Lajmet

14 vjet nga propozimi i Planit të Ahtisaarit

Published

on

Më 2 shkurt 2007, i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd.

Kjo ishte edhe nisma e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Edhe pse plani u dorëzua, gjatë gjithë kohës mendohej se Martti Ahtisaari do të propozojë pavarësi të kushtëzuar, por pa përmendur fjalën pavarësi.

Ky dokument së pari iu dorëzua Beogradit, e pak orë më vonë Ahtisaari mbërriti edhe në Kosovë.

Sipas Ahtissarit dhe ekipit të tij, synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës ishte të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme, e mbështetshme dhe e stabilizuar.

Plani përfshinte masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.

Për më tepër, marrëveshja përshkruante masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synonin të kontribuojnë në zhvillimin e një Kosove shumë-etnike dhe demokratike.

Një element i rëndësishëm i marrëveshjes ishte mandati që i jepej prezencës ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën.

Plani i tij gëzoi atëkohë mbështetjen e autoriteteve kosovare, ndërsa u kundërshtua nga Qeveria e Serbisë, e cila e cilësonte propozimin si të dëmshëm për shkak se siç thuhej, prek sovranitetin e shtetit serb.

Ndonëse fjala “pavarësi” nuk përmendej në draft-dokumentin në fjalë, udhëheqësit kosovarë patën shprehur bindjen se “procesi ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës i udhëhequr nga presidenti Ahtisaari do të përfundonte shpejt me pavarësimin e Kosovës”.

Bindja e tyre do të realizohej pjesërisht më se dy javë pas takimit të fundit të nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit. Negociatat e ndërmjetësuara Ahtisaari që kishin filluar në korrik të 2006-së në Vjenë, u përmbyllën në po atë qytet më 10 mars me mbledhjen e fundit ndërmjet palëve.

Më 26 mars, Ahtisari ia dorëzoi sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara raportin final dhe rekomandimin që Kosova të fitojë një pavarësi të mbikëqyrur.

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku, të cilët atëkohë udhëhiqnin Kosovën, e patën cilësuar 26 marsin ditë historike për Kosovën.

“Pavarësia e Kosovës, e cila fillimisht pas planit të Ahtisarit do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare, do të jetë në shërbim të paqes”, pati thënë Sejdiu.

Ndërsa, Çeku- kreu i ekzekutivit kosovar atëkohë pati theksuar: “Letra propozon pavarësi për Kosovën të mbikëqyrur në fazën e parë që është në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës”.

Diametralisht të kundërta ishin reagimet e Beogradit zyrtar dhe ato të serbëve lokalë në Kosovë. Refuzimi i tyre për ta pranuar planin Ahtisaari u përkrah nga aleati serb-Rusia.

Pikëpamjet e ndryshme të palëve ndaj planit Ahtisaari çuan në dërgimin e një misioni fakt-mbledhës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, që kishte për detyrë shqyrtimin e rrethanave për zbatimin e planit Ahtisaari.

Delegacioni pati nisur vizitën e tij më 27 prill për ta përfunduar atë me vlerësimet e tij që do t’i paraqiteshin Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky mekanizëm, pavarësisht insistimit të përkrahësve të planit Ahtisaari, nuk arriti të gjejë konsensus për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Rusia, kundërshtuesi kryesor i planit, përdori më vonë veto ndaj një propozim-rezolute të anëtarëve evropianë të Këshillit, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara e cila parashihej të zëvendësonte rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, t’ia hapte rrugën hyrjes në fuqi të planit të Ahtisaarit dhe përfundimit brenda 120 ditëve të misionit të OKB-së në Kosovë.

Të pasuksesshme rezultuan dhe bisedimet Prishtinë – Beograd të zhvilluara deri në dhjetor të 2007-së nën ndërmjetësimin e “Treshes” ndërkombëtare e përbërë nga amerikani, Frenk Vizner, gjermani, Volfgang Ishinger dhe rusi, Aleksandër Botsan-Kharçenko. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Lajmet

​Kosova dhe SHBA diskutojnë për prokurime të reja të pajisjeve ushtarake për FSK-në

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në kuadër të panairit “AUSA 2025”, u takua me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri në kuadër të Departamentit të Luftës të SHBA-së, Michael F. Miller.

“Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në prokurimin e pajisjeve dhe sistemeve të armatimit, i cili për Forcën e Sigurisë së Kosovës është realizuar kryesisht përmes mekanizmit FMS (Foreign Military Sales), duke mundësuar blerje shtet më shtet me SHBA-në, me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë të produkteve të prokuruara”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të MM-së, në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, atasheu i mbrojtjes i Republikës së Kosovës në SHBA, Sylejman Cakaj, si dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro–Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti.

Ministria e Mbrojtjes thekson se gjithashtu u diskutua për prokurimet e radhës, si dhe për ndihmën që Kosova i ka ofruar Ukrainës.

Drejtori Miller përgëzoi Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dypalësh./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​ASK: Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplan

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në muajin gusht të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara me aeroplan ishte 1 milion 601 mijë, ose 10. 1 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, ata njoftuan se numri i udhëtarëve në total ishte 512 mijë e 955, ose 14.6 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (gusht 2024).
Sipas një raporti të fundit të kësaj Agjencie çmimet e biletave të fluturimeve kanë shënuar ngritje 22.5 për qind në shtator të këtij viti.

Sa i përket transportit hekurudhor, në muajin gusht të këtij viti, numri i udhëtarëve ishte 7 mijë e 732, ose 54.8 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte zero.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, telefonia mobile në muajin gusht 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 741 080, ose 0,19% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 320 058, ose 3,42 p më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë

Published

on

Deklaratat e fundit të Marija Deuriq, drejtoreshë e zyrës përfaqësuese të korporatës shtetërore ruse “Rosatom” në Serbi, konfirmuan se Beogradi dhe Moska po zhvillojnë negociata aktive për ndërtimin e një centrali bërthamor në Serbi.

Deuriq deklaroi se kompania ruse është e lumtur për bashkëpunimin me Serbinë dhe është e gatshme të jetë partner strategjik në një projekt që do të zgjasë të paktën 8 deri në 15 vjet.

Ky projekt mendohet lidh Serbinë në gjendje afatgjate me teknologjinë, karburantin dhe logjistikën ruse, në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës po çlirohet nga varësia ndaj Kremlinit, shkruan the Geopost.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin dhe drejtorin e “Rosatom”, Aleksej Likhachev, në Pekin, e ka riafirmuar mbështetjen e tij për projektin, duke e paraqitur atë si një mundësi historike për Serbinë.

Ndërsa vendet evropiane po zbatojnë standarde të rrepta të sigurisë dhe mjedisit, Rosatom ofron një model me mbikëqyrje të plotë ruse nga shfrytëzimi i uraniumit dhe pasurimi i karburantit, deri te përpunimi i mbetjeve.

Kjo do ta bënte praktikisht Serbinë të varur nga furnizimet dhe teknologjia ruse, duke i hequr Beogradit kontrollin mbi sovranitetin e vet energjetik.

Gjatë takimit me Putinin në fillim të shtatorit në Pekin, Vuçiq i bëri thirrje kompanisë Rosato që të përfshihet edhe në projekte infrastrukturore në Serbi.

Disa vite më parë, Serbia dhe korporata shtetërore ruse Rosatom nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një Qendre për Teknologji Bërthamore si dhe një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët që do ta realizojë këtë projekt në territorin e Serbisë.

Në janar të vitit 2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione kundër drejtuesve të Rosatom, përfshirë edhe drejtorin e përgjithshëm Aleksej Likhachev, si dhe anëtarë të tjerë të bordit drejtues./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova dhe Bullgaria synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Published

on

Në takimin e realizuar mes Ambasadorit të Republikës se Kosovës, Haxhi Bajraktari dhe kryetar i Odës Ekonomike dhe Industrisë të Bullgarisë (BCCI), Tsvetan Simeonov, mundësitë për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, sfidat dhe prioritetet që kanë bizneset në Kosovë dhe në Bullgari ishin në fokus të parë.

Sipas një njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Sofje, ambasadori Bajraktari, vlerësoi rolin e Odes Ekonomike të Bullgarisë në mbështetjen dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për operimin e bizneseve në tregjet respektive.

Njëherësh ai edhe ofroi gatishmërinë e Ambasadës dhe Institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës për të mbështetur iniciativa që rrisin lidhjet ekonomike dhe tregtare me Bullgarinë.

Ndërkohë, kryetari i BCCI-se, Simeonov duke ofruar ekspertizën profesionale të institucionit që drejton, vlerësoi se ka potenciale për bashkëpunim dhe shprehu interesin që marrëdhëniet ekonomike të avancohen në nivele më të larta, me theks të veçantë në nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe intensifikimit të dialogut ekonomik ndërmjet dy vendeve./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara