Lajmet

14 vjet nga Maratona e parë ndërkombëtare në Shqipëri

Published

on

Në Shqipëri më 21 tetor të vitit 2011 u zhvillua për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare.

Rreth 3000 vrapues, mes të cilëve 800 maratonistë të ardhur nga 13 vende të botës iu bashkuan Maratonës Ndërkombëtare në Tiranë me pikë-nisje sheshin “Skënderbej”.

Pas vrapimit 42 km, keniani Elisha Kiprotich dhe moldavja Svetlana Shepeleva hyjnë në histori si fituesit e kësaj Maratone të parë ndërkombëtare e organizuar në Shqipëri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada amerikane kujton hyrjen e NATO-s në Kosovë

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për vendosjen e paqes dhe stabilitetit.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada nderoi qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmoi përkushtimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet.

“27 vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ariana Grande kundër Shtëpisë së Bardhë: Mos e përdorni muzikën time për emigracionin

Published

on

Këngëtarja e njohur amerikane Ariana Grande ka kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që të mos përdorë muzikën e saj për promovimin e politikave të emigracionit, pasi kënga e saj “Bye” u përdor në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Videoja, e shpërndarë në TikTok nga Shtëpia e Bardhë, shfaq agjentë kufitarë duke arrestuar persona dhe ishte shoqëruar me këngën “Bye” të publikuar nga Grande në vitin 2024.

Artistja reagoi menjëherë në postim duke shkruar: “Ju lutem mos e përdorni muzikën time në lidhje me këtë marrëzi barbare, çnjerëzore dhe të neveritshme.”

Pas reagimit të saj, videoja u publikua pa zë, ndërsa komenti i Grande u hoq nga postimi.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, mbrojti përdorimin e videos, duke deklaruar se kërcënimi i vërtetë vjen nga emigrantët e paligjshëm që, sipas saj, kanë kryer krime ndaj qytetarëve amerikanë.

Ariana Grande i bashkohet një liste në rritje artistësh që kanë kundërshtuar përdorimin e muzikës së tyre nga administrata e presidentit Donald Trump për qëllime politike dhe promovuese./A.K/

BURIMI:BBC

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 12 qershor 1993-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

 Foto: Uashingtoni

 12 qershor 1993

“Sudeusche Zeitung”: Rugova kërkon pavarësinë e Kosovës

Gazeta gjermane “Sudeusche Zeitung”, shkruan se udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, në një punim të paraqitur në Konferencën rreth temës: “Rikthimi i çështjes shqiptare – rëndësia e saj për Ballkanin dhe Evropën”, që këto ditë u mbajt në Vjenë, kërkoi njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe neutral.

Gazeta konstaton se sipas Rugovës, pavarësia e Kosovës nënkupton shkëputjen e çdo lidhjeje me Serbinë.

 

12 qershor 1995

Vazhdoi gjykimi kundër 72 ish-policëve shqiptarë në Prishtinë

Sot në sallën e madhe të Kuvendit të pushtuar të Kosovës në Prishtinë, të shndërruar tashmë në gjykatore, vazhdoi procesi i montuar politik kundër 72 ish-policëve shqiptarë të Kosovës. Siç dihet ky proces pat filluar më 29 maj dhe, pas vërejtjeve të mbrojtësve, u shty për sot.

Edhe në seancën e sotme mbrojtësit patën një varg vërejtjesh, të cilat kanë të bëjnë me parregullsitë procedurale. Mbrojtësit theksuan se 61 procesverbale nuk janë të nënshkruar nga të akuzuarit dhe këto nuk mund të shërbejnë si dëshmi para gjyqit se të akuzuarit kanë bërë vepër penale.

Kjo tregon më së miri se si ka kaluar “procedura” e “argumentimit” të fajësisë gjatë hetimeve.

Mbrojtësit po ashtu patën vërejtje edhe për faktin se një numër i madh i të akuzuarve mbahen në paraburgim edhe pse për këtë nuk iu është lëshuar kurrfarë vendimi.

Përkundër kësaj trupi gjykues i Gjyqit serb të Qarkut në Prishtinë (i udhëhequr nga Dragolub Zdravkoviq), në seancën e veçantë, refuzoi të gjitha vërejtjet e mbrojtësve.

Seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të akuzuarit të parë, Avdi Mehmedoviqit, i cili në tërësi mohoi aktakuzën. Në fjalën e tij ai tha se ky proces është proces i montuar politik që ka për qëllim demotivimin e popullit shqiptar të Kosovës që të heqë dorë nga e drejta legjitime. Mehmedoviqi para këtij gjyqi mbi një orë foli për torturat që i janë bërë atij gjatë procedurës hetimore.

Gjykimi vazhdon.

 

12 qershor 1997

 

Demonstratë e shqiptarëve në Uashington

Komuniteti Shqiptar i SHBA-ve zhvilloi dje një demonstratë në mbështetje të kërkesave të popullit shqiptar për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, sipas vullnetit të popullit të saj të shprehur në Referendumin e vitit 1991.

Para ndërtesës së Kongresit Amerikan u mblodhën rreth 1. 000 demonstrues shqiptarë nga Nju-Jorku, Çikago, Detroiti dhe nga disa qytete të tjera të SHBA-ve. Demonstruesit mbanin në duar flamurin kombëtar shqiptar dhe flamurin amerikan. Ata mbanin në duar edhe parulla e pankarta, në të cilat kërkohet që SHBA-të të njohin Reublikën e Kosovës, liri për Kosovën, ushtria serbe të largojë trupat nga Kosova, SHBA-të të ndalojnë agresionin serb në Kosovë – duke brohoritur edhe: “Ne duam lirinë e Kosovës tashti”.

Demonstruesit i përshëndeti Ilir Zherka, punonjës pranë kongresistit Xhejmz Moran, demokrat nga Kalifornia. Z. Ilir Zherka renditi një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Në këtë demonstratë morën pjesë edhe anëtarë të Kongresit të SHBA-ve Piter King, Sju Kelli, Nita Loui, Dana Rohrabaher, Eliot Engël, Edolfus Taunz, Benxhëmin Gilman, Xhejms Portër etj.

 

12 qershor 1998

Incident mes Obiliqit e Vushtrrisë, së paku dy policë të vrarë

Mbrëmë rreth orës 21:00, në mes fshatrave Hamidi të Obiliqit dhe Bivolak të Vushtrrisë forcat serbe kanë kryer disa sulme. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, thuhet se është plagosur një shqiptar, ndërsa janë vrarë së paku dy policë serbë dhe është shkatërruar një pizgauer.

KMDLNJ ka njoftuar sot se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë tre policë, ndërsa një burim i LDK-së në Vushtrri i tha QIK-ut se ka të ngjarë që të jenë vrarë katër policë.

Gjatë natës forcat serbe kanë zgjeruar rrethimin nëpër fshatrat Zhilivodë, Strofc, Beçuk e tjerë, që gjenden rrëzë malit të Qyqavicës afër Drenicës.

Në këtë pjesë të Kosovës, rreth 12 km. larg Prishtinës, sot mbretëron një gjendje shumë e rrezikshme.

Mbi Prishtinë dhe rrethinë sot gjatë paraditës kanë fluturuar vazhdimisht dhe shumë ulët aeroplanë.

 

Deçan: U vra Rexhep M. Mazrekaj

Gjatë luftimeve të sotme në komunën e Deçanit u vra Rexhep Musë Mazrekaj (38) nga fshati Drenoc.

Nga Deçani njoftohet se dje pasdite dhe gjatë natës forcat serbe kanë sulmuar sulmuar fshatrat Baballoç, Gramaçel, Rastavicë, Prejlep, Irzniq, Carrabreg dhe Drenoc. Ndërsa gjatë ditëve të sotme janë sulmuar fshatrat Carrabreg i Ulët dhe Prejlep.

Mësohet se foprcat serbe kanë pasuar humbje në njerëz dhe në teknikë.

Gjatë sulmit janë përdorur edhe topat 220 milimetërsh.

Continue Reading

Lajmet

Kurti pret në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks e Françoise Vergès

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks dhe Françoise Vergès, të shoqëruar nga studiuesja letrare Diona Budima.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti i përgëzoi mysafirët për diskutimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të programit “Në bisedë”, të moderuar nga Budima.

Dan Hicks është profesor i arkeologjisë bashkëkohore në Universitetin e Oksfordit dhe kurator në Pitt Rivers Museum, ndërsa Françoise Vergès njihet si aktiviste feministe, shkrimtare, kuratore e pavarur dhe autore e shumë botimeve mbi kulturën, historinë dhe drejtësinë shoqërore.

Sipas njoftimit, të dy kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në debatet ndërkombëtare mbi trashëgiminë kulturore, kujtesën historike dhe rolin e institucioneve kulturore në shoqëri./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara