Lajmet

15 të vdekur në Kongo pas shpërthimit të ri të Ebolës

Published

on

Një shpërthim i Ebolës ka lënë të vdekur 15 persona, përfshirë katër punonjës shëndetësorë, në Territorin Mweka në Provincën jugore Kasai të Kongos, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, duke shënuar shpërthimin e 16-të të virusit në vend në pesë dekadat e fundit.

“Në emër të Ministrisë së Shëndetit Publik, Higjienës dhe Mirëqenies Sociale, unë zyrtarisht shpall ringjalljen e sëmundjes së virusit Ebola, lloji Zaire, në zonën shëndetësore Boulape, në Provincën Kasai,” u tha gazetarëve Roger Kamba.

Kamba tha se deri më tani janë raportuar 28 raste, me një shkallë vdekshmërie prej 57% të konfirmuar.

Shifrat janë të përkohshme ndërsa hetimet vazhdojnë, por konfirmime të mëtejshme priten së shpejti, shtoi ai.

Ministri tha se qeveria ka krijuar një mekanizëm koordinimi reagimi përmes Qendrës së Operacioneve të Emergjencave të Shëndetit Publik (COUSP).

Ebola është një sëmundje virale e rëndë, hemorragjike që përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të një personi të sëmurë ose të vdekur, si dhe duke trajtuar kafshë të infektuara.

Kongo është përballur me shpërthime të Ebolës, me raste të raportuara në Kivu të Veriut gjatë viteve 2022 dhe 2023, duke çuar në shumë vdekje.

Shpërthimet e Ebolës së tipit Zaire kanë ndodhur në disa raste, por vendi i ka menaxhuar përmes përpjekjeve të vazhdueshme falë programit të vaksinimit, raporton Anadollu./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar tri raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Rahovec dhe Malisheve.

Në rastin e parë në Rahovec është arrestuar një person pasi kishte sulmuar nenën e tij dhe me pas kishte tentuar të vetëvritet.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Pagarushë të Malishevës, lidhur me rastin e datës 18.05.2026, për dhunë në familje është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Lipjan dyshohet se bashkëshorti i viktimës kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me leje të skaduar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prishtinë, po qëndronte në QKUK

Published

on

By

Në raportin njëditor te Policisë së Kosovës është raportuar se është zhdukur një grua e cila ishte duke qëndruar në  Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Rastin e ka raportuar nënë e viktimës, sipas raportit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj viktima f/ke është larguar nga Reparti i Psikiatrisë-QKUK dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen disa qytetarë serb në Graçanicë për dyshime për presion ndaj votuesve

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të shtatë qytetarëve të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët dyshohet se kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj votuesve me qëllim ndikimin në procesin zgjedhor.

Sveçla tha se zgjedhjet në Kosovë, pavarësisht sfidave dhe bllokadave politike që kanë ndodhur në raste të caktuara, vazhdojnë të vlerësohen pozitivisht në raportet ndërkombëtare për standardin e organizimit dhe garantimin e shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve.

Ai përshëndeti veprimin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e të dyshuarve në Graçanicë, duke theksuar se ata “përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve”.

Sipas Sveçlës, veprime të tilla që targetojnë qytetarët e komunitetit serb në Kosovë janë rezultat i “direktivave të orkestruara nga Serbia”, të cilat, sipas tij, synojnë të cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vend.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e tyre politik”, deklaroi ai.

Në fund, ministri në detyrë theksoi se institucionet do të garantojnë që procesi zgjedhor të mbetet i lirë dhe i paprekur nga ndërhyrjet e jashtme.

Continue Reading

Lajmet

Diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 21 gradë sot në Kosovë

Published

on

By

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë sot në Kosovë.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësira më të dendura priten kryesisht në zonat malore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 21 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Continue Reading

Të kërkuara