Lajmet

20 pacientë me oksigjeno-terapi në Infektivë, pesë në gjendje të rëndë

Aktualisht në vend janë 1 mijë e 895 raste aktive me koronavirus.

Published

on

Klinika Infektive në Prishtinë po trajton 24 pacientë më Covid-19, ku prej tyre 20 me oksigjeno-terapi, ka konfirmuar në një prononcim për Ekonomia Online, ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj klinike, Arben Vishaj.

Doktor Vishaj sqaroi se në Mjekimin Intensiv Qendror janë gjithsej 7 pacientë prej tyre 5 janë në gjendje shumë të rëndë, duke theksuar se në 24 orët e fundit ka përfunduar një pacient me fatalitet.

“Për momentin në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar gjithsej 24 pacientë dhe janë duke u trajtuar 20 pacientë me oksigjeno-terapi në këto reparte. Në Mjekimin Intensiv Qendror që është në klinikën infektive i kemi gjithsej 7 pacientë prej tyre 5 janë në gjendje shumë të rëndë dhe kritike. Ndërsa të vaksinuar janë 4 pacientë me dy doza të cilët janë duke manifestuar një formë klinike jo shumë të rëndë sikurse pacientët e tjerë të pavaksinuar. Në 24 orë e fundit kemi pasur një pacientë që ka përfunduar me fatalitet. Klinika Infektive ka një numër të vogël të pacientëve kur dihet se kapaciteti i klinikës tonë është 120 pacientë”, tha Vishaj.

Sipas tij, valët e reja të Covid-19 janë të mundshme, mirëpo në këtë drejtim nuk ndikon ulja e as ngritja e temperaturave.

“Valët janë të mundshëm. Uljen e temperaturave por edh ngritjet e temperaturave nuk është ndonjë parametër te Covidi. Por kjo situatë nuk guxon që të na qojë në vetëkënaqësi dhe nuk guxojmë  të mendojmë që të mos vaksinohemi. Por duhet të vaksinohemi ën mënyrë që valët tjera që pritet të vijnë të jenë të një intensiteti më të vogël”, tha ai për EO.

Aktualisht në vend janë 1 mijë e 895 raste aktive me koronavirus. 

Lajmet

Përfundon dëshminë Christopher Hill: Ishte përvojë e veçantë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hill tha se ishte një përvojë e veçantë pjesëmarrja e tij në këtë proces gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ishte një përvojë e veçantë doja të them”, tha Hill.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha dëshmitarit se shpreson që kjo të mos jetë një përvojë e keqe.

“Shpresoj të mos ketë qenë një përvojë e keqe”, tha Smith III.

Ndërsa, Hill ia ktheu duke i thënë se “Kam pasur përvoja edhe më të këqija”.

Gjatë fundit të dëshmisë, për dëshmitarin pati disa pyetje edhe avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon. Për klientin e Dixon, dëshmitari tha se nuk e ka parë dhe nuk e di se ku ka qëndruar.

Seanca pritet të vazhdojë pas pushimit me dëshminë e dëshmitarit të radhës./EO

Continue Reading

Lajmet

KQZ mban mbledhjen e radhës – në rend dite themelimi i Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot në ora 17:00 mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për themelimin e Komisionit për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotime për Zgjedhjet e Raundit të Dytë për Kryetar Komune./EO

Continue Reading

Lajmet

Memli Krasniqi mban konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, do të mbajë sot konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së partisë.

Konferenca do të zhvillohet në orën 15:30, në Selinë Qendrore të PDK-së në Prishtinë./EO

Continue Reading

Lajmet

Përfundon procesi i numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut

Published

on

By

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës.

Procesi është zhvilluar gjatë ditës së sotme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe dy hetuesve policorë të caktuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, pas vendimit për rifillimin e numërimit të ndërprerë të hënën për shkak të dyshimeve për manipulim me fletëvotime./EO

Continue Reading

Të kërkuara