Lajmet

14 vjet nga vendimi i GjND-së, Haradinaj: Partneriteti me aleatët veçmas me SHBA, jetike për synimet tona si shtet

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë dhe shtetndërtimit. 

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) është një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë të shtetësisë dhe shtetndërtimit. Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 u konfirmua nga GjND më 22 Korrik 2010, e cila vulosi shtetësinë dhe të drejtën tonë të fituar me luftën çlirimtare, një hap ky i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin e saj me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me ShBA-të.

“Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin e saj me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rrugë e vetme për të arritur qëllimet tona si shtet. Zoti e bekoftë Kosovën”, është shprehur Haradinaj./UBTNews/

Lajmet

Për edicionin e ri të basketbollit shorti hidhet më 12 shtator

Published

on

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se shorti për edicionin e ri të garave do të tërhiqet më 12 shtator në zyrat e saj.

Sipas njoftimit, fillimisht nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Superligën e Femrave, ndërsa një orë më vonë, nga ora 12:00, do të tërhiqet shorti për ProCredit Superligën.

Me hedhjen e shortit do të përcaktohen çiftet e para të kampionatit të ri, i cili pritet të sjellë edhe këtë sezon përballje interesante dhe rivalitet të lartë në parket.

/S.K/KP/FBK

Continue Reading

Lajmet

KRU “Prishtina” publikon orarin e autobotëve për furnizim me ujë për pije

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka publikuar orarin e autobotëve për furnizim me ujë të pijshëm, pas rritjes së vlerave të manganit në liqenin e Badocit.

Sipas kompanisë, ky hap është ndërmarr për të siguruar qytetarët me ujë të pijshëm të sigurt deri në normalizimin e situatës. Orari i shpërndarjes së ujit me autobotë është bërë i ditur për zonat që preken nga reduktimet./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Isak: Me Liverpoolin kam shumë për të dhënë, dua të fitoj gjithçka

Published

on

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit suedez, Alexander Isak, nga Newcastle United për një shumë rekord prej 130 milionë funtesh, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

“Të Kuqtë” do të paguajnë 125 milionë funte për Isak, ndërsa vetë lojtari heq dorë nga një bonus prej 5 milionë funte për të realizuar lëvizjen drejt Anfield.

Lojtari i cili ka shënuar 62 gola në 109 paraqitje për Newcastle, u prezantua me kontratë gjashtëvjeçare pas vizitave mjekësore në Kirkby.

“Ndihem mrekullisht… Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, këtij klubi dhe gjithçkaje që ajo përfaqëson. Pres me padurim të shoh shokët e mi të ekipit dhe tifozët. “Mendoj se kam shumë për të dhënë. Dua të fitoj gjithçka”, u shpreh ai.

/S.K/KP/BBC

Continue Reading

Aktualitet

Osmani takoi komandantin e KFOR-it, shprehu mirënjohje për angazhimin e ushtarëve

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi mbrëmë një darkë pune me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ku u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë në vend.

Takimi u mbajt në kuadër të bashkëbisedimeve të rregullta me udhëheqësin e misionit të NATO-s në Kosovë, në prag të përfundimit të mandatit të tij.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e pandërprerë të Barduanit dhe trupave të KFOR-it në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm me institucionet vendore të sigurisë.

Ajo ritheksoi se partneriteti i ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it mbetet garanci për stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të vendit./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara