Lajmet

17 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Published

on

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 83 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 79 janë në oksigjeno-terapi, e 17 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dy pacientë që po trajtoheshin në Spitalin e Pejës./UBTNews

Aktualisht po trajtohen 83 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 79 pacientë janë në…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Thursday, November 12, 2020

Lajmet

Kurti viziton për ngushëllime familjen Idrizi

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Idrizi në Gjakovë.

Ai i shprehu ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit të tyre, Afrim Idrizi, aktivist i çështjes kombëtare, luftëtar dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri vlerësoi lart kontributin e të ndjerit dhe të familjes Idrizi, që ka dhënë për liri edhe dëshmorin Bashkim Idrizi, për çështjen kombëtare, çlirimin e vendit, si dhe kontributin në paqe./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Ministri i Jashtëm i Polonisë viziton Kievin

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë ka konfirmuar se këtë mëngjes, ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski është takuar në Kiev me ministren e jashtme britanike, Yvette Cooper.

Dy zyrtarët kanë biseduar për situatën në Ukrainë dhe krahun lindor të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë, ka bërë të ditur ministria.

Në takim mori pjesë edhe këshilltari britanik për siguri kombëtare, Jonathan Powell.

Dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake të mërkurën dhe u rrëzuan nga Polonia dhe aleatët e saj të NATO-s. Rusia e ka mohuar se e ka pasur në shënjestër Poloninë./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Published

on

By

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të premten kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.

“R.D., është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Më tej thuhet se Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave penale./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan: Evakuohen mbi 2 milionë banorë

Published

on

By

Më shumë se dy milionë njerëz janë evakuuar në provincën Punjab të Pakistanit, ndërsa përmbytjet përfshijnë rajonin lindor të vendit, thanë autoritetet.

150,000 të tjerë janë evakuuar në provincën Sindh, u tha gazetarëve të enjten shefi i menaxhimit kombëtar të fatkeqësive, Inam Haider Malik, duke paralajmëruar se “numri mund të rritet gjatë ditëve në vijim”, shkruan BBC.

Shirat e musoneve kanë vrarë më shumë se 900 njerëz në të gjithë vendin që nga fundi i qershorit, sipas një përditësimi nga Korpusi Ndërkombëtar Mjekësor të premten.

Ndryshimet klimatike kanë përkeqësuar përmbytjet në Pakistan, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë derdhjen e lumenjve. Por kritikët fajësojnë gjithashtu mungesën e investimeve qeveritare në zbutjen e fatkeqësive, siç janë sisteme më të mira alarmi dhe infrastruktura./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara