Lajmet

15 mijë e 577 votues nga diaspora për zgjedhjet lokale, shumëfish më pak se për 14 shkurt

Published

on

15 mijë e 577 aplikues kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës, ndërsa 3 mijë e 259 të tjerë jo, pasi nuk plotësuan kriteret juridike. Këto të dhëna janë bërë të ditura për Ekonomia Online nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Shifrat e prezantuara nga KQZ-ja janë shumëfish më të ulëta krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të para disa muajve. Për zgjedhjet e 14 shkurtit ishin regjistruar më shumë se 102 mijë votues nga jashtë vendit edhe pse koha ishte shumë e shkurtër.

Zëdhënësi i KQZ-së, ka bërë të ditur se gjatë periudhës 40 ditore në total KQZ-ja ka pranuar 18 mijë e 836 aplikacione për regjistrim, por që jo të gjithë kanë plotësuar kriteret juridike.

“Gjatë periudhës 40 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, 10 korrik – 18 gusht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 18,836 aplikacione për regjistrim. Pas shqyrtimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së, janë aprovuar 15,577 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 3 mijë e 259 aplikacione pasi nuk plotësuan kriteret juridike”, është shprehur ai.

Sipas Elezit, numri i aplikuesve që arritën të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është dukshëm më i ulët nëse krahasohet me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, kur ishin regjistruar më shumë se 102 mijë votues, ndërsa është pak më i lartë krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017.

“Nëse bëjmë një krahasim të të dhënave të këtij procesi zgjedhor me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit apo edhe të zgjedhjeve të fundit lokale që janë mbajtur në vitin 2017 atëherë mund të vërejmë që gjatë këtij procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale të vjeshtës numri i apolikuesve që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 15 mijë e 577 ky numër është më i lartë krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017 kur në atë kohë kemi pasur rreth 10 mijë e 500 aplikues që ish regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës, por është numër dukshëm më i ulët krahasuar me shifrat e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit. Vetëm në procesin e fundit zgjedhor pra të 14 shkurtit 2021 numri i aplikuesve që kishin arritur të regjistrohesin suksesshëm si votues jashtë Kosovës ka qenë më shumë se 102 mijë”, ka shtuar Elezi.

Poashtu ai bëri të ditur se emrat e votuesve të regjistruar suksesshëm nga jashtë vendit, do të largohen nga lista votuese e cila shpërndahet në vendvotime në Kosovë. Të gjithë aplikuesit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë më vonë përmes postës, duke filluar nga 15 shtatori. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu më 15 tetor.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara