Lajmet

15-vjetori i pavarësisë, ​Osmani pranon telegrame urimi nga liderë të rajonit

Osmani ka pranuar letra urimi nga homologët e saj nga: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Published

on

Për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, krahas letrave të shteteve të QUNIT-it, presidentja e Republikës së Kosovës ka pranuar letra urimi edhe nga homologët e saj nga: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Në komunikatën për media bëhët e sditur se në letrën e urimit, presidenti Begaj ka theksuar se vlerat kombëtare dhe marrëdhëniet vëllazërore e shumë dinamike janë në themel të bashkëpunimit të të dy shteteve.

“Kosova sot është jo vetëm një realitet i pakthyeshëm politik, por edhe një kontribuuese aktive për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, që në koordinim e bashkëpunim të ngushtë me aleatët më të mirë të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, po konsolidon dita-ditës institucionet e saj demokratike dhe po zgjeron bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare e ato rajonale”, thuhet në telegramin e presidentit Begaj.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi, ka theksuar në letrën e tij se Kosova në 15 vjetorin e pavarësisë, tejkaloi shumë sfida.

“Gjej rastin të shpreh kënaqësinë time për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, me bashkëpunimin e zgjeruar në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, i cili kam besimin se do të vazhdojë me intensitet të shtuar, me mbështetjen reciproke dhe shkëmbimin e përvojave në funksion të arritjes së synimeve tona strategjike për integrimin e plotë të dy shteteve tona në familjen evropiane”, thuhet në telegramin e presidentit Pendarovski.

Edhe presidentja sllovene, Nataša Pirc Musar ka uruar presidenten Osmani duke e përgëzuar për përparimin e Kosovë, duke premtuar mbështetje të mëtejme.

“Sllovenia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën drejt sigurimit të progresit të reformave të nevojshme anëtarësimin në integrimin euroatlantik”, thuhet në letrën e urimit të presidentes Musar.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, në letrën e urimit ka potencuar se vizioni euroatlantik i të dy shteteve dhe vlerat e përbashkëta janë garanci e fuqizimit të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të dy shteteve.

Në letrën e urimit të presidentit bullgar Rumen Radev, raportet ndërshtetërore me Kosovën janë vlerësuar si tejet miqësore.

“Vendi ynë ka qenë gjithmonë ndër përkrahësit më aktivë të ndërtimit të shtetit demokratik dhe multietnik të Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të tij. Shfrytëzoj rastin t’ju siguroj se do të vazhdojmë të mbështesim integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale dhe jam i bindur se kemi një të ardhme të përbashkët në familjen evropiane”, thuhet në telegramin e presidentit Radev.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në nivel vendi sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira.

Sipas Instituit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do vijojnë nga 15 deri në 17 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale nga 29 deri në 32 gradë Celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 15-37 km/h.

Continue Reading

Lajmet

​Al-Hilal shumë afër transferimit të Darwin Nunez

Published

on

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Liverpooli dhe Al-Hilal kanë rënë dakord për një çmim dhe tani sauditët janë në bisedime me kampin e Nunez për kushtet personale.

Trajneri i Al-Hilal, Simone Inzaghi, është i etur të punojë me Nunez, pasi ka qenë i interesuar për lojtarin uruguaian kur ishte në krye të Interit.

Thuhet se Al-Hilal është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar nga Liverpool prej 65-70 milionë eurosh për të mbyllur një marrëveshje.

Nunez e ka pranuar se duhet të largohet pasi Liverpooli solli Hugo Ekitike dhe Florian Wirtz si opsione të tjera në sulm këtë verë.

Continue Reading

Lajmet

​Gjiganti francez në bisedime me Zhegrovën

Published

on

Olympique de Marseille po synon një transferim të anësorit të Lille OSC, Edon Zhegrova, por po përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, thuhet sipas një raporti nga “Foot Mercato”.

Koha e Zhegrovës me Lille po mbaron dhe klubi e ka bërë të qartë se është i gatshëm ta shesë atë këtë verë për çmimin e duhur. Reprezentuesi i Kosovës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka bërë shpesh deklarata se është gati të largohet për në një klub të ri.

“Foot Mercato” shkruan se Zhegrova është shumë i interesuar në mundësinë e bashkimit me Marsejën, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Ai ka të ngjarë të jetë konkurrencë për Mason Greenëood në krahun e djathtë të sulmit.

Megjithatë, edhe skuadra saudite Al-Nassr e ka në shënjestër dhe dëshiron ta shohë atë të bashkohet me një sulm ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe João Felix. Al-Nassr thuhet se është në bisedime me Zhegrovën për një transferim.

Pavarësisht situatës së tij me kontratën dhe gatishmërisë së tij për t’u larguar, Lille nuk është e gatshme të heqë dorë nga një çmim me vlerë rreth 15 milionë euro (plus 5 milionë euro në bonuse).

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Përgjegjësia për pagat e RTK-së i takon Kuvendit, zgjidhje vetëm ligjore

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se përgjegjësia për mosalokimin e pagave për 700 punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) i takon Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se qeveria nuk mund të marrë vendime jo-ligjore, duke iu referuar praktikës së kaluar të kryeministrit Avdullah Hoti në vitin 2021.

Kurti shtoi se është i gatshëm për zgjidhje ligjore dhe bashkëpunim, por çdo vendim duhet të kalojë përmes mekanizmave të Kuvendit.

RTK është themeluar nga Kuvendi dhe i jep llogari atij. Ne jemi për ta gjetur një zgjidhje dhe jemi për pjesëmarrje aktive për të gjetur zgjidhje, por ajo nuk mund të jetë zgjidhje e cila është jo-ligjore. Komisioni për Buxhet dhe Financa do të duhej ta marrë një zgjidhje, duke mos pasur Kuvend të legjislaturës së nëntë, nuk kemi as Komision, rrjedhimisht as atë vendim”, ka thënë ai.

Kurti shtoi se është i gatshëm për zgjidhje ligjore dhe bashkëpunim, por çdo vendim duhet të kalojë përmes mekanizmave të Kuvendit.

Ajo është praktikë jo ligjore e kryeministrit Hoti. Unë nuk mund të shkeli nëpër atë rrugë jo ligjore paçka se ajo tashmë është bërë”, ka thënë Kurti, duke folur për vendimin e qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Avdullah Hoti në vitin 2021, i cili kishte alokuar buxhetin me një vendim. Ka pasur takime, komunikime në këtë aspekt. Jam për zgjidhje ligjore. Duhet t’i pyesni ata që janë takuar, nuk mund të diskutoj për një gjë që e ka Kuvendin edhe themelues edhe adresë”, theksoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara