Lajmet

17 blegtorë të Shtimes përfitojnë pajisje bujqësore nga BE-ja

Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të fushatës “Për ju, me ju”.

Published

on

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) ka shpërndarë pajisje bujqësore për blegtorët e komunës së Shtimes.

Përfitues nga programi, i cili mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, janë 17 blegtorë që kanë përfituar mekanizma bujqësore, serra, sistem të ujitjes, fidanë të ndryshëm, pajisje për bletari dhe pajisje për përpunimin e ëmbëlsirave – në vlerë prej 5 mijë euro secili.

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku ka shpjeguar se sot po shpërndajnë “lakto-friza”, për ruajtjen e qumështit dhe prodhimeve bujqësore me 17 përfituesit e fazës së II-të në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”.

Ndërsa si pjesë e projektit dyvjeçar (2020-2022), të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me disa komuna, janë përkrahur 90 blegtorë. “45 kanë ndjekur trajnime dhe kanë marrë certifikata”, bëri të ditur Bunjaku.

“Vlera e intervenimit është 5 mijë euro. Sektori i blegtorisë do të marrin edhe certifikatë shtesë”, tha ai.

Menaxherja e programit në Zyrën e Unionit Evropian në Kosovë, Majlinda Statovci, tha se ky projekt është i rëndësishëm sepse ka zbutur papunësinë në pjesën rurale në Shtime. Ajo theksoi se nga 17 përfituesit nga ky program, 7 prej tyre janë gra.

“Sot po dorëzojmë pajisjet bujqësore. Ky projekt është i rëndësishëm për ne sepse ka zbutur papunësinë në pjesën rurale në Shtime. Numri i të papunëve në Kosovë është i lartë… Pajisjet që janë blerë përmes BE-së e bëjnë maksimumin, duke zvogëluar koston e fermerëve”, tha Statovci.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i cili mori pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast, tha se bujqësia do ta ketë prioritetin e tij, teksa premtoi që deri në fund të mandatit të dhjetëfishohet buxheti për këtë sektor.

“Unë ndihem mirë në këtë ditë me lajme të mira për komunën e Shtimes. Përmes organizatës IADK, kemi arritur që fondet e BE t’i sjellin në Shtime. Janë certifikuar 45 qytetarë të Shtimes, ndërsa 27 kanë përfituar prej tyre. Si komunë, sektorin e bujqësisë do të kemi prioritet dhe deri në fund të mandatit do ta dhjetëfishojmë buxhetin”, tha Aliu.

Përfaqësues nga IADK dhe komuna e Shtimes u zotuan në mbështetjen e tyre të vazhdueshme, fuqizimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe njoftimin e fermerëve me trendet e fundit zhvillimore në sektorin e agrobiznesit në përgjithësi.

Njëra nga përfituesit nga ky projekt, Besa Gashi, tha se përmes trajnimit ka arritur të aftësohet dhe të jetë përfituese e këtij programi.

“Me ndihmën e familjes arrita të bëjë një fermë të vogël. Përmes këtij trajnimi arrita të aftësohem. IADK kishte shpallur ftesën për grante dhe u zgjodha përfituese e pajisjeve bujqësore në vlerë 5000 euro”, tha ajo.

Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të fushatës “Për ju, me ju”, e cila ka për qëllim promovimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian në Kosovë. Deri më tani, falë mbështetjes së BE-së në sektorin e bujqësisë, më shumë se 500 të rinj janë punësuar, më shumë se 100 agro-biznese kanë krijuar standarde prodhimi të nivelit të BE-së, dhe rreth 80 biznese kanë ulur shpenzimet dhe ndotjen duke rritur efiçiencën e energjisë.

Pas ceremonisë që është mbajtur në Shtime, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, të IADK-së dhe të Komunës së Shtimes kanë vizituar Argjentina Bunjakun, njëra nga përfitueset e projektit, në fshatin Godanc. Ajo u shpreh falënderuese që u mbështet me pajisje në biznesin e saj për përgatitjen e ëmbëlsirave.

“Kam pasur shumë nevojë dhe e pata fatin të jem përfituese. Kam marrë furrën, frigoriferin, mikserin. Para një viti, në qershor, kam nisë punën, në shtator me kanë ardhur mjetet. Ta lehtësojnë punën shumë”, deklaroi ajo.

Bunjaku tregon se gjithnjë e më shumë po shtohet puna.

“Ka më shumë porosi. Nëse gjatë ditëve kam pasur tri torte, tash mund t’i bëj gjashtë. E kam motrën dhe nënën që më ndihmon. Kemi klientë edhe nga Ferizaj, Lipjan”, deklaroi ajo.

Për këtë arsye, ajo po planifikon të punësojë dhe një person që do të bëjë transportimin e porosive. Madje thotë se ka menduar që t’i kushtojë vëmendje dhe reklamimit dhe plasimit të produkteve në rrjetet sociale.

Lajmet

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK rikonfirmon qëndrimin për të mbetur në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar zyrtarisht ftesën për takim të dërguar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Përmes një letre kthyese drejtuar Kurtit, Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e takimeve konsultative, duke rikonfirmuar vendimin e partisë për të qëndruar në opozitë.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në përgjigjen e Hamzës.

Përveç refuzimit të ftesës, kreu i PDK-së i ka bërë thirrje Kurtit që të kërkojë marrëveshje me subjektet e tjera politike për krijimin e institucioneve të reja. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Moska fajëson Ukrainën për shpërthimin vdekjeprurës në një restorant:

Published

on

By

Rusia ka akuzuar Ukrainën për organizimin e një shpërthimi në një restorant luksoz në qendër të Moskës, nga i cili mbetën të vdekur pesë persona dhe u plagosën 19 të tjerë. Ngjarja ka nxitur dyshime të forta se shënjestra e sulmit ishte komandanti i lartë ushtarak rus, kolonel-gjenerali Aleksandr Chayko.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë hyrjes së restorantit italian “Balzi Rossi”, i vendosur në një nga rrokaqiejt historikë të epokës së Stalinit në Sheshin Kudrinskaya. Sipas prokurorëve rusë, një grua e paidentifikuar që mbante një mjet shpërthyes të improvizuar u përpoq të hynte brenda, por u ndalua nga roja e sigurisë, çka çoi në shpërthimin e lëndës plasëse pak çaste më vonë në hyrje të objektit.

Përmes një deklarate zyrtare, Ministria e Jashtme e Rusisë e cilësoi ngjarjen si akt terrorist të udhëhequr nga Kievi, duke u shprehur se “tentakulat e përgjakshme të bandës terroriste të Zelenskyt kanë arritur deri te restoranti italian ‘Balzi Rossi’ në Moskë”.

Ndonëse autoritetet ruse nuk kanë publikuar emrat e viktimave apo shënjestrën e sulmit, blogerë ushtarakë pro-Kremlinit dhe media të pavarura raportojnë se mbledhja private organizohej për ditëlindjen e 55-të të gjeneralit Aleksandr Chayko. Pamjet e publikuara në rrjete sociale nga eventi tregonin sfondin me mbishkrimin “Aleksandr 55”.

Chayko, i cili ka udhëhequr më parë mësymjen ruse ndaj Kievit në vitin 2022 përpara se të merrte drejtimin e forcave ajrore-hapësinore, ka shpëtuar pa lëndime. Mirëpo, sipas kanalit informativ “VChK-OGPU”, nga shpërthimi në tarracën e restorantit ka mbetur i vrarë dhëndri i tij, Daniil Peredriy, ndërsa e bija, Maria, ka pësuar lëndime të rënda. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

17-vjeçari nga Ferizaj gjen portofolin me mbi 2,600 euro e dokumente dhe e dorëzon në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur së një i ri 17-vjeçar me inicialet A.N nga fshati Bablak i Ferizajt është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor pasi kishte gjetur një portofol pranë një pike karburanti në fshatin Lloshkobare.

Pas verifikimeve nga zyrtarët policorë, u bë i mundur identifikimi i pronarit, K.S., 40 vjeç nga Gjakova, të cilit iu kthyen të gjitha mjetet monetare në vlerë prej 2,435 eurosh e 270 frangash, së bashku me dokumentet e tij të identifikimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur falënderimin dhe vlerësimin e lartë për veprimin e A. Nuhës, duke e cilësuar ndershmërinë e tij si një shembull të shkëlqyer për të gjithë komunitetin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

IKShPK konfirmon 99 të prekur me fruth dhe apelon për vaksinim të menjëhershëm të fëmijëve

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka nxjerrë një përditësim mbi situatën epidemiologjike në vend, ku njofton se nga 16 prilli deri më 3 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 99 raste me fruth. Vetëm përgjatë javës së fundit janë regjistruar 21 raste të reja, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku ishin raportuar 65 raste.

Sipas të dhënave të institutit, vatrat kryesore të infeksionit mbeten Prishtina me 33 raste dhe Fushë-Kosova me 25 raste, të ndjekura nga Ferizaj me 12 dhe Kaçaniku me 7 raste. Rastet e tjera janë shpërndarë në numër më të vogël në komunat si Drenas, Lipjan, Obiliq, Gjilan, Skenderaj, Shtime, Vushtrri, Deçan, Graçanicë, Podujevë, Shtërpcë dhe Viti.

Për shkak të shkallës së lartë të infektueshmërisë dhe rrezikut nga komplikimet e mundshme, IKShPK u ka bërë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë kartelat e vaksinimit dhe të sigurojnë imunizimin e fëmijëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare sipas kalendarit të rregullt. Po ashtu, instituti u bën apel qytetarëve që me shfaqjen e simptomave të para — si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë apo rrufë — të paraqiten menjëherë për kontroll në institucionet shëndetësore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara