Sport

15 thënie motivuese nga legjendat e sportit

Ne kemi mbledhur 15 thëniet më të mira nga legjendat në botën e sportit.

Published

on

Bota e sportit është e ngjashme me biznesin. Ka trajnim. Konkurrencë. Fitore dhe humbje. Pasion. Punë të rëndë…

Sikur një lojtar i bejsbollit ose i basketbollit ambicioz, i cili mund të gjejë inspirim nga udhëheqës të suksesshëm të biznesit, ndërmarrësit mund të marrin motivim nga sportistët më dominues në botë.

Me atë në mendje, ne kemi mbledhur 15 thëniet më të mira nga legjendat në botën e sportit. Pavarësisht se a keni filluar tani apo po e dërgoni biznesin tuaj në nivelin e ardhshëm, këto thënie janë të sigurta se do të rrisin motivimin tuaj.

Porosia: Shfrytëzoni pasionin tuaj

“Diku pas sportistit që jeni bërë dhe orët e ushtrimeve dhe trajnerët të cilët ju kanë shtyer përpara është një vajzë e vogël e cila ra në dashuri me lojën dhe nuk shikoi asnjëherë mbrapa..luani për të’’

– Mia Hamm, lojtare profesioniste e futbollit e cila fitoi një çmim (1987-2004) 

Bëjeni në mënyrë të duhur

“’Nëse nuk do të shkoni përgjatë gjithë rrugës, atëherë pse të shkoni?’’ 

– Mia Hamm, lojtare profesioniste e futbollit e cila fitoi një çmim (1987-2004) 

Prisni të papriturën

“Pengesat nuk duhet të ju ndalojnë. Nëse hasni në një mur, mos u ktheni dhe të dorëzoheni. Kuptoni se si ta kaloni atë, të kaloni përmes tij apo të punoni rreth tij’’

– Michael Jordan, ikonë e basketbollit (1984-2003) 

Cili jeni ju?

“Në bejsboll dhe biznes, ka tri lloje të njerëzve. Ata të cilët i realizojnë, ata të cilët i shikojnë duke u realizuar dhe ata të cilët pyesin veten se çfarë ndodhi’’

– Tommy Lasorda, menaxher dhe lojtar i bejsbollit në Hall of Fame ( 1954-1956, lojtar, 1976-1996, menaxher) 

Trajnohuni. Mësoni. Gjithmonë qëndroni të përgatitur

“Mund të ketë njerëz të cilët kanë më shumë talent se ju, por nuk ka asnjë arsyetim për dikë që të punojë më shumë se ju’’

– Derek Jeter, lojtar për një kohë të gjatë në Yankees ( 1995-2014) 

Mos prisni që gjithmonë të jeni të përsosur

“Kampionët vazhdojnë të luajnë deri sa të bëjnë të duhurën’’

– Billie Jean King, yll i tenisit në International Hall of Fame (1959-1983) 

Gjithmonë shikoni përpara

“Një lojtar i mirë i hokejit gjithmonë luan ku është disku. Një lojtar i mrekullueshëm i hokejit luan aty ku do të jetë disku’’

– Wayne Gretzky, ikonë e hokejit (1978-1999) 

Kujdesi nuk është gjithmonë opsioni më i mirë

“Nëse keni gjithçka nën kontroll, nuk po lëvizni mjaftueshëm shpejt’’ 

– Mario Andretti, shofer garash, kampion botëror (1968-1982) 

Mos u pajtoni me pak

“Vendosni qëllime të larta dhe mos ndaloni deri sa të arrini aty’’

– Bo Jackson, lojtar i futbollit dhe i bejsbollit (1987-1994) 

Kaloni pengesat

“Gjithmonë bëni përpjekje të mëdha, edhe kur mundësitë janë kundër jush’’

– Arnold Palmer, lojtar i golfit (1954-2006) 

Nuk jeni kurrë shumë të vjetër për të filluar

“Mosha nuk është pengesë. Është një kufizim të cilin e vendosni në mendjen tuaj’’

– Jackie Joyner-Kersee, kampione e kërcimeve të larta (1984-2000) 

Mos harroni të ndihmoni të tjerët

“Mbani në mend këtë: Qëndroni këtu. Kjo është e vetmja gjë e përsosur, është përsosmëria e të ndihmuarit të tjerët. Kjo është gjëja e vetme që mund të bëjmë e cila ka domethënie të qëndrueshme. Për këtë jemi këtu’’ 

– Andre Agassi, lojtar profesionist i tenisit i cili ka fituar çmim (1986-2006) 

Vendosni që të përballeni me sfidat tuaja më të mëdha

“Nuk janë malet nëpër të cilat duhet të ngjiteni të cilat ju lodhin, janë gurët në këpucën tuaj’’

– Muhammad Ali, boksier kampion i World Heavyweight (1960-1966, 1970-1981) 

Shijoni arritjet tuaja

“Sa më e vështirë fitorja, aq më e madhe lumturia e fitores’’

– Pele, legjendë braziliane e futbollit (1956-1977) 

Gjithçka është e mundur

“Nuk mund të vendosni limit në asgjë. Sa më shumë që ëndërroni, aq më larg arrini’’

– Michael Phelps, notar fitues i medaljeve olimpike 

Continue Reading

Sport

Klopp i kënaqur me Gjermaninë pavarësisht barazimit ndaj Greqisë

Published

on

By

Gjermania ka dominuar në pjesën e parë të ndeshjes në udhëtim ndaj Greqisë, duke zhvilluar një lojë me ritëm të lartë dhe presion të vazhdueshëm. “Panzerët” ishin më të rrezikshëm dhe më të organizuar në aspektin taktik, por u mungoi vetëm finalizimi.

Pavarësisht rasteve dhe dominimit në lojë, gol nuk pati dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Barazimi nuk i ka kënaqur tifozët gjermanë, por përzgjedhësi Jürgen Klopp u shpreh i kënaqur me atë që skuadra e tij tregoi në fushë, veçanërisht në pjesën e parë.

“Nëse dikush do të më thoshte një javë më parë se mund të luanim një pjesë të parë të tillë pas vetëm shtatë ditësh, nuk do ta besoja, pasi asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Djemtë luajtën një ndeshje të jashtëzakonshme futbolli”, deklaroi Klopp për RTL.

Ai veçoi edhe funksionimin e kundër-presingut, duke theksuar se skuadra e kishte zbatuar me sukses idenë e tij për mënyrën e lojës.

“Kundër-presingu ka funksionuar jashtëzakonisht mirë gjatë 90 për qind të kohës”, tha tekniku 59-vjeçar.

Në pjesën e dytë, Gjermania e uli ritmin dhe nuk ishte më aq e qartë në organizimin e lojës. Megjithatë, kjo nuk e ndryshoi qëndrimin e Kloppit, i cili mbeti i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Asllani reagon pas barazimit me Austrinë: “Pas vështirësisë vjen lehtësimi”

Published

on

By

Fisnik Asllani ka reaguar pas barazimit 1-1 të Kosovës ndaj Austrisë, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi i Kosovës ishte një nga protagonistët kryesorë të “Dardanëve”, pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të dhe vetëm tri minuta më vonë shënoi golin e epërsisë 1-0.

Asllani përfitoi nga një asistim i Edon Zhegrovës për ta dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë Kosovës avantazhin në pjesën e dytë. Megjithatë, “Dardanët” nuk arritën ta ruanin epërsinë deri në fund, pasi Christoph Lang barazoi rezultatin në minutën e 85-të.

Pas përfundimit të ndeshjes, Asllani reagoi përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe periudhës së vështirë që ka kaluar.

“Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi”, shkroi Asllani.

Goli ndaj Austrisë ishte një tjetër moment i rëndësishëm për sulmuesin në fanellën e Kosovës, ndërsa kombinimi i tij me Zhegrovën i dha “Dardanëve” epërsinë në pjesën e dytë.

Megjithëse Kosova nuk arriti ta merrte fitoren, paraqitja e Asllanit dhe goli i tij mbeten ndër momentet pozitive të kësaj ndeshjeje.

D.L

Continue Reading

Sport

Tuttosport vlerëson lart Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Austrisë

Published

on

By

Edon Zhegrova ka marrë vlerësime të larta nga mediumi i njohur italian Tuttosport pas paraqitjes së tij në ndeshjen e Kosovës ndaj Austrisë, e cila u mbyll me rezultat 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në raportimin për sfidën, mediumi italian e veçoi anësorin kosovar, duke e cilësuar paraqitjen e tij si të shkëlqyer dhe duke e konsideruar ndër lojtarët më aktivë të Kosovës.

“Zhegrova dha një asistim dhe luajti shkëlqyeshëm, gjithmonë në qendër të aksionit. Ai ishte më aktivi nga shokët e tij të ekipit, me shumë aksione cilësore”, shkruan Tuttosport.

Zhegrova ishte protagonist në golin e Kosovës. Në minutën e 70-të, ai asistoi për Fisnik Asllanin, i cili sapo kishte hyrë në lojë, duke i dhënë Kosovës epërsinë 1-0.

Megjithatë, “Dardanët” nuk arritën ta ruanin avantazhin deri në fund. Austria barazoi në minutën e 85-të përmes Christoph Lang, pas asistimit të Sasa Kalajdzic.

Tuttosport thekson gjithashtu se Zhegrova, i cili tashmë aktivizohet te Juventusi, luajti për 81 minuta, para se të zëvendësohej nga Milot Krasniqi.

Pas katër ndeshjeve, Kosova ka grumbulluar pesë pikë, ndërsa Austria kryeson Grupin 3 të Ligës B me tetë pikë.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara