Lajmet

14 hidrocentrale operojnë pa leje mjedisore, Aliu: Vetëm dy hidrocentraleve iu është ndaluar puna

Bajrami u shpreh se të gjeturat nga Zyra Kombëtare e Auditimit janë shqetësuese.

Published

on

Në Kosovë operojnë rreth 14 hidrocentrale pa leje mjedisore dhe pa leje për shfrytëzim të ujërave. Ndonëse, sipas Ministrisë së Mjedisit vetëm për dy hidrocentrale është ndalur puna dhe veprimtaria e tyre.

Kështu u tha gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të performancës “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra” në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Kryetarja e këtij komisioni parlamentar, Hykmete Bajrami u shpreh se të gjeturat nga Zyra Kombëtare e Auditimit janë shqetësuese se i përket punës së hidrocentraleve.

“Në faqe14 të raportit të auditimit është një tabelë me numrin e hidrocentraleve, të cilat nëpër vite të ndryshme kanë kërkuar leje mjedisore. 6 hidrocentrale kanë kërkuar leje në vitin 2021, 4 në vitin 2020, 4 në vitin 2019, 1 në vitin 2018 dhe 2 në vitin 2016. Po ashtu thuhet që prej të gjitha këtyre hidrocentraleve, përveç dy të hidrocentraleve të gjitha hidrocentralet tjera operojnë pa leje mjedisore edhe gjatë periudhës së auditimit. Pra, ju ministër, sot i keni rreth 14 hidrocentrale apo edhe më shumë të cilat operojnë pa leje mjedisore. Kështu që na tregoni se hidrocentrale sot janë aktive, e të cilat nuk kanë leje mjedisore, të cilat janë duke prodhuar dhe shfrytëzuar ujërat pa leje mjedisore. Dhe po ashtu ka ndonjë hidrocentral që ju e keni mbyllë për mungesë të lejeve mjedisore?”, pyeti ajo.

Ministri i MPHI-së, Liburn Aliu u pajtua se çështja e hidrocentraleve në vend është shqetësuese, por theksoi se inspektorati i kësaj ministrie ka realizuar 24 inspektime në 24 hidrocentrale ku sipas tij kanë nxjerrë 16 vendime për ndërprerje të punimeve, janë shqiptuar 14 gjoba dhe janë iniciuar 2 raste penale në Prokurorinë Themelore.

Ministri Aliu i është përgjigjur pyetjeve të deputetes Bajrami, i cili tha se prej 14 hidrocentraleve pa leje mjedisore, 2 prej tyre iu është ndaluar puna me vendim të gjykatës.

“Janë 15 hidrocentrale për të cilat janë lëshuar vendimet për ndalim të punimeve për shkak të mungesës së lejeve mjedisore. Për 2 prej tyre ka vendime prej gjykatës për ndalim. Prej raportit të inspektoratit që e kemi ne kemi ndalime të operimeve për këto hidrocentrale. Tash këtu përfundon deklarata ime… Me përjashtim të atyre me vendim të gjykatës, të cilat janë ndalur që në fillim, te rastet tjera nuk mund të themi që janë ndalur”, theksoi Aliu.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se në strategjinë për energji që pritet të dërgohet në Kuvend së shpejti, nuk janë paraparë kapacitete të reja nga burimet ujore.

Ajo tha se në strategjinë për energji 2022-3031, parashihen 1300 megavat kapacitete të reja nga burimet diellore dhe nga era.

“Duke qenë se ministria e Ekonomisë nuk ka ndonjë kompetencë për lëshimin e lejeve apo licencave për operim, mirëpo ne kemi një rol për planifikimin strategjik të sektorit. Me këtë rast duatë theksoi se në strategjinë për energji 2022-3031, të cilën së shpejti do ta sjellim në kuvend parashihen 1300 megavat kapacitete të reja nga burime diellore dhe nga era. Pra, jo kapacitete të reja ujore, duke marrë parasysh problemin me të cilin po përballemi deri tani. Ndërsa, nuk e përjashtojmë mundësinë që në të ardhmen në qoftë se kemi një master plan për ujërat që identifikon potencialet për të ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk kanë ndikim mjedisor, sigurisht se do ta shqyrtojmë në të ardhmen. Mirëpo, tani për tani nuk parashohim kapacitete të reja nga burimet ujore”, theksoi Rizvanolli.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza tha se ka nevojë për një koordinim më të mirë ndërinstitucional për të pasur rend dhe rregull në këtë fushë.

“E kemi pranuar raportin, shihet qartë që ka nevojë për koordinim më të mirë mes të gjitha institucioneve që janë përgjegjëse në këtë fushë, me qëllim që të kemi vendosjen e një rendi dhe rregulli në këtë fushë. Ne kemi nevojë për shtimin e kapaciteteve prodhuese prej energjisë së ripërtritshme, mirëpo nëse këtë nevojë ekonomike e vendosim brenda kuadratit ligjor, ne jemi të detyruar me i zbatuar ligjet… Ne duhet të jemi efikas në kohë për trajtimin e kërkesave të operatorëve ekonomikë, sepse për ndryshe edhe investitorët nëse përballen me vonesa, burokraci, sigurisht se nuk mund të kemi investitorë serioz në këtë fushë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, u shpreh Hamza.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se përgjegjësia për hidrocentralet në Deçan nuk bie mbi komunën e tij. Po ashtu Ramosaj tha se Deçani sanksionohet prej dy ligjeve.

“Deçani sanksionohet me një ligj, që është Ligji për zonat e veçanta. Po ashtu është një ligj mbi parkun nacional. Përgjegjësia jonë si komunë nuk ka qenë për këto hidrocentrale”, theksoi ai.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara