Kulturë

13 gjëra që gratë dhe burrat s’i dinë për trupin e tyre!

Published

on

Është mirë që njerëzit të dinë sa më shumë për trupin e tyre, por ka aq shumë informacion sa të dish gjithçka është e pamundur. Më poshtë, gjeni 13 fakte interesante, që vëmë bast se s’i kishit dëgjuar më parë:

#1

Shqisa e të nuhaturit tek një grua është më e mirë se ajo e një burri.

#2

Gratë qajnë mesatarisht 30-64 herë në vit, ndërsa burrat vetëm 6-17 herë.

#3

30% e grave kanë neps për gjëra të pangrënshme gjatë shtatzënisë.

#4

Gratë mund t’i detektojnë audiot me frekuencë të lartë më mirë sesa burrat.

#5

Gratë janë gjenetikisht më fleksibël/elastike se burrat.

#6

Lëkura e një gruaje është 10 herë më e ndjeshme se e një burrri.

#7

Gratë i pulisin sytë dyfish më shumë se burrat.

#8

Gratë i dallojnë ngjyrat nga njëra-tjetra shumë më mirë se sa burrat. Madje, këta të fundit shpesh herë do të ngatërrojnë dhe nuanca që s’janë fare të ngjashme. Te gratë, kjo ndodh sepse ndjeshmëria kromatike lidhet direkt me kromozomin X.

#9

Gratë kanë më shumë “receptorë të ëmbël” në gjuhë sesa burrat.

#10 

Diametri i flokut të gruas është dy herë më i vogël se i flokut të burrave.

#11

Gratë kanë imunitet më të fortë në përgjithësi.

#12 

Gratë i djegin kaloritë më ngadalë se burrat, rreth 50 kcal për ditë.

#13

Zemra e grave rreh më shpejt se e burrave.

Continue Reading

Magazinë

Johnny Depp në bisedime për rikthim në filmin “Piratët e Karaibeve”

Published

on

Producenti Jerry Bruckheimer ka zbuluar se ka folur me aktorin Johnny Depp për të riluajtur rolin e tij si Kapiten Jack Sparrow në filmin e gjashtë të serisë “Piratët e Karaibeve”.

“Nëse i pëlqen mënyra se si është shkruar roli, mendoj se do ta bënte. Gjithçka ka të bëjë me atë që është në letër…”, tha producenti.

Filmi i fundit në serinë “Pirates of the Caribbean” ishte “Dead Men Tell No Tales” i vitit 2017, dhe spekulimet për një pjesë të gjashtë kanë vazhduar që nga viti 2019.

Kthimi i Depp-it do të shënonte një ndryshim të madh si për Disney ashtu edhe për aktorin. Disney i ndërpreu lidhjet me të gjatë padisë shumë të publikuar për shpifje midis Deppit dhe Heardit.

 

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla si të kërkoni rritje page

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Do të luajë Lady Gaga si Ophelia në ‘Wednesday’? E reja që fsheh të vërteta të errëta

Published

on

Në sezonin e dytë të Wednesday, një emër i ri ka ngjallur mister: “Ophelia”. Sipas komikëve origjinalë, “Ophelia” është motra e Morticias, me flokë të artë dhe një stil të kundërt.

Ajo është frymëzuar nga personazhi i tragjik i Shakespeare-it, duke e bërë rolin e saj të mbushur me mister dhe pafajësi të rreme.

Në sezonin 2, pjesa e parë, zbulohet se “Ophelia” ka aftësi psiqike të ngjashme me Wednesday-n dhe ka kaluar në spitalin psikiatrik Willow Hill. Ajo është një enigmë që nuk ka qenë aty për dekada, por tani është kthyer, duke shtuar kaos.

Spekulimet janë shtuar për Lady Gaga, pasi fansat mendojnë se ajo mund të luajë këtë personazh, pas një deklarate nga Jenna Ortega që përjashtoi mundësinë e saj si mësuese e re në Nevermore.

Nëse Lady Gaga është “Ophelia”, hyrja e saj mund të sjellë shumë zbulime të reja rreth familjes Addams dhe Nevermore.

Pjesa e dytë do të dalë më 3 shtator 2025.

Continue Reading

Lifestyle

Moti sot: Diell dhe me vranësira të shpërndara

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizn ndërmjet 12 e 18 gradë Celsius.

Derisa ato maksimalet do të jenë nga 28 e deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej një e deri në pesë gradë Celsius. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara