Kulturë

21 qershori – Dita Ndërkombëtare e Muzikës

Published

on

Festa e Muzikës, e njohur gjithashtu si Dita Ndërkombëtare e Muzikës, është një festë globale që kremton muzikën dhe krijuesit e saj, duke promovuar kulturën muzikore si një gjuhë universale që bashkon njerëzit pa dallim moshe, kulture apo origjine.

Ajo zhvillohet çdo vit më 21 qershor, në ditën më të gjatë të vitit në hemisferën veriore, duke shënuar edhe fillimin e verës.

Festa e Muzikës është krijuar nga Jack Lang , ish- Ministër i Kulturës i Francës në 21 qershor 1981 dhe festohet në të gjithë botën në formën e një festivali muzikor.

Festa e parë e Muzikës u zhvillua në Francë dhe që prej herës së parë, festa e Muzikës është kthyer në një fenomen ndërkombëtar dhe festohet në të gjithë botën, në të njëjtën ditë, në më shumë se 460 qytete në 110 vende, përfshirë Francë, Gjermani, Itali, Egjipt, Siri, Marok, Afrikë e Jugut, Australi, Vietnam, Kongo, Kamerun, Mauritius, Fizhi, Kolumbi, Kili, Nepal, Japonia.

 

 

 

Lifestyle

Shampo pa sulfate: Pse dhe kur duhet t’i zgjidhni ato?

Published

on

Procesi i zgjedhjes së një shampoje dhe zbutësi/balsami të ri është blerje e lehtë që e bëjmë një herë në muaj. Megjithatë, kur flokët yndyrosen shpejt ose janë më të thatë se zakonisht, mendojmë me kujdes për zgjedhjet e produkteve tona.

Me kaq shumë premtime për gjithçka, nga nxitja e rritjes së flokëve tek ruajtja e ngjyrës, gjetja e shampos së duhur duket sfidë më vete, pasi nuk është e lehtë të kuptosh cilët përbërës të duhen dhe cilët duhet t’i shmangësh.

Një përbërës që duhet shmangur pavarësisht nga lloji i flokëve janë sulfatet. Ato janë përbërës pastrues që mund të shkaktojnë probleme. Sulfatet e zakonshme, si lauril, sulfati i natriumit, janë pastrues që heqin hidratimin nga flokët, duke i lënë të thatë dhe “pajetë”.

Edhe pse sulfatet ofrojnë pastrim të thellë, mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. P.sh përdorimi i tyre shkakton njollë në flokët e lyer e lë skalpin e kokës të dehidratuar. Sulfatet pengojnë rritjen e shëndetshme, pasi thatësia e tepërt mund të ndikojë negativisht në lëkurën tonë.

Gjetja e shampos që nuk do t’i zhvesh flokët nga vajrat natyralë është e rëndësishme. Finn pranon se gjetja e ekuilibrit për këtë çështje është e vështirë për konsumatorin. Gjëja më e rëndësishme, është kujdesi për skalpin e kokës, i cili është baza për rritjen e shëndetshme të tyre.

Është thelbësore që skalpi të mbahet i pastër dhe i hidratuar që flokët të mbeten të shëndetshëm. Kur skalpi është në gjendje të mirë, ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve. Në blerjen e radhës bëni kërkimin e duhur mbi problematikën që keni dhe merrni kohën tuaj për të lexuar përbërësit e produktit, ku mos harroni të evitoni produktet me sulfat.

Continue Reading

Magazinë

Nicolas Cage në bisedime për të luajtur në sezonin e pestë të “True Detective”

Published

on

Nicolas Cage, fitues i çmimit “Oscar”, është në bisedime për të marrë rolin kryesor në sezonin e pestë të dramës kriminale “True Detective”.

Sipas The Hollywood Reporter, ani pse roli nuk është zbuluar ende, pritet që Cage të portretizojë një oficer policie në qendër të një tjetër misteri. Ky sezon do të pasojë suksesin e madh të sezonit të katërt, “True Detective: Night Country”, ku protagoniste ishte fituesja e “Oscarit”, Jodie Foster.

Ky kapitull u prit me lavdërime dhe, siç theksojnë kritikët, “ringjalli serialin” pas dy sezoneve të mëparshme më pak të pëlqyera.

Issa López, i cili udhëhoqi me sukses sezonin e katërt, pritet të rikthehet edhe për sezonin e ri. HBO ka njoftuar se ngjarjet e sezonit të pestë do të zhvillohen në Jamaica Bay, New York, ndërsa premiera është planifikuar për vitin 2027.

Bisedimet me Cage kanë nisur që në fillim të verës, kur HBO u pyet për herë të parë rreth përfshirjes së aktorit i cili ka përjetuar ringjallje vitet e fundit, duke marrë vlerësime të mëdha me “Pig”, “The Unbearable Weight of Massive Talent” dhe “Dream Scenario”.

Continue Reading

Magazinë

Lil Nas X arrestohet dhe dërgohet në spital

Published

on

Reperi amerikan, fitues i çmimeve “Grammy”, Lil Nas X, është arrestuar në Los Angeles pas një përplasjeje me policinë, kanë konfirmuar autoritetet, raporton BBC.

Policia u thirr rreth orës 05:30 të mëngjesit me kohë lokale  në Ventura Boulevard, pas raportimeve se një burrë po ecte në rrugë vetëm me të brendshme.

“Kur autoritetet arritën në vendngjarje, këngëtari i ‘Old Town Road’ u hodh mbi ta dhe u arrestua nën dyshimet për sulm”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit te Policisë në Los Angeles (LAPD).

U dërgua në spital për trajtim, pasi dyshohet për mbidozë. Zëdhënësi i policisë, Charles Miller, ka theksuar se “hetimet po vazhdojnë”.

Një video e publikuar paraqet reperin duke vallëzuar në rrugë vetëm me të brendshme dhe çizme, ndërsa ftonte kalimtarët: “Ejani në festë!”.

Lil Nas X pritet të publikojë albumin e dytë të përfolur, “Dreamboy”, gjatë këtij viti, pasi ka paralajmëruar adhuruesit përmes fragmenteve të publikuara në Instagram. I lindur si Montero Lamar Hill, hyri në histori më 2019 duke u bërë burri i parë që kishte treguar haptazi se është homoseksual, e që fitoi një çmim të Shoqatës së Muzikës Country, falë suksesit të këngës “Old Town Road”.

Ky hit theu rekordin e qëndrimit më të gjatë në krye të toplistës Billboard Hot 100, me plot 17 javë. Karriera e tij është shoqëruar me polemika. Konservatorët amerikanë e quajtën videoklipin e këngës “Montero” (Call Me By Your Name) “të shthurur” dhe “djallëzor”.

Reperi ka reaguar me një video ironike në YouTube ku shfaqej në skenën famëkeqe të vallëzimit në prehrin e djallit dhe pati shkruar në Twitter se donte që lotët e kundërshtarëve të tij “ta mbushin kupën time të Grammyt”.

Continue Reading

Magazinë

Spears vallëzon me këngën e Timberlake, shtohen shqetësimet për gjendjen e saj

Published

on

Videoja më e fundit e ikonës së pop-it, Britney Spears, në Instagram ka shtuar edhe më shumë shqetësimet e adhuruesve për mirëqenien e saj.

Këngëtarja e njohur si “Princesha e Pop-it”, ka publikuar një video ku shfaqej në varkë në mes të një deti, ka raportuar Page Six.

Ajo më pas ktheu kamerën nga një burrë, që ishte me gjasë kapiteni ose një udhëzues, dhe vazhdoi të fliste me të njëjtin theks.

“Unë dhe ky burrë jemi këtu në këtë ujë! Na shikoni! Më falni, jam një budallaqe”, dëgjohet të thotë ajo në video.

Burri buzëqeshi dhe iu përgjigj: “Është në rregull.”

Pasi ai u largua nga pamja, Spears vazhdoi: “Dje kemi notuar nën ujë..”, ndërkohë që burri filloi të thoshte diçka për “vendet e bukura”, por videoja u ndërpre.

Ky nuk është rasti i vetëm. Spears kishte përdorur të njëjtin theks edhe në një video të mëparshme ku vallëzonte në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Admiruesit e saj janë shprehur shumë të shqetësuar.

 “Ajo me të vërtetë nuk është mirë!”, shkroi një komentues i shqetësuar.

Një tjetër pyeti: “O Zot, çfarë i ka ndodhur të gjorës Britney, a është ky çmimi i famës?”.

Spears u lirua më 2021 nga kujdestaria 13-vjeçare, e babait, e cilësuar si “abuzive”. Fansat frikësohen se dëmet mendore, emocionale dhe fizike që ajo pësoi gjatë atyre viteve mund të kenë lënë pasoja të përhershme.

Continue Reading

Të kërkuara