Sport

18 vite mik me topin e basketbollit! Drilon Hajrizi vjen me një rrëfim krejtësisht ndryshe

Published

on

Pjesë e emisionit “n’RITËM” me autore dhe moderatore Albina Zeneli, ishte basketbollisti i njohur Drilon Hajrizi.

Ai jep kontribut në KB Trepca e foli për fitoren kundër Bashkimit me rezultat 80:74, e po ashtu tregoi pak detaje sa i përket përballjes së radhës që do ta kenë të dielen nga ora 19:00 në Prizren, e në rast se ky ekip fiton bëhet kampion duke e mbrojtur titullin.

Tash e 18 vite si një sportist profesionist, Driloni jep ca këshilla edhe për studentët e rinj duke theksuar se ky profesion është njëherë pasion por gjë me rëndësi unike sigurisht që sipas tij është shkollimi sepse mendon se është e vetmja metodë që nuk të lë pa financa.

Për më shumë detaje ju ftojmë ta ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm. /UBT News/

https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/649951138079163

Lajmet

Ballkani fiton 1-2 ndaj Drenicës

Published

on

Ballkani nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, duke marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica.

“Xhebrailat” triumfuan me rezultat 1:2 në një sfidë të baraspeshuar. Toni Domgjoni kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 38-të, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur. Epërsinë e dyfishoi Festim Alidema në minutën e 53-të, pas një tjetër aksioni të organizuar mirë. Drenica arriti vetëm golin e nderit, të realizuar nga mesfushori Igball Jashari në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Ballkani mban pozitën e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Drita, ndërsa Drenica renditet në vendin e shtatë me 38 pikë.

 

Continue Reading

Lajmet

Dukagjini fiton 0-2 ndaj Ferizajt

Published

on

Dukagjini ka shënuar një fitore komode në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina arkëtoi pikët e plota pas triumfit 0-2, në një sfidë ku ishte superiore në pjesën më të madhe të lojës. Hekuran Berisha e zhbllokoi rezultatin pas 38 minutash me një supergol, duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Ferizaj pati dy mundësi të mira për të barazuar, por nuk arriti t’i konkretizojë ato. Fitoren e vulosi Dionit Isufi me një tjetër eurogol nga distanca në minutën e 51-të. Gjithçka që arriti Ferizaj ishte goli i nderit, i realizuar nga Betim Haxhimusa në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 41 pikë, ndërsa Ferizaj mban vendin e nëntë me 33 pikë.

Continue Reading

Sport

Mbyllet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid 1-1 Arsenal

Published

on

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit është mbyllur pa fitues, me rezultatin 1-1, në një përballje të fortë dhe të mbushur me tension.

Golat u shënuan nga Viktor Gyökeres për Arsenalin dhe Julian Alvarez për skuadrën spanjolle, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Te Atletico, më të dalluarit në fushë ishin Alvarez dhe Ruggeri, të cilët u vlerësuan me notën 7.2 për paraqitjen e tyre solide. Në anën tjetër, te Arsenali, lojtari i ndeshjes ishte Gyokeres me notën 7.7, falë golit nga penalltia dhe kontributit të vazhdueshëm në sulm. Ndërkohë, më i dobëti në këtë takim rezultoi David Hancko me notën 5.9, pasi shkaktoi penalltinë që i kushtoi skuadrës së tij.

Ndeshja e kthimit pritet të jetë vendimtare për fatin e finales, me të dy skuadrat që mbeten në garë të hapur për një vend në finalen e madhe.

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e Champions League: Atletico Madrid pret Arsenalin në orën 21:00

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, Madridi do të jetë qendra e futbollit evropian, ku Atletico Madrid do të kërkojë finalen e madhe të Champions League në një përballje jetike kundër Arsenalit.

Si e vetmja skuadër spanjolle që ka arritur deri në këtë fazë, “Colchoneros” mbajnë mbi supe peshën e një kombi të tërë, duke u mbështetur te një seri mbresëlënëse fitoresh dhe te një mbrojtje e çeliktë.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur dhe me një atmosferë elektrizuese, ku tifozët do të jenë “lojtari i 12-të” për të ndalur hovin e “Topçinjve” të Londrës.

Kjo gjysmëfinale premton një luftë të vërtetë taktike dhe emocionale, ku pasioni madrilen do të ndeshet me ambicien e madhe angleze për lavdi.

Continue Reading

Të kërkuara