritet të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të sulmit.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Vetëm konsensusi politik e zgjidh ngërçin institucional

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, para fillimit të seancës së Kuvendit, ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik vjen vetëm përmes konsensusit me subjektet parlamentare që kanë vullnet dhe guxim për të krijuar institucione të reja.

Ai theksoi se propozimi i LDK-së nuk ka qenë për të blerë kohë, siç pretendon VV-ja, por për të ofruar një mundësi unifikuese për qytetarët dhe për të adresuar tema afatgjata me rëndësi për Kosovën.

“Është e kuptueshëm që vetëm koncesusi me subjektet politike parlamentare dhe ata të cilët kanë vullnetin dhe të marrin guximin të kenë institucionet e reja të Kosovës e zgjedh këtë ngërç politik. Ne kemi qenë të qartë në propozimin tonë që të kem këtë tejkalim këtë krizë institucionale dhe propozimi nuk ka qenë për të blerë kohën siç po e pasqyron VV-ja por ta ketë një mundësi qytetarët në mënyrë unifikuese ku do të jenë tema afatgjate dhe që janë në interes të Kosovës”, ka theksuar Zemaj.

Continue Reading

Aktualitet

TikTok rikthehet sërish në Shqipëri

Published

on

TikTok klikohet dhe hapet në Shqipëri, raporton “A2NewsCNN”. Platforma TikTok, e bllokuar nga qeveria shqiptare, ka filluar të funksionojë sërish.

Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, qasja në të mund të kryhet lehtësisht edhe pa VPN, shkruan mediumi shqiptare.

Qeveria e Shqipërisë në mars kishte marrë vendim për ta ndaluar për një vit TikTok-un.

Lëvizja erdhi pas vrasjes me thikë në Tiranë të 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama, njoftoi këtë nismë të qeverisë dhe më pas ajo u hodh për konsultim me prindërit nëpër shkolla në dhjetor të vitit 2024. Rama tha në atë kohë se mbyllja e kësaj platforme do të bëhej në javët e para të janar, ndërsa vendimi u mor në mars.

“Periudha zgjedhore duket se nuk ka lodhur vetëm politikën por edhe sistemet online të shtetit. Zotimi i qeverisë për të mbyllur një vit TikTok nuk zgjati më shumë se një muaj pasi me përfundimin e procesit elektoral, aksesi në këtë platformë, de facto është lehtësuar sërish”, ka shkruar “A2newsCNN”.

 

Continue Reading

Të kërkuara