Lajmet

136 të vdekur nga kolera në Haiti, gjendja po shkon duke u përkeqësuar

Kjo sipas ministrisë së shëndetësisë së vendit.

Published

on

Një ringjallje vdekjeprurëse e kolerës në Haiti ka marrë 136 jetë deri më tani, sipas ministrisë së shëndetësisë së vendit të Karaibeve.

Tetëdhjetë e nëntë nga personat që u infektuan vdiqën në një spital ose në qendrat e trajtimit të kolerës, ndërsa 47 prej tyre vdiqën në shtëpi, sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë Haitiane.

Qeveria Haitiane po punon me organizatat ndërkombëtare shëndetësore për t’iu përgjigjur krizës.

“Kohët e fundit kemi marrë 250 persona në ditë. Ka një rritje të rasteve në shumicën e pjesëve të zonës metropolitane. Kjo është shumë shqetësuese për ne pasi ne kemi një kapacitet të kufizuar me rreth 350 shtretër në qendrat tona të trajtimit të kolerës”, tha Alexandre Marcou për CNN.

Megjithëse ekzistojnë vaksina dhe simptomat mund të “trajtohen lehtësisht”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kolera mbetet një vrasës tinëzare përmes dehidrimit në botën në zhvillim./UBTNews/

Lajmet

PDK-ja sot nis betejën ligjore për të rrëzuar vendimin e ZRRE-së

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot do të fillojë betejën ligjore për të kontestuar vendimin e ZRRE-së lidhur me kalimin në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kundërshtimi i këtij vendimi do të bëhet duke bërë kundërshtimin administrativ të vendimit të ZRRE-së.

Sipas Krasniqit, PDK-ja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e këtij vendimi, të cilin e konsideron të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës.

PDK do të fillojë nesër betejë ligjore për këtë rast. Kemi besuar se do ta shtyjë vendimin. Sepse nuk ka treg të lirë. Është vetëm një ofertues, monopol. Nesër do të bëjmë kundërshtim administrativ në ZRRE, pastaj betejën ligjore deri në anulim. Vendim i tmerrshëm dhe krim kundër ekonomisë së Kosovës”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

Rizvanolli akuzon OEK për pengesa

Published

on

By

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se kanë ftuar për takim bizneset dhe odat sot nga ora 13:00 lidhur me vendimin për daljen në treg të lirë të bizneseve, porse siç tha ajo, kanë presion nga odat ekonomike që të mos mbajnë takime.

Në një konferencë për media, Rizvanolli tha se disa nga bizneset hezitojnë të vinë në takimin e sotëm.

Kemi dëgjuar se bizneset kanë presion nga Oda Ekonomike e Kosovës për të mos marrë pjesë në takime. Disa kanë thënë hezitojnë të vinë në takimin e sotëm, pasi nuk ndjehen mirë në një pozitë të tillë“, ka thënë Rizvanolli.

Ajo po ashtu ka thënë se duhet kaluar ky tranzicion.

OEK që sot ka vendos të bart problemin, dhe t’i bllokojë rrugët nuk ka ndërmarrë asnjë hap t’i përgatit bizneset. Kjo është sfidë të cilës nuk mund t’i ikim, duhet të kalojmë në këtë tranzicion. Qeveria do të jetë në çdo hap dhe betejë me secilin prej tyre“, ka shtuar Rizvanolli.

Ndërsa ka thënë se deklaratat që KESCO blen energjinë me 30 euro dhe do të shes në treg të lirë është dezinformatë.

Është dezinformatë që ka qarkulluar, nuk është e saktë që KESCO do të blejë energjinë me 30 euro dhe do të shes në treg të lirë“, nënvizoi ajo.

Bizneset kanë protestuar sot me bllokimin e disa hyrjeve në Prishtinë kundër vendimit për kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike më 1 qershor. Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë shtyrje të këtij procesi për një vit, në të kundërtën paralajmërojnë pasoja të rënda për ekonominë vendore.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon protesta e bizneseve me kërkesën për reflektimin e institucioneve

Published

on

By

Ka përfunduar protesta e organizuar nga bizneset dhe odat e bizneseve, e cila ka qenë kundër vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë. Bizneset protestuan me bllokimin e disa hyrjeve në Prishtinë kundër vendimit për kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike më 1 qershor.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se kërkesa mbetet që institucionet t’ua mundësojnë bizneseve një faze të tranzicionit.

Arritëm në fund të protestës, jemi të kënaqur me efektin e protestës, pjesëmarrjen e protestës. Kërkesa jonë mbete që institucionet e vendit të reflektojnë, t’ua mundësojnë biznesit një fazë të tranzicionit, as më shumë, as më pak se sa e kanë pasur bizneset në vendet e rajonit dhe më gjerë. Kërkojmë që të reflejtonë nëse nuk do të ketë reflektim, ne do të vazhdojmë, këshilli protestues do të takohet dhe do të shohim hapat e tjerë”, tha Rafuna.

Rafuna paralajmëroi se protesta do të radikalizohet nëse nuk ka reflektim nga institucionet shtetërore.

Qoftë se nuk do të ketë refkeltim, protesta do të shkojnë duke u radikalizuar. Arsyeja ka qenë për shkak të ushtrimeve Defender që janë duke u zhvilluar në Kosovës, kjo është vetëm dita e parë e protestës, nuk nënkupton kjo që në të ardhmen nuk do të bllokohet”, shtoi Rafuna./KP

 

Continue Reading

Lajmet

​Krasniqi: PDK nesër do të fillojë betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e ZRRE-së

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se nga nesër do të fillojnë betejën ligjore për anulimin e vendimit për liberalizim të tregut energjetik. Ai tha se fillimisht do të bëjnë kundërshtim administrativ në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, meqë siç u shpreh ai, ky është një vendim “i tmerrshëm dhe krim kundër ekonomisë së Kosovës”.

Në konferencë për media, pas dështimit të përpjekjes së 23-të për konstituim të Kuvendit, Krasniqi foli edhe për protestën e sotme të bizneseve.

Në emër të PDK-së e shpreh solidarizimin tonë me mbi 140 mijë punëtorë të mbi 1 mijë bizneseve kosovare, të cilët sot në masë të madhe janë duke protestuar simbolikisht duke dalur nëpër rrugë magjistrale që e rrethojnë Prishtinën për tu dëgjuar zëri i tyre që deri tash është injoruar pikërisht nga qeveria dhe organet varëse të tyre, të cilat tashmë kanë vendosur që të ju shtrenjtojnë tarifat e energjisë, jo 16 për qind siç na i kanë shtrenjtuar të gjithëve për herën e tretë, por gati 300 për qind. Është e turpshme që kryeministri në detyrë i krahason punëtorët e Kosovës, bizneset e Kosovës me grupet dhe bandat kriminale në veri të vendit”, shtoi Krasniqi.

Vendimi për liberalizim të tregut energjetik, Krasniqi tha se është dashur të shtyhet derisa të ketë krijim të kushteve.

Nëse nuk ndalet ky vendim për çka kemi kërkuar në vazhdimësi, kemi dhënë edhe argumentet tona pse, gjithsesi do të ketë ngritje të çmimeve të shërbimeve, produkteve, të cilat do t’i paguajnë qytetarët e Kosovës. Gjë që do të ngrisë inflacionin më tutje dhe do të vështirësojë barrën dhe mirëqenien e familjeve kosovare. PDK nesër do të fillojë betejën ligjore për këtë rast. Ne kemi shpresuar deri tash që do të ketë racionalitet, që do t’i thirrin mendjes, që do ta shtyjnë vendimin, sepse e vërteta është që s’ka treg të lirë. Nuk mund të kesh treg të hapur kur e ke vetëm një kompani që shet rrymë. 90 të licencuara është një mashtrim, sepse 18 prej tyre nuk ofrojnë shërbim, është vetëm një është monopol…Nesër do të bëjmë kundërshtim administrativ si hap të parë, në ZRRE për të vazhduar betejën ligjore deri në anulimin e këtij vendimi sepse është një vendim i tmerrshëm që është krim kundër ekonomisë të Republikës së Kosovës”, përfundoi Krasniqi./kosovapress

Continue Reading

Të kërkuara