Lajmet

20 raste pozitive me COVID-19

Në total numri i rasteve aktive është 322.

Published

on

Në 24-orët e fundit janë shënuar 20 raste me COVID-19 në Kosovë, nga 1 mijë e 870 testime. Ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 74 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983.

Në total numri i rasteve aktive është 322.

Lajmet

​Arrestohet i dyshuari që komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së

Published

on

By

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit të Kosovës dhe autoritetet e një shteti të BE-së, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm hetimor në Prishtinë dhe Ferizaj, ku është arrestuar një i dyshuar për hyrje të paautorizuar kompjuterike në një bankë të një shteti të BE-së.

Ky veprim ka rezultuar në komprometimin e të dhënave të mbi 300 mijë kartelave bankare, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

I dyshuari dyshohet se i ka postuar për t’i shitur këto të dhëna në një platformë online për përfitime të kundërligjshme, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit janë sekuestruar katër kompjuterë, tre telefona, një USB dhe dokumente të rëndësishme.

Bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar dhe profesionalizmi i lartë i Policisë së Kosovës kanë qenë kyç në këtë operacion.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Hetime tjera janë në proces në bashkërendim me autoritetet për të zbardhur rastin.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës me njoftim të rëndësishëm për pagesat e mbeturinave

Published

on

By

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë.

Kjo vjen pas pezullimit të plotësim-ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave.

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Turqia zhvillon stërvitjet dimërore ushtarake, merr pjesë edhe Kosova

Published

on

By

Në afërsi të qytetit Kars, që ndodhet në verilindje të Turqisë, afër kufirit me Armeninë, po vijon “Stërvitja Dimërore 2025”, një stërvitje ushtarake ku marrin pjesë edhe trupa nga Kosova.

Në kuadër të aktiviteteve, nën kontrollin dhe menaxhimin e Forcave të Armatosura Turke, pjesëmarrësit zhvilluan më shumë detyra, përfshirë manovra me zbritje me helikopter, stërvitje me mortaja, operacione kërkimi dhe shpëtimi, koordinim të operacioneve të përbashkëta, testim të aftësive luftarake të njësive, sinkronizim në të shtëna si dhe detyra tjera.

Gjithashtu, stërvitja përfshin edhe pushimin e trupave brenda një strehe dëbore, duke nxjerr në pah teknikat ekstreme të mbijetesës në mot të ftohtë.

Një personel prej gjithsej 12.199 personash pjesë në “Stërvitjen Dimërore 2025”, përfshirë 12.000 nga Turqia dhe 199 nga 20 vende të tjera, në mesin e të cilave janë Kosova, Maqedonia e Veriut, ShBA-ja, Azerbajxhani, Bahreini, Bangladeshi, Britania e Madhe, Bosnjë e Hercegovina, Franca, Gjeorgjia, Italia, Kazakistani, Mongolia, Pakistani, Bullgaria, Libia, Nigeri, Taxhikistani dhe Jordania.

Stërvitja u organizua nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore Turke, Forcat Detare, Forcat Ajrore dhe Komanda e Forcave Speciale, në bashkëpunim me institucionet publike civile.

Continue Reading

Lajmet

​IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë pasi të njëjtit dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” lidhur me reagimin e tyre në një rast të përleshjes. Bëhet fjalë për zyrtarë të stacionit policor në Podujevë.

Incidenti i përleshjes në mes palëve të dyshuara raportohet të ketë ndodhur më 16 janar 2025 në Podujevë ku disa persona ishin përleshur fizikisht ne mes veti. Zyrtarët policorë kanë kaluar në ato momente në atë segment të rrugës me veturë private (por në uniformë zyrtare) dhe kanë kontaktuar me palët e përfshira në këtë rast”, tha IPK përmes një njoftimi për media.

IPK tha se bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se këta zyrtarë policorë nuk kanë arrestuar ndonjë nga të dyshuarit dhe nuk kanë marrë ndonjë shënim apo veprim tjetër “kështu që palët e dyshuara janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

Dyshimet e hetuesve të IPK-së janë se kjo kishte ndodhur pasi që njëri nga zyrtarët policor kishte lidhje familjare me njërin nga të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara