Lajmet

20% e gjuhëve rrezikojnë të “vdesin”

Published

on

Bota ndeshet çdo ditë me rrezikun e një humbje, e sidomos në kohë të tilla teksa planeti po vuan gjatë një pandemie. Të rrezikuar nga ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit, shkrirja e akullnajave, por veç këtyre edhe nga zbehja e trashëgimisë njerëzore e shpirtërore. Një humbje e tillë shkatërruese është themeli mbi të cilin ngrihet jeta dhe identiteti ynë; gjuhët e botës sonë.

Sipas një lajmi të publikuar nga CNN, një e pesta e më shumë se 7 000 gjuhëve në botë janë të rrezikuara të vdesin deri në fund të shekullit. Këtë paralajmërojnë shkencëtarët, duke theksuar se dhe më shumë se 40% e tyre tashmë janë të rrezikuara. Ndonëse një lajm i tillë mund të duket krejt i parëndësishëm, në fakt gjuha është më thelbësore për mbijetesën tonë si njerëz nga sa mund të mendojmë.

Gjuha është shenjë e identitetit të një populli dhe fuqitë koloniale e dinin këtë mjaft mirë. Shekujt e ashpër të kolonializmit dhe pushtimit nuk kanë lënë asnjë pjesë të botës së paprekur, duke traumatizuar breza të tërë komunitetesh vendase. Në fund të viteve 1800, kolonistët krijuan shkolla me konvikt në SHBA për të “civilizuar” dhe kristianizuar komunitetet autoktone.

Një themelues i këtyre shkollave, gjenerali Richard C. Pratt, tha se sistemi kishte për qëllim “të vriste indianin dhe të shpëtonte njeriun”. Fëmijët vendas u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre për të ndjekur shkollat, ku ata u detyruan të adhuronin si të krishterë dhe të flisnin anglisht. Mijëra prej tyre vdiqën nga torturat e shumta, e ndërsa të tjerë të mbijetuar nuk flisnin më gjuhën e tyre amtare përsëri, pasi ndoqën shkollat me konvikt, të cilat vazhduan deri në mes të viteve 1900.

Sistemi i shkollës me konvikte në SHBA ishte jashtëzakonisht brutal, por jo i vetmi. Shkolla të tilla në të gjithë botën, të drejtuara nga qeveria dhe misionarët, ndryshonin në praktikë dhe në qëllime. Por shumica kërkonin të mbizotëronin kulturat vendase përmes gjuhës.

Në Amazonën Peruane në vitet 1950, misionarët detyruan popujt vendas arakmbut të ndiqnin shkolla dhe të mësonin spanjisht. Në Sápmi, pjesët veriore të asaj që tani njihet si Norvegjia, Suedia dhe Finlanda, njerëzit vendas sami u dërguan në shkolla me konvikt nga shekulli XIX deri në mesin e shekullit XX. Norvegjia dhe Suedia miratuan ligje që ndalonin përdorimin e gjuhës sami në shkolla dhe në shtëpi.

Shkollat dhe përpjekjet e tjera të asimilimit të detyruar patën një efekt të ngjashëm edhe te komunitetet maori në Zelandën e Re. Në vitin 1900, 90% e fëmijëve maori mund të flisnin maori, por në vitin 1960, vetëm 26% mund ta flisnin atë.

Komuniteti potawatomi, që shtrihet në Rrafshnaltat e Mëdha, në lumin e sipërm Misisipi, ende mbart vuajtjet e paraardhësve. Një akt i vitit 1830 dëboi komunitetin potawatomi nga vendlindja e tyre që u detyruan, ashtu si grupet e tjera vendase, të ndiqnin shkollat e konviktit të asimilimit brutal.

“Ka një efekt të mbetur”, tha për CNN Justin Neely, drejtor i gjuhës në Qendrën e Trashëgimisë Kulturore, Citizen Potawatomi Nation. “Një lloj ndjenje post-traumatike në vijën e gjakut. Ne jemi në një moment krize me gjuhën dhe mënyrën tonë të jetës. Gjuha është çelësi për të kuptuar kulturën tonë … Historia jonë, vallja jonë, ceremonitë tona, ushqimi ynë – që na bën potawatomi – por gjuha është ajo që i lidh të gjitha së bashku”, tha ai.

Ndonëse ka më shumë se 56 000 njerëz potawatomi që jetojnë sot, Neely thotë se më pak se 10 njerëz në botë flasin këtë gjuhë amtare.

Vetëm rreth 30, thotë ai, kanë arritur rrjedhshmëri bisede dhe ai është njëri prej tyre. Covid-19, gjithashtu ka thelluar rrezikun e shumë komuniteteve vendase dhe gjuhëve të tyre./CNN./KultPlus.com

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara