Kuriozitete

20 mënyra si të filloni letrën motivuese

Shmangni hyrjen e tepruar dhe jini të sjellshëm.

Published

on

Është i habitshëm numri i punëkërkuese që thonë “E urrej të shkruaj letër motivuese”. Ky dokument aplikimi shpesh shihet si i mërzitshëm dhe dëshira për ta shkruar është pothuajse zero. Mungesa e motivit për ta shkruar bën që si përfundim punëkërkuesit ta kenë në dorë një letër me të cilën nuk krenohen aspak e kjo bën që dëshira të ulet edhe më shumë.

Shumë kompani kanë filluar të mos e kërkojnë më letrën motivuese, por ka ende prej tyre që e kërkojnë, prandaj ne si Akademi Pune, jemi ende ndihma juaj, sepse ka ende forma me të cilat mund ta filloni letrën motivuese, t’i bini në sy punëdhënësit, por edhe të mos mërziteni gjatë atyre minutave.

Disa këshilla hyrëse

Shmangni hyrjen e tepruar: Rekrutuesit janë ngopur me letrat motivuese që fillojnë me fjalitë si “Jam i emocionuar të aplikoj për pozitën…” ose “postimi juaj në… më shtyu që… “.

Jini të gjallë, por të sjellshëm: Sikur ta dini punëkërkuesit se sa ju pëlqen njerëzve të lexojnë gjëra interesante dhe që i bëjnë të buzëqeshin, nuk do t’i përdornin më shabllonet e mërzitshme.

Tregoni çka do t’i sillni kompanisë: Mos e krijoni më përshtypjen, që sapo ta hapë punëdhënësi letrën të thotë “Kjo punë do t’i ndihmonte”, por “Ky person do të bëjë diçka ndryshe”.

Mos u shpërndani: Pavarësisht që dëshironi të bini në sy, paragrafi hyrës duhet të lidhet me punën. Mos filloni duke treguar ndonjë ngjarje që nuk ka të bëjë fare me atë që jeni duke kërkuar.

Mos e përdorni fjalinë: “Atij që po i drejtohem”!

Tashmë që i keni disa këshilla të shpejta se çfarë bëni e çfarë jo, është koha për disa këshilla më të detajuara e pse jo edhe disa shembuj që do t’jua qartësojnë edhe më tutje.

Filloni me pasion

Punëdhënësit janë në kërkim të atyre që e duan punën. Nëse e filloni letrën duke i treguar pasionet tuaja, por gjithnjë duke i lidhur ato me punën, po ia bëni me dije atij që do të jeni punonjës i angazhuar dhe i motivuar për të qenë në hap të punës me të. Thjesht jini të sinqertë dhe realistë!

U kam dhënë miqve dhe familjarëve këshilla për dukjen që kur kam qenë fëmijë, prandaj vendosa që ka ardhur koha të paguhem për këtë. Kjo është arsyeja pse nuk mund të besoja kur e gjeta një pozitë të hapur në kompaninë tuaj.

3 vjet kam provuar role të ndryshme në disa kompani vendore, pas 3 vjetësh më në fund “rash në dashuri në shikim të parë” me pozitën që e kishit hapur. Kjo nuk është vetëm një mundësi për ta bërë punën që dua, por edhe për t’i siguruar prindërit që më në fund kam një punë të vërtetë. Pra, jam bindur me faktin se jam i lumtur të bëj dy gjëra: të shkruaj përmbajtje të mrekullueshme dhe t’ia tregoj atë botës.

Jam person që i kontrolloj vazhdimisht burimet e mia në LinkedIn, Facebook, Twitter dhe Instagram. Jam dikush i cili beson me gjithë zemër në fuqinë e ndarjes së ideve në hapësirat e përbashkëta online dhe jam pozitiv që mund të ndihmoj në ndezjen e bisedave kuptimplote si asistenti juaj në rrjetet sociale.

Kur isha 6 vjeçe, një herë hoqa dorë nga pushimi me familjen për ta transportuar një zog të plagosur që e gjeta pranë hotelit ku po qëndronim. Kur u rrita e kuptova që mund të kujdesesha për njerëzit dhe kafshët, dhe që atëherë kam punuar drejt këtij qëllimi.

Dikur doja të isha dikush i cili i bën njerëzit të qeshnin, fatmirësisht qëllimet e mia janë bërë më aspiruese, por ende më pëlqen t’i tërheq turmat dhe t’i argëtoj masat, diçka që përputhet plotësisht me pozitën e hapur në kompaninë tuaj.

Filloni me admirim

Cila kompani do ta pranonte një punonjës, i cili dikur i ka kritikuar dhe ende sot nuk i janë çrrënjosur disa mendime? Ata e duan pikërisht të kundërtën.

Dikur sapo shihja një hapësirë të lirë, menjëherë në mendjen time, vini mendimet se si do ta ndërroja të gjithë hapësirën sipas mënyrës sime. Pas kësaj, aplikova në fakultetin për arkitekturë dhe dizajn, me anë të të cilit fitova shumë mundësi për ta përjetuar ambientin e punës. Por, absolutisht asnjë deri më tani nuk ma ka ndezur imagjinatën sa ëndrra për të punuar në kompaninë tuaj.

Vetëm një orë kishte mbetur nga ardhja e mysafirëve në festën tonë të madhe të familjes, kur e kuptova që e kisha harruar verën e parë. Në këtë moment krejt çfarë më shkoi në mendje ishte të kërkoja për shërbime të dërgesave, të cilat nuk ishin të shpeshta. Që atëherë e kuptova se sa e rëndësishme ishte kjo pjesë, prandaj e shoh edhe sa e rëndësishme është bëhem pjesë e kompanisë tuaj, e cila e ofron edhe këtë pjesë.

T’ju them të drejtën, mezi kam pritur të fitojë mjaftueshëm përvojë sa të mund të aplikojë në ndonjë pozitë në kompaninë tuaj. Kur më në fund e pash që “treni ishte nisur” i thash që nuk ishte më e nevojshme ta lija të largohem. Besoj që ai tren ishte i imi.

Kam vite të tëra që i përdori syzet tuaja. Pa e përmendur cilësinë e mrekullueshme të produkteve që keni, gjithmonë më ka mrekulluar se si kompania i trajton klientet. Është nder i madh të punosh në një kompani të tillë. “

“Kompani juaj po merr hov të madh. Reklama e fundit me një person aq frymëzues për gjenerata të tëra, është thjesht e pabesueshme! Kush nuk do të dëshironte të kontribuonte për një vend si ky?

Filloni me arritjet

Një mënyrë tjetër për t’u dalluar është të nënvizoni diçka për veten, një tipar karakteri, një arritje, apo ndonjë aftësi mbresëlënëse.

Shefi im i fundit më pati thënë njëherë që mënyra se si flisja në telefon mund ta qetësonte edhe një situatë të pengjeve ndërkombëtare. Gjithmonë kam pasur aftësi për të komunikuar, si në situata të thjeshta ashtu edhe në ato të vështira, prandaj do të doja ta sillja këtë aftësi edhe në zyrat tuaja.

Nëse jeni duke kërkuar dikë i cili është i gatshëm t’i ndjek urdhrat dhe i pëlqen të bëjë çfarë të thonë të gjithë, mbase nuk jam personi i duhur, por nëse keni nevojë për dikë i cili është i gatshëm të gërmojë të dhëna, të shohë se çfarë funksionin e çfarë jo, atëherë le të flasim.

‘”Kam dëgjuar që së shpejti do të punoni në një projekt, i cili të them të drejtën më la gojë hapur. Nuk doja thjesht të rrija e të qëndroja pa bërë gjë, dua t’i huazoj aftësitë e mia inxhinierike në këtë projekt.

Më shumë gjasë e keni parë CV-në time dhe tashmë po e pyesni veten çfarë po bën një person me 15 vjet përvojë në kontabilitet duke aplikuar në një rol në një startup ushqimi. E pranoj, ndryshimi është pakëz i çuditshëm, por e di që jeni duke kërkuar dikë që ka njohuri për ushqim edhe është ekspert financiar. Dhe unë jam ky person.

Gjatë 10 viteve të fundit, e kam ndërtuar karrierën time mbi një parim të thjeshtë: Puno me zgjuarsi! Unë jam personi që kërkon procedura joefikase, gjen mënyra për t’i përmirësuar ato dhe vazhdimisht përpiqet të rrisë produktivitetin e të gjithëve rreth meje. Është pikërisht kjo që më ka fituar tre promovime në departamentin e zinxhirit të furnizimit në kompaninë time aktuale, dhe është ajo që di se mund ta bëj si analist i ri i operacioneve për kompaninë tuaj.

Filloni me humor dhe kreativitet

A ju ka ndodhur që nëna juaj t’ju thërrasë pas çdo vakti ushqimor për t’ju pyetur se si po shkon kërkimi juaj për punë dhe më pas të dukeni sikur nuk po bëni asgjë, sepse që nga hera e fundit nuk ka asnjë përparim? Kjo është jeta ime për momentin. Por, shpresoj që së shpejti jeta ime do të jetë brenda kompanisë tuaj si menaxher i rrjeteve sociale. Më besoni që, nuk më duhet një nënë mikromenaxhuese për të pasur sukses në punë, unë mund të jem edhe i vetëmotivuar.

Faleminderit shumë që po ma ofroni pozitën e menaxherit të marketingut në kompaninë tuaj! Në rregull, e di që nuk kemi ardhur ende te kjo pjesë, por nëse do të vinim, po i tregoj më poshtë se çfarë do të bëja në këtë pozitë.”

“Nuk do ta besoj asnjëherë që hapja aksidentale e reklamës suaj për shpallje të punës, do të më bënte të takohesha me punën e ëndrrave, por falë këtij aksidenti jeta ime do të mund të më ndryshojë.

Nëse do të ma kërkonit ti thoja dy të vërteta dhe një gënjeshtër, do të thotë: “I kam tejkaluar kuotat e mia të shitjeve më të paktën 20% çdo tre-mujor këtë vit, një herë kam fituar një garë të vrapimit brenda qytetit dhe në fund kam një punë të mrekullueshme në kompaninë X (kompania për të cilën e keni drejtuar letrën motivuese). Sigurisht e fundit është gënjeshtra, tani për tani.” /Akademi Pune

Continue Reading

Kuriozitete

Pyetjet për trurin që mbeten ende mister

Published

on

Continue Reading

Kuriozitete

Postimi misterioz i Trumpit trazon rrjetin – një gabim, kod apo mesazh i fshehtë?

Published

on

Postimi i çuditshëm me një fjalë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump në rrjetet sociale ka ngatërruar shumë njerëz, me përdoruesit që spekulojnë kuptimin e tij.

Në llogarinë e tij zyrtare në Truth Social, Trump shkroi “Bela”.

Do të thotë e bukur në italisht nëse shkruhet me dy L, por ajo që donte të thoshte Trump mbetet e paqartë.

Dhe postimi vjen pasi ai ndau përditësime rreth takimit të tij me Putinin, duke deklaruar se “do të ketë progres të madh me Rusinë”.

Disa përdorues besonin se fjala mund t’i referohej ligjit të Amendamentit të Ligjeve të Arsimit Bazë (BELA) në Afrikën e Jugut, i cili është një ligj i diskutueshëm për arsimin. Ndërkohë, disa menduan se fjala “Bela” simbolizon shpresën dhe ripërtëritjen.

Disa thjesht thanë se mund të jetë një gabim shtypi dhe ai duhet të jetë duke shkruar për Bjellorusinë pasi përdoruesit e lidhën “Bela” me Bjellorusinë, ndoshta duke iu referuar ndërveprimeve të mëparshme të Trumpit me presidentin Bjellorus Alexander Lukashenko.

Ndërsa disa të tjerë menduan se ishte fjalë e koduar, ndoshta e lidhur me takimin e tij me Putinin.

Termi madje u bë trend në platformat e rrjeteve sociale si X, me përdoruesit që ndajnë meme dhe shaka rreth postimit misterioz.

Deri më tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi kuptimin e postimit të Trumpit, duke e lënë internetin të vazhdojë të spekulojë.

Continue Reading

Kuriozitete

Tetë emrat e vërtetë e të të famshmëve që do t’ju befasojnë

Published

on

Të famshmit shpeshherë krijojnë emra artistikë që i shoqërojnë gjatë gjithë karrierës. Për ta, ndryshimi i emrit mund të jetë një veprim i fuqishëm edhe në mbrojtjen e privatësisë.  

Në këtë artikull do të lexoni tetë yje emrat e të cilëve janë ndryshuar pas daljes në skenë.

Marilyn Monroe

Emri i vërtetë i Marilyn Monroe është Norma Jeane Mortenson. Më vonë ajo mori mbiemrin e nënës, Baker. Në vitin 1946, 20-vjearja filloi ta përdorte emrin skenik Marilyn Monroe, i zgjedhur nga drejtori ekzekutiv i “20th Century Fox” Ben Lyon, i cili besonte se Marilyn Monroe tingëllonte më bukur për një yll. Ajo e ndërroi emrin ligjërisht në Marilyn Monroe më 1956, një dekadë pasi nisi karrierën e filmave.

John Legend

Emri i vërtetë i këngëtarit është John Roger Stephens. Emri i tij i skenës iu dha nga poeti J. Ivy, i cili tha se Stephens tingëllonte si i vjetër, si emër legjendash. Më pas “Legend” qarkulloi nëpër studio dhe në fund u mor nga John. Ai e ka përdorur këtë emër që nga viti 2000.

Nicolas Cage

Si nip i regjisorit legjendar Francis Ford Coppola, Nicolas Cage e ndryshoi mbiemrin qysh në fillim të karrierës për t’iu shmangur asaj që puna e tij të dukej se kishte lidhje me nepotizmin. Cage ka thënë se ky emër e ka ndihmuar të fokusohet në merita më shumë se në lidhjet familjare.

Bruno Mars

Emri i tij i lindjes është Peter Gene Hernandez, por ylli i muzikës pop e zgjodhi “Bruno” sipas një nofke që kishte si fëmijë. Më pas i shtoi mbiemrin Mars, për të cilin tha se ishte unik dhe neutral.

Natalie Portman

Aktorja Natalie Portman quhej Neta-Lee Hershlag. Kur nisi aktrimin ajo e mori mbiemrin Portman, sipas gjyshes së saj, për ta mbajtur jetën personale të ndarë nga ajo publike.

Whoopi Goldberg

Caryn Elaine Johnson e mori emrin skenik “Whoopi Goldberg” si reflektim ndaj personazhit komik. Ajo e shtoi “Goldberg” për t’i dhënë emër më skenik.

Lady Gaga

Emri i saj i vërtetë është Stefani Joanne Angelina Germanotta Emri skenik i Lady Gagës u inspirua nga kënga e Queen “Radio Ga Ga”. Sipas producentit Rob Fusari, emri erdhi nga një gabim që ndodhi në një mesazh ku në vend të “Radio Ga Ga” u dërgu si “Lady Gaga”.

Michael Keaton

Ai quhej Michael John Douglas. Atij iu deshtë ta ndërronte emrin pasi kur iu bashkua grupit të aktorëve, veçse ishte një Michael Douglas në industri. Ai zgjodhi “Keaton” rastësisht.

Continue Reading

Kuriozitete

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Published

on

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një plazh në Australi munt të shënojë një kthesë të rëndësishme për evolucionin e një prej specieve më të mëdha në planetin Tokë, pikërisht balenat.

Paleontologët kanë identifikuar një specie të rrallë, krejtësisht të re që mund të zbulojë misteret e evolucionit të balenave.

Shumë kohë para se balenat të bëheshin gjigantë madhështorë dhe të butë, disa nga paraardhësit e tyre prehistorikë ishin të vegjël, të çuditshëm dhe të egër.

Studiuesit e emëruan specien Janjucetus dullardi, një krijesë që ngjan me personazhet e filmave vizatimorë, me sy të fryrë sa madhësia e topave të tenisit.

Ndryshe nga balenat e sotme, ekzemplari i ri ishte i vogël sa për t’u futur në shtrat të vetëm, ai dhëmbë të mprehtë dhe një fytyrë si peshkaqen, kjo balenë e ccuditshme e oqeanit ishte një grabitqar i mprehtë.

Zbulimi i rrallë i kafkës së pjesshme, duke përfshirë kockat e veshit dhe dhëmbët, ndodhi vite më parë, por vetëm së fundi shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë specien dhe t’I japin vendin e vet në historinë e evolucionit.

Grabitqarët e vegjël ishin një degë e hershme në linjën që çoi në balenat e mëdha të sotme, të tilla si balenat me gungë, balenat blu dhe balenat minke.

Por paraardhësit me dhëmbë dhe nofulla të fuqishme dukeshin rrënjësisht ndryshe nga çdo specie moderne.

 

Continue Reading

Të kërkuara