Lajmet

13 mijë e 726 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Published

on

Në Kosovë janë regjistruar 87 mijë e 981 raste pozitive me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 1 mijë e 840 pacientë, 72 mijë e 415 persona janë shëruar, kurse raste aktive janë 13 mijë e 726.

Mbrëmë ka arritur kontigjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë. Në raportin e aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë janë paraqitur edhe kategoritë që pritet të vaksinohen kundër COVID-19, ku në të parën janë personeli mjekësor, banorët e shtëpive të të moshuarve, personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 80-vjeç./UBTNews

Lajmet

​Chelsea- Karabakh Agdam përfundoi me barazim

Published

on

Chelsea pati një kohë të vështirë në Ligën e Kampionëve kundër Karabakh Agdam në Baku dhe arriti të barazojë me rezultat 2:2.

Ndaj kampionëve azerbajxhanas Karabakh Agdam, të cilët kishin arritur në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve vetëm nëpërmjet kualifikimit, të kaltrit me vështirësi arritën një barazim.

Estevao solli Chelsea në epërsinë pas 16 minutash. Leandro Andrade barazoi shifrat në minutën e 29-të, ndërsa Marko Jankoviq në minutën 39 nga penalltia solli vendësit në epërsi të papritur.

Alejandro Garnacho, i cili hyri në fushë në pjesën e parë, barazoi për ekipin e Premier Ligës, në minutën e 52-të.

Pafos nga Qipro ka fituar ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve ndaj Villareal të Spanjës me rezultatin 1:0. Autor i golit të fitores ishte Derrick Luckassen në minutën e 46-të.

Sonte po zhvillohen edhe shtatë ndeshje të tjera të Ligës së Kampionëve. Ndeshja më interesante është ajo ndërmjet Manchester City dhe Borussia Dortmund.

Bayern Munich dhe Arsenal udhëheqin në tabelë pas katër ndeshjesh me pikë të plota – 12.

Liga e Kampionëve ka 36 ekipe ku secili ekip luan 8 ndeshje kundër kundërshtarëve të ndryshëm, me 4 ndeshje në shtëpi dhe 4 jashtë. 8 ekipet e para në ligë avancojnë direkt në raundin e 16 në fazën eliminuese.

Ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin hyjnë në një raund play-off, ku ekipi me renditjen më të lartë përballet me atë me renditjen më të ulët në një barazim me dy ndeshje, ndërsa ekipet që përfundojnë nga vendi i 25-të deri në të 36-tin eliminohen nga gara.

Pas fazës së ligës dhe fazës së play-off-it, turneu kalon në fazën eliminatore, me ndeshje me dy ndeshje, përveç finales. Mbajtësi aktual i titullit është Paris Saint-Germain./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova në Tetovë

Published

on

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, derisa dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen variantet e tjera.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër në Tetovë, raporton AlsatMk.

Policia dhe Prokurori Publik kanë dal në vendngjarje duke kryer hetimet./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ferronikeli redukton fuqinë punëtore

Published

on

Për shkak të ndaljes së gjatë të aktiviteteve prodhuese dhe kushteve të vështira të tregut që vazhdojnë të ndikojnë shitjet dhe fitimet, kompania Ferronikeli Complex do të zbatojë një plan ristrukturimi të fuqisë punëtore.

Në një komunikatë për media thuhet se ky vendim vjen pas më shumë se dy vjetësh të vështirë për të mbajtur operacionet dhe ruajtur të gjitha vendet e punës që nga ndalimi i plotë i prodhimit në tetor 2023.

Gjatë kësaj periudhe, kostot fikse operative, pagat dhe mirëmbajtja e kompleksit, janë financuar plotësisht nga kompania pronare. Në dy vjetët e fundit, Ferronikeli ka ndjekur nga afër luhatjet në tregjet globale të metaleve dhe rritjen e ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike në Evropë – faktorë të jashtëm që kanë rritur ndjeshëm kostot e prodhimit dhe kanë dëmtuar qëndrueshmërinë financiare.

Pavarësisht angazhimeve serioze për uljen e kostove, operacioneve të reduktuara, orëve të reduktuara të punës dhe mbajtjes së furrës kryesore në gjendje të ngrohtë, mungesa e vazhdueshme dhe e gjatë e të ardhurave e ka bërë gjendjen financiare të paqëndrueshme, thuhet në njoftim.

Pas vlerësimit, menaxhmenti ka vendosur se mbajtja e fuqisë punëtore aktuale pa prodhim është bërë e pamundur, andaj kompania nuk ka alternativë tjetër veçse të vazhdojë me largimin kolektiv në përputhje të plotë me Ligjin e Punës.

“Të gjithë punonjësit e prekur do të marrin të drejtat e tyre ligjore deri në datën e ndërprerjes, dhe njoftimet individuale do të lëshohen sipas procedurave ligjore”.

Kompania mbetet e përkushtuar për një proces të drejtë, transparent dhe me respekt ndaj secilit punonjës.

Ferronikeli mbetet thellësisht i përkushtuar ndaj Kosovës dhe njerëzve të saj, dhe sapo kushtet e tregut të lejojnë rifillimin e prodhimit, punonjësit e prekur do të kenë prioritet për ripunësim.

Një numër i kufizuar personelit thelbësor do të mbetet për të siguruar integritetin e kompanisë, të menaxhojë licencat minerare dhe të përmbushë detyrimet ligjore.

Pavarësisht sfidave aktuale, Ferronikeli mbetet e bindur në potencialin afatgjatë të prodhimit të nikelit dhe është e vendosur të rikthejë operacionet e plota sapo të kthehet stabiliteti i tregut, përfundon komunikata.

Kompania nuk ka bërë të ditur numrin e punëtorëve që do të mbeten pa punë, ndërkohë që raportohet se ky numër do të jetë 358./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lansohet sateliti i ri që do të regjistrojë Tokën ditën edhe natën

Published

on

Radari-vëzhgues që operohet nga një qendër kontrolli dhe më vonë do të zëvendësojë satelitin e vjetër Sentinel si pjesë e programit Copernicus.

Ai do të jetë në gjendje të regjistrojë sipërfaqen e Tokës në të gjitha kushtet, ditën dhe natën, pavarësisht nga moti.

Kreu i qendrës së kontrollit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) në Darmstadt të Gjermanisë, Josef Aschbacher, kujtoi se programi Copernicus lejon monitorimin e gjendjes së akullit, zhvillimit bujqësor, klimës dhe ndryshimeve klimatike, stuhive dhe përmbytjeve, dhe radari në anijen kozmike mund të depërtojë në re.

Ai shtoi se sonda, e cila kushton midis 200-300 milionë euro, mund të zbulojë ndryshime në Tokë deri në shkallën milimetrike nga një lartësi prej rreth 700 kilometrash.

Sonda garanton vazhdimësinë e të dhënave kritike për shërbimet e Copernicus, siç janë monitorimi i përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut, ndryshimeve në bujqësi ose monitorimi i detit.

Sentinel-1D duhet të përmirësojë më tej frekuencën dhe mbulimin e imazheve në bashkëpunim me Sentinel-1C të lansuar nga ESA në fund të vitit 2024. Sipas Katrin Molch, drejtuese e menaxhimit të misionit në ESA, Sentinel-1D është sateliti i dymbëdhjetë në orbitë si pjesë e programit Copernicus.

Kohëzgjatja nominale e misionit është shtatë vjet, dhe Molch tha se ajo dhe kolegët e saj shpresojnë ta arrijnë në dhjetë, raporton KosovaPress.

Copernicus është një projekt i përbashkët i Komisionit Evropian dhe ESA-së./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara