Magazinë

13 vite nga vdekja e ikonës së muzikës botërore Whitney Houston

Published

on

Whitney Houston, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, u nda nga jeta me 11 shkurt të vitit 2012, në orën lokale 15.55 në hotelin Beverly Hilton të Beverly Hillsit, ku ishin mbledhur artistët që morën pjesë në mbrëmjen e çmimeve muzikore Grammy.

48 vjeçarja Houston pati një jetë të mbushur me sukses, zhgënjime, probleme dhe arritje artistike si askush tjetër. Nga mesi i viteve 1980 deri në fundin e viteve 1990, ajo ishte vajza e artë e industrisë së muzikës amerikane, e cila shënoi një shifër rekord shitjesh të albumeve të saj, 55 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Më 1985 hodhi në treg albumin e parë me titull “Whitney Houston” i cili u shit miliona kopje anembanë botës, kurse në vitin 2009 ajo u rikthye suksesshëm me albumin “I look to you”, por pjesëmarrjet e saj në koncerte lanë shumë për të dëshiruar.

Jeta 48 vjeçare e Whitney Houston, ishte jeta e një dive të muzikës e cila në momentet e saj të arta solli kulme të papërsëritshme në muzikën amerikane e botërore.

Magazinë

Simbolet e fshehura në serialin “Adolescence” – Çfarë fshihet pas detajeve të vogla?

Published

on

Seriali i Netflix “Adolescence” ka pushtuar ekranet dhe po cilësohet si një nga më të mirët e dekadës së fundit. Por, përtej ngjarjes dramatike, detajet e fshehura në skena të caktuara kanë një kuptim më të thellë.

Psikologia britanike Sheila Redfern, ka shpjeguar se si elemente të vogla – nga një sandviç me turshi deri te pozicioni i karriges, mund të jenë çelësi për të kuptuar të vërtetën rreth protagonistit Jamie Miller, i akuzuar për vrasjen e shoqes së tij të klasës.

Çfarë simbolizojnë detajet në serial?

•Sanduiçi me djathë dhe turshi – Në episodin e tretë, psikologia Briony Ariston i ndan Jamie-t një sandviç me turshi, ndonëse dihet që nuk i pëlqen. Ky veprim shihet si një provokim i qëllimshëm për të testuar reagimin e tij.

•Çokollata e nxehtë – Në një tjetër moment, Briony i ofron Jamie-t çokollatë të nxehtë gjatë një takimi në qendrën e paraburgimit. Kjo teknikë përdoret shpesh nga psikologët për të krijuar një ambient më të ngrohtë dhe për ta bërë pacientin të ndihet i sigurt.

•Veshja e psikologes – Këmisha dhe pantallonat blu të Brionit janë zgjedhur me kujdes, pasi psikologët i kushtojnë vëmendje mënyrës së veshjes për të krijuar atmosferë sa më neutrale dhe të besueshme gjatë intervistave.

•Pozicioni i karriges – Gjatë seancës, Briony afrohet gradualisht më pranë Jamie-t, një teknikë e mirëmenduar që përdoret për të nxitur hapjen emocionale të një personi, veçanërisht tek fëmijët.

Këto detaje të vogla, por domethënëse, e bëjnë “Adolescence” serial edhe më intrigues, duke e kthyer çdo skenë në një pjesë të një puzzle psikologjik që të fton të kërkosh të vërtetën pas çdo veprimi.

Continue Reading

Magazinë

Publikohet trailer-i i “Rust”, filmit ku u vra kinematografja Halyna Hutchins

Published

on

Pas më shumë se tre vitesh nga tragjedia në xhirime, filmi i shumëpërfolur “Rust” më në fund do të dalë në treg.

Traileri i parë i projektit u publikua së fundmi nga revista People, e cila konfirmoi se filmi do të shfaqet në kinema të zgjedhura dhe në platforma dixhitale më 2 maj.

I vendosur në vitet 1880, “Rust” ndjek historinë e një djali jetim (Patrick Scott McDermott) që dënohet me vdekje pasi vret aksidentalisht një fermer. Gjyshi i tij, Harland Rust, i luajtur nga Alec Baldwin, e ndihmon të arratiset nga burgu dhe e çon drejt Meksikës.

Ata përndiqen nga Marshali i SHBA-ve, Wood Helm (Josh Hopkins) dhe një gjahtar i pamëshirshëm i quajtur Preacher (Travis Fimmel). Filmi drejtohet nga Joel Souza, i cili u plagos në të njëjtin incident që i mori jetën kinematografes Halyna Hutchins në tetor 2021.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë xhirimeve, kur një armë mbështetëse e përdorur nga Baldwin qëlloi një plumb të vërtetë, duke vrarë Hutchins dhe duke plagosur Souzën. Baldwin është shpallur i pafajshëm për vrasje nga pakujdesia, ndërsa armatuesja e filmit, Hannah Gutierrez-Reed, u dënua me 18 muaj burg në prill 2024.

“Rust” pati premierën e tij në nëntor 2024 në Festivalin e Filmit EnergaCamerimage në Poloni dhe tani është gati për audiencën globale.

Continue Reading

Magazinë

Mariah Carey feston ditëlindjen e 56-të

Published

on

Mariah Carey është një këngëtare, kompozitore, producentë dhe aktore amerikane, e njohur gjerësisht si një nga artistet më të suksesshme dhe me ndikim në botën e muzikës.

Ajo u lind më 27 mars 1969 në Huntington, New York, dhe ka origjinë afro-amerikane, venezueliane dhe irlandeze.

Mariah filloi të këndonte që në moshë të vogël dhe zëri i saj unik, i cili mbulon pesë oktava, është një nga karakteristikat më të njohura, ajo nisi karrierën muzikore në fillim të viteve 1990, pasi u zbulua nga ekzekutivi i muzikës Tommy Mottola.

Ajo nënshkroi një kontratë me Columbia Records dhe nxori albumin e saj të parë, “Mariah Carey”, më 1990, i cili pati sukses të madh.

Ky album prodhoi disa hite, përfshirë “Vision of Love”, e cila i siguroni asaj Grammy-n e saj të parë dhe shënoi fillimin e një karriere të gjatë në majat e klasifikimeve muzikore. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Për herë të parë në 10 vjet, Zayn Malik performoi një këngë nga One Direction

Published

on

Zayn Malik surprizoi fansat e tij duke interpretuar “Night Changes”, këngën ikonike të One Direction, për herë të parë pas një dekade.

Ky moment historik ndodhi pikërisht në 10-vjetorin e largimit të tij nga grupi, duke e bërë performancën edhe më domethënëse.

Në koncertin e tij të parë solo në një arenë, të mbajtur në Palacio De Los Deportes në Mexico City, Zayn hapi mbrëmjen me këtë baladë të dashur nga publiku. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë audiencën që shpërthen në brohoritje sapo ai nis të këndojë vargun e parë.

I emocionuar nga reagimi i fuqishëm i turmës, 32-vjeçari u shpreh: “Nuk e kam kënduar këtë këngë për 10 vjet. Faleminderit, ishte një përvojë e mrekullueshme, pothuajse qava”.

Ky moment i paharrueshëm ka bërë xhiron e internetit, duke sjellë nostalgji te fansat e tij dhe të One Direction.

 

Continue Reading

Të kërkuara