Sport

​“2 Korriku”, një fitore larg raundit të tretë UEFA Youth League

Published

on

Ekipi U19 i FC 2 Korrikut vazhdon të shkëlqejë në arenën evropiane qysh në debutimin e tij në UEFA Youth League. Pasi eliminoi Bylisin, skuadra nga kryeqyteti, të mërkurën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, arriti të fitojë me përmbysje të rezultatit ndaj kampionëve të Irlandës, UCD AFC nga Dublini, duke siguruar një fitore shpresëdhënëse, 2-1.

Nën drejtimin e trajnerit Labinot Haziri, djemtë e kryeqytetit treguan talent të jashtëzakonshëm dhe luftuan deri në fund, duke kthyer rezultatin pas disavantazhit të hershëm. Pasi UCD kaloi në epërsi me golin e Roy Laëlor në minutën e 30-të, FC 2 Korriku reagoi fuqishëm. Lis Berisha, hero i ndeshjes, realizoi dy herë, në minutën e 42-të dhe 59-të, për t’i dhuruar skuadrës së tij një fitore të rëndësishme.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përgëzuar lojtarët dhe stafin e FC 2 Korrikut për këtë sukses të rëndësishëm, duke shprehur besimin e tij se skuadra do të menaxhojë me maturi ndeshjen e kthimit në Irlandë dhe do të avancojë në fazën e tretë të kësaj gare.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 6 nëntor, në Dublin, në orën 20:00.

Sport

Debatik Curri, trajner i ri i Gjilanit

Published

on

Skuadra e Gjilanit prezantoi të premten Debatik Currin si trajnerin e ri, i cili do të qëndrojë në krye të ekipit deri në përfundim të sezonit.

Curri merr postin pas largimit të Ardian Nuhiut, i cili sipas klubit u nda nga Gjilani më 29 shtator me marrëveshje të dyanshme pas rezultateve jo të kënaqshme.

Nën drejtimin e Nuhiut në shtatë xhirot e para, Gjilani regjistroi katër humbje, dy fitore dhe një barazim, duke u renditur në vendin e shtatë me shtatë pikë. Në xhiron e kaluar, gjatë humbjes 2:1 në derbin ndaj Dritës, ekipin e drejtoi Orhan Abdi.

Debatik Curri ishte i papunë që nga 26 tetori 2023, kur u largua nga Prishtina pas një marrëveshjeje të dyanshme.

41-vjeçari e kishte udhëhequr Prishtinën drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe drejtoi ekipin në 27 ndeshje zyrtare, me 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje. Shkëputja me Prishtinën erdhi gjithashtu për shkak të rezultateve jo të mira.

Si futbollist, Curri ka pasur karrierë të pasur, duke luajtur për klube si Prishtina, Vorskla Poltava, Gençlerbirliği, Hoverla Uzhhorod, Sevastopol, Tirana dhe Flamurtari. Me përfaqësuesen e Shqipërisë, ai zhvilloi 44 ndeshje dhe shënoi një gol. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Lucas Vazquez: Karriera ime vazhdon jashtë Spanjës, idetë janë të qarta

Published

on

Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin këtë verë, Lucas Vazquez ka zgjedhur të nisë një aventurë të re në Gjermani, duke iu bashkuar Bayer Leverkusenit në Bundesligë.

Ish-anësori i “Los Blancos” tregoi se kishte marrë oferta pas largimit nga Madridi, por nuk kishte dëshirë të qëndronte në futbollin spanjoll.

“Kisha interes nga disa ekipe, por doja të vazhdoja të konkurroja në nivelin më të lartë”, ka deklaruar Vazquez për mediat gjermane.

Futbollisti e sheh këtë hap si mundësinë ideale dhe ka vendosur që të mos kthehet në Spanjë: “Kjo mundësi ishte perfekte për mua në çdo aspekt. Nuk mendoj se do të rikthehem më në Spanjë. Kam shumë të qarta idetë për të vazhduar karrierën time”.

Vazquez largohet nga Real Madrid pas një dekade të suksesshme me klubin, ku fitoi gjithçka në nivel klubesh, përfshirë edhe tre tituj të Ligës së Kampionëve. Tani, 32-vjeçari synon të sjellë përvojën dhe mentalitetin fitues te një Leverkusen ambicioz. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

​Mbappe i gatshëm të shkëlqejë edhe me Francën

Published

on

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se ndihet më i relaksuar dhe plotësisht i përshtatur me jetën në Madrid, ndërsa është gati të ndihmojë përfaqësuesen franceze në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në “Parc des Princes”, ylli i Real Madridit tha se është në formë të mirë dhe se problemi i vogël në kyçin e këmbës së djathtë tashmë ka kaluar.

“Trajneri dëshiron që unë të luaj. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem të madh,” tha Mbappe.

Sulmuesi francez shtoi se ambientimi në kryeqytetin spanjoll e ka ndihmuar të gjejë qetësinë dhe ekuilibrin që kërkonte.

“Kam pasur vite më të ndërlikuara, por në Madrid jam përshtatur mirë. Nuk është një kritikë ndaj Francës, por është e vërtetë që jam më i qetë atje. Stili i jetës është më pak kaotik se në Paris,” tha Mbappe.

Deschamps ndërkohë paralajmëroi skuadrën e tij të mos e nënvlerësojë Azerbajxhanin, kundërshtarin e radhës në “Parc des Princes”.

“Sigurisht që nuk janë ndër ekipet më të mira evropiane, por vijnë nga një barazim kundër Ukrainës. Shtatë nga lojtarët e tyre luajnë për Qarabag-un, që ka fituar dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve,” theksoi ai.

Franca kryeson grupin e saj me dy fitore nga dy ndeshje dhe do të përballet me Azerbajxhanin në Paris, përpara se të udhëtojë drejt Islandës tri ditë më vonë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

Published

on

Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me Slloveninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” janë nikoqir të sllovenëve në ndeshjen e tretë të Grupit B. Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Kujtojmë se “Dardanët” vijnë nga një fitore e madhe ndaj Suedisë dhe sonte synon tri pikët e radhës./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara