Lajmet

20 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Published

on

20 mijë persona janë vaksinuar deri më tani në gjithë vendin kundër COVID-19, që nga 8 prilli kur ka filluar procesi i vaksinimit.

Këtë e ka bërë të ditur Niman Bardhi, menaxheri  i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Ai njoftoi se në këtë qendër deri më tani janë vaksinuar 2 mijë e 930 persona, prej tyre 191 punonjës shëndetësor.

“Siç po e shihni edhe sot kemi vazhduar me vaksinimin e personave të moshës mbi 75-vjeçare të shoqëruar me sëmundje kronike, ku deri në këto çaste në total janë vaksinuar mbi 2 mijë e 930 persona, prej tyre të sëmurë kronik kemi pasur mbi 1 mijë e 311, ndërsa profesionistë shëndetësorë 191, të moshuar, por jo të shoqëruar me sëmundje kronike kemi 1 mijë e 261 dhe dializa 54. Jemi tek shifra 20 mijë persona të vaksinuar në nivel vendi”, tha ai.

Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në fund të muajit mars.

Bota

Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale, Cook : S’kam ndërmend të dorëhiqem

Published

on

Presidenti Donald Trump deklaroi se ka shkarkuar guvernatoren e Rezervës Federale (Fed), Lisa Cook, një veprim historik, pasi është hera e parë në 111 vite që një president shkarkon një anëtar të bordit të bankës qendrore amerikane.

Lëvizja shënon një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve midis Trump dhe Fed-it, të cilin ai e ka kritikuar shpesh për mosuljen e mjaftueshme të normave të interesit.

Cook është përballur kohët e fundit me akuza për mashtrim hipotekor, të ngritura fillimisht nga drejtori i agjencisë federale të strehimit, Bill Pulte. Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar se do të hetojë pretendimet, por ajo nuk është akuzuar për asnjë shkelje deri më tani.

Në një deklaratë të publikuar nga avokatët e saj, Cook reagoi:“Presidenti Trump ka pretenduar se më shkarkon ‘me shkak’, ndërkohë që nuk ekziston asnjë shkak ligjor për këtë, dhe ai nuk ka autoritetin për të më shkarkuar. Nuk do të jap dorëheqjen. Do të vazhdoj të ushtroj detyrat e mia për të ndihmuar ekonominë amerikane, siç kam bërë që prej vitit 2022.”

Rezerva Federale nuk ka komentuar mbi zhvillimet. Ende nuk është e qartë nëse presidenti ka autoritetin ligjor për ta shkarkuar Cook. Ligji lejon shkarkimin vetëm “me shkak”, por nuk përkufizon qartë se çfarë përbën një “shkak”.

Në letrën e tij drejtuar Cook, Trump shkruan: “Kam vendosur që ka arsye të mjaftueshme për t’ju larguar nga pozicioni.”

Ai shton se veprimet e saj tregojnë pakujdesi të rëndë financiare dhe e vënë në dyshim integritetin e saj.

Sipas një hetimi të CNN, Cook kishte marrë dy kredi për prona të ndryshme, të dyja të deklaruara si banesa kryesore, por nuk dihet nëse kjo ishte bërë me qëllim apo jo.

Cook, e emëruar në vitin 2022 nga Presidenti Joe Biden, është gruaja e parë me ngjyrë që ka shërbyer ndonjëherë si guvernatore në bordin e Fed-it.

Sipas avokatit të saj, Abbe David Lowell, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ndaluar këtë veprim të paligjshëm të presidentit..

Continue Reading

Aktualitet

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Jahir Krasniqi

Published

on

Ka vdekur Jahir Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga kryetari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë se nga mesi ynë u nda për të shkuar në amshim njëri nga luftëtarët e lirisë, Jahir Krasniqi”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 26 gusht 2025, pas namazit të iqindisë, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

“Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës, kryetari Isa Berisha ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e Jahir Krasniqit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

Australi: Shkuan të ekzekutonin urdhërarrestin, vriten 2 policë, plagoset një tjetër

Published

on

Dy oficerë janë qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në një qytet të Australisë. Policët do ekzekutonin urdhërarrestin kundrejt një personi për krime seksuale në Porepunkah, në verilindje të Viktorias, në momentin që janë zënë në pritë.

Autori i të shtënave me armë është arratisur, ndërsa autoritetet përkatëse janë vënë në ndjekje të tij, shkruan rtsh.al.

Policia u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën, ndërsa shkolla fillore që ndodhet në afërsi të vendngjarjes dhe ndërtesat e këshillit janë mbyllur përkohësisht.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë, duke qëndruar në krah të oficerëve.

“Mendimet tona janë me policinë për punën që bëjnë, çdo ditë. Burrat dhe gratë që veshin uniformën tonë, veshin uniformën e policisë, marrin rreziqe çdo ditë. Komisioneri i policisë së Viktorias do të japë një përditësim këtë pasdite ndërsa më shumë fakte që mund të publikohen bëhen të qarta”, tha ai.

Shoqata Federale e Policisë Australiane ka lëshuar një deklaratë ku shpreh ndjenjat e saj më të thella për oficerët, familjet dhe kolegët e Policisë së Viktorias të prekur nga incidenti i sotëm.

Continue Reading

Aktualitet

27 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani, në mesin e tyre 8 fëmijë

Published

on

Janë bërë 27 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani. Më 26 gusht të vitit 1998, forcat serbe kanë vrarë 11 anëtarë të familjes Asllani në Rancë të Shtimes, prej të cilëve 8 ishin fëmijë të moshave të ndryshme dhe tri gra.

Në këtë ngjarje të dhimbshme kanë humbur jetën: Jalldyze Asllani (1934), Halide Asllani (1963), Ajshe Asllani (1971), Burim Asllani (1985), Lumnije Asllani (1986), Ejup Asllani (1988), Luljeta Asllani (1991), Shpend Asllani (1993), Xhafer Asllani, (1995), Antigona Asllani (1997) dhe Albiona Asllani (1998).

Atë ditë të kobshme në këtë fshat nga forcat serbe u ekzekutua edhe plaku 96-vjeçar, Zeqir Asllani.

Continue Reading

Të kërkuara