Lajmet

17 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Publikuar

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 17 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç). Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar në 2 mijë e 39.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se janë regjistruar edhe 599 raste me COVID-19, si dhe 868 të shëruar.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Gjilan 63 raste, Ferizaj 62 raste, Mitrovicë 46 raste, Gjakovë 44 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Vushtrri 26 raste, Lipjan 19 raste, Deçan 11 raste, Kaçanik 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Klinë 9 raste, Leposaviq 8 raste, Drenas 7 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Zubin-Potok dhe Zveçan”, njofton IKShPK-ja.

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12 mijë e 900./UBTNews

Kulturë, Lifestyle

Spanja fillon mbylljen e fondacionit të simpatizantëve të Francos

Publikuar

nga

Ministri i Kulturës, Ernest Urtasun njoftoi se Qeveria e Spanjës ka filluar mbylljen e fondacionit Francisco Franco, një organizatë jofitimprurëse e krijuar nga simpatizantët e diktatorit të ndjerë.

Ligji i “kujtesës demokratike” i miratuar në vitin 2022 nga qeveria socialiste e Spanjës ndalon çdo organizatë, e cila regjimin e Frankos 1939-1975.

Ministria e Kulturës njoftoi se gjykata do ta marrë vendimin përfundimtar për mbylljen e Fondacionit Kombëtar të Franciso Francos.

Ligji synon të bëjë dëmshpërblime për viktimat e diktaturës dhe të luftës civile trevjeçare që i parapriu, në të cilën vdiqën më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Historianët vlerësojnë se rreth 150 mijë e njerëz u vranë nga qeveria e Francos, ndërsa 450 mijë të tjerë u detyruan të largoheshin nga vendi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Japonia sanksionon disa kompani kineze

Publikuar

nga

Japonia ka vendosur kufizime tregtare kundër firmave në Kinë, Indi, Kazakistan dhe Uzbekistan për mbështetjen e tyre të supozuar për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Këto janë saksionet e para të cilat u vendosën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë për kompanitë kineze, të cilat dyshohet se kanë lidhje me luftën.

Sipas këtyre sanksioneve, kompanive japoneze u ndalohet të eksportojnë mallra nga firmat e sanksionuara, sikurse Asia Pacific Links Ltd me bazë në Hong Kong dhe Yilufa Electronics Limited, me bazë në Shenzhen.

Sanksionet erdhën në periudhën kur Japonia dhe Koreja e Jugut sanksionuan muajin e kaluar kompani dhe individë të akuzuar për furnizimin e Rusisë me armë për përdorim në Ukrainë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Spanja do të eliminojë taksën për vajin e ullirit për të lehtësuar rritjen e çmimeve

Publikuar

nga

Qeveria e kryeministrit socialist, Pedro Sanchez nga muaji korrik do të përfshijë “përgjithmonë” vajin e ullirit në listën e “nevojave bazë” të cilat janë të përjashtuara nga taksa, njoftoi Ministria e Financave përmes një deklarate.

Ky është “lajm i mrekullueshëm për të gjithë spanjollët”, tha zëdhënësja e qeverisë, Pilar Alegria, gjatë një interviste për stacionin televiziv privat Antena 3.

Kjo masë, e cila do të miratohet gjatë një takimi të kabinetit i cili pritet të mbahet javën e ardhshme, do të “lehtësojë barrën mbi portofolin e spanjollëve” si dhe të mbështesë sektorin e ullirit dhe të stimulojë konsumin e një produkti që është kaq i rëndësishëm.

Supermarketet kanë raportuar rritje të vjedhjeve të shisheve të vajit të ullirit pasi çmimi i tyre është rritur, duke shtyer disa shitës me pakicë t’i vendosin ato me etiketa sigurie që zakonisht shihen në artikuj të kushtueshëm si alkooli, ndërsa shitjet e alternativave më të lira si vaji i farave të lulediellit janë rritur./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zbulohet anija 3300-vjeçare në brigjet izraelite

Publikuar

nga

Një kompani gazi natyror në brigjet veriore të Izraelit zbuloi papritur një anije të vjetër 3,300-vjeçare dhe ngarkesën e saj, një nga shembujt më të hershëm të një anijeje që lundron larg nga toka.

Anija, që daton në Epokën e Vonë të Bronzit, u gjet larg bregut, duke treguar se aftësitë e navigimit të marinarëve të lashtë ishin shumë më të avancuara se sa besohej më parë. Kjo sugjeron se ata mund të udhëtonin pa pasur pamje nga toka.

Anija u zbulua në një thellësi prej 1,800 metrash nga kompania Energean, e cila operon fusha të gazit natyror në ujërat territoriale të Izraelit. Anija 12 deri në 14 metra e gjatë ishte e varrosur nën fundin me baltë, e mbuluar me qindra qypa mijëvjeçarë.

Energean bashkëpunoi me Autoritetin Antik të Izraelit (IAA) për të nxjerrë dy qypa për hulumtim. IAA i identifikoi qypat si Kanaanite, një grup njerëzish që dikur jetonin përgjatë bregut lindor të Mesdheut.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara