Bota

17 mijë e 540 raste të reja me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

17 mijë e 540 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Numri total i rasteve në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 544 mijë e 275, qysh nga fillimi i pandemisë.

Kurse bëhet e ditur se kanë vdekur edhe 77 persona si pasojë e COVID-19./UBTNews

Bota

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Published

on

By

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha të mërkurën se Franca dhe Gjermania duhet t’u përmbahen marrëveshjeve të mëparshme mbi konfigurimin e projektit të përbashkët franko-gjerman për avionët luftarakë FCAS, pas u raportua në fillim të kësaj jave se Franca tani kërkon të marrë pjesë në 80 për qind të punës.

Merz tha se është në kontakt të rregullt me presidentin francez, Emmanuel Macron, për projektin, i cili vlen më shumë se 100 miliardë euro dhe ka hasur në vonesa dhe mosmarrëveshje për ndarjen e punëve dhe të drejtave të pronësisë autoriale.

Udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha të Evropës pritet të takohen në Berlin kah fundi i këtij muaji, raporton Reuters.

“Jam plotësisht i vendosur t’i qëndrojmë besnikë marrëveshjeve që kemi bërë me Francën dhe Spanjën në lidhje me FCAS“, tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Kompania franceze Dassault Aviation, si dhe Airbus dhe Indra – këto dy të fundit përfaqësojnë Gjermaninë dhe Spanjën – janë pjesë e projektit për t’i zëvendësuar avionët francezë Rafale dhe ata gjermanë e spanjollë Eurofighter, me avionë luftarakë të gjeneratës së pestë duke filluar nga viti 2040.

Megjithatë, Merzi e pranoi se ende ka dallime në qëndrime për mënyrën se si duhet të përbëhet konsorciumi.

Çështjet që kanë të bëjnë me pikëpamjet e ndryshme për përbërjen e konsorciumit ende nuk janë zgjidhur. Por, jam i bindur se do t’ia dalim“, tha ai.

Franca ia ka bërë të ditur Gjermanisë se dëshiron të ketë rreth 80 për qind të ndarjes së punës në FCAS, tha një burim nga industria e mbrojtjes për Reuters në fillim të kësaj jave.

Nëse Franca nuk heq dorë nga kjo kërkesë, atëherë ndarja e punëve siç ishin pajtuar palët më herët, do të anulohet, tha burimi. Sipas tij, dallimet që do të krijoheshin mes partnerëve të projektit do ta bënin të pamundur që ai të kalonte në fazën e ardhshme siç ishte planifikuar deri në fund të këtij viti./REL

Continue Reading

Bota

Rutte: Rusia do të shënjestrojë Evropën, nëse Kina sulmon Tajvanin

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Kina dhe Rusia paraqesin kërcënime në rritje për aleancën transatlantike, duke konfirmuar se NATO po përgatitet për një sulm të mundshëm rus në shkallë të plotë në territorin e aleancës në vitet e ardhshme.

Xi Jinping, presidenti i Kinës, përpara se të sulmojë Tajvanin, së pari do të telefonojë në Moskë për t’i kërkuar (presidentit rus) Putinit të na mbajë të zënë në këtë pjesë të Evropës”, u tha Rutte gazetarëve në një konferencë shtypi me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin.

Kina po ndërton me shpejtësi forcat e saj të armatosura. Ata tani kanë më shumë anije se sa SHBA-ja. Ata do të kenë edhe 100 anije deri në vitin 2030. Ata tani kanë 1 000 koka bërthamore. Kjo nuk është për të organizuar parada në Pekin. Kjo është me të vërtetë për ta përdorur, për ta shfrytëzuar këtë”, pohoi ai, duke parashikuar se Kina do të përpiqet të marrë disi kontrollin e Tajvanit.

Supozimi ynë është, bazuar në shumë diskutime që kemi pasur, dhe sigurisht, ajo që dimë nga burimet tona është se rreziku është gjithnjë e më shumë i pranishëm”, tha ai.

Rutte argumentoi se kërcënimet e sigurisë ndaj NATO-s nga Indo-Paqësori janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Ai përmendi pjesëmarrjen aktive të Koresë së Veriut në luftën e Ukrainës duke mbështetur Rusinë, furnizimin e Kinës me mallra me përdorim të dyfishtë për Rusinë dhe ndarjen e teknologjisë së dronëve nga Irani me forcat ruse.

Ai pohoi se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ka të ngjarë të nisë një sulm në territorin e NATO-s brenda shtatë viteve të ardhshme.

Disa nga gjeneralët tuaj gjermanë, shumë të lartë, kanë parashikuar se tre, pesë, shtatë vjet nga tani, Rusia mund të jetë në gjendje të ndërmarrë një sulm të plotë në territorin e NATO-s. Tre vjet është sot, pesë vjet është java tjetër, shtatë vjet është muaji tjetër”, paralajmëroi ai dhe tha se aleatët evropianë duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të forcuar parandalimin.

Rutte theksoi se aleatët e NATO-s vendosën të rrisin objektivat e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes në samitin e muajit të kaluar jo për të qetësuar presidentin e SHBA-së Donald Trump, por sepse e njohin kërcënimin në rritje.

Ne nuk po bëjmë shpenzimet bazë prej 5,0 dhe 3,5 për qind për ta bërë të lumtur një person. Ne e bëjmë këtë sepse e dimë se kërcënimi është i pranishëm. Një kërcënim kundër SHBA-së, një kërcënim kundër Kanadasë, një kërcënim kundër aleatëve evropianë. Dhe kjo është arsyeja pse duhet të shpenzojmë më shumë për mbrojtje”, tha ai./atsh

Continue Reading

Bota

Sulme masive ruse gjatë natës, dy të vdekur dhe 13 të plagosur

Published

on

By

Rusia nisi një seri sulmesh me dronë dhe raketa në kryeqytetin ukrainas gjatë natës, duke aktivizuar mbrojtjen ajrore në qendër të Kievit dhe shkaktuar dy viktima dhe 13 të pagosur.

Shpërthime nga ato që besohet se ishin raketa dhe dronë u dëgjuan në të gjithë qytetin, ndërsa mbrojtja ajrore iu përgjigj valëve të shumta sulmesh.

Forca ajrore ukrainase kishte paralajmëruar paraprakisht për raketa balistike që po vinin dhe dhjetëra dronë luftarakë.

Zyrtarët thanë se mbetjet e dronëve që binin shkaktuan zjarre në disa rrethe. Sirenat e sulmeve ajrore u aktivizuan në më shumë se gjysmën e vendit.

Ukraina ka qenë duke u mbrojtur nga një pushtim rus në shkallë të plotë për më shumë se tre vjet dhe po u kërkon aleatëve perëndimorë të forcojnë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore mes sulmeve gjithnjë e më intensive ruse./ atsh

Continue Reading

Bota

Trump paralajmëron tarifa 50% për importet nga Brazili

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se do të vendosë tarifa prej 50% për importet nga Brazili, duke e lidhur këtë masë me gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro.

Bolsonaro po përballet në Brazil me akuza për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2022. Ai akuzohet për përfshirje në një organizatë kriminale të armatosur dhe përpjekje për heqje të dhunshme të sundimit demokratik.

Trump ka shprehur më parë mbështetjen ndaj Bolsonaro, duke e konsideruar mik dhe duke e pritur atë në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida në vitin 2020, gjatë kohës kur të dy ishin në pushtet.

Ky gjyq nuk duhet të zhvillohet,” shkroi Trump në platformën e tij, Truth Social, duke e quajtur atë një “gjueti shtrigash” që duhet të përfundojë menjëherë. Ai iu drejtua presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, i cili mori detyrën në 2022, duke paralajmëruar për tarifat.

Përgjigja e presidentit Lula nuk vonoi. Ai paralajmëroi se tarifa 50% do të aktivizonte ligjin e reciprocitetit ekonomik të Brazilit, i cili lejon pezullimin e marrëveshjeve tregtare, investimeve dhe të pronësisë intelektuale ndaj vendeve që dëmtojnë konkurrueshmërinë braziliane.

“Brazili është një vend sovran me institucione të pavarura që nuk do të pranojnë të merren si të mirëqena nga askush,” tha Lula.

Ai shtoi se SHBA-të kanë pasur një suficit tregtar prej mbi 410 miliardë dollarësh me Brazilin gjatë 15 viteve të fundit.

Bolsonaro dëshmoi para Gjykatës Supreme të Brazilit në qershor për komplotin e dyshuar për të mbajtur pushtetin pas zgjedhjeve të vitit 2022. Gjyqtarët pritet të dëgjojnë edhe 26 të pandehur të tjerë gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa një vendim mund të merret që në shtator.

Ish-presidentit Bolsonaro i është ndaluar të kandidojë për poste publike deri në vitin 2030. Ai vetë e ka përshkruar situatën e tij si persekutim politik dhe nuk ka komentuar mbi paralajmërimin e tarifave nga Trump.

Continue Reading

Të kërkuara