Lajmet

13 deputetë zviceranë, letër KE-së: Ndal masat ndaj Kosovës

Në letër kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.

Published

on

Deputetët zviceranë janë kundër masave të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës.

Kështu thuhet në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth.

“Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar deputeti Wermuth në Twitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Në letër, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.

Parlamentarët zviceranë, letrën e kanë dërguar te Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas letrës, ata janë të “merakosur” dhe të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve.

“Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar”, thuhet në këtë letër.

Letra është një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në konfliktin rreth Kosovës veriore, e cila është e banuar kryesisht nga serbë.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi më 28 qershor.

Në një përgjigje nga Bashkimi Evropian thanë se tashmë është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe programi i fondeve IPA.

Lajmet

Rikthehet në operim njësia A-4, e Termocentralit “Kosova A”

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka paralajmëruar se pas një pune intensive dhe të pandërprerë nga ekipet përkatëse të “TC Kosova A”, njësia A-4 është rikthyer sërish në operim të rregullt.

Kjo njësi kishte dalë nga prodhimi më 14.04.2025, rreth orës 08:11, për shkak të paraqitjes së një rrjedhjeje në kaldajë. Gjatë ndërprerjes, janë eliminuar me sukses të gjitha mangësitë teknike, përfshirë edhe ato në kullën ftohëse dhe në pjesë të tjera të pajisjeve teknologjike të domosdoshme për rritjen e sigurisë së operimit të kësaj njësie’’, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KEK.

Sipas KEK-ut njësia A-4 kishte operuar pandërprerë për 68 ditë rresht, duke dëshmuar stabilitet të lartë dhe efikasitet në prodhim.

Sipas planifikimit,  përgatitjet për startimin e njësisë kanë filluar mbrëmë me dt: 21.04.2025 rreth orës 18:55, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar në orë 23:30. Aktualisht, njësia ndodhet në gjendje stabile dhe funksionon në parametra të rregullt operimi. KEK, përmes angazhimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, po dëshmon se mbetet një faktor kyç i stabilitetit të sektorit energjetik në vend”, përfundon njoftimi.

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar një javë më parë

Published

on

By

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte aksidentuar më 13 prill.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prishtinë / 13.04.2025 – 13:55. Lidhur me rastin, raportohet se më 21.04.2025 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar më 13.04.2025. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi

Published

on

By

Të martën ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare ish-kryetari i Prishtinës, akademik Salih Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka shprehur ngushëllime për familjarët përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Rama ka theksuar se Salih Gashi ka kontribuar në periudha sfiduese për vendin dhe ka dhënë ndihmesë në rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit.

“Ai ishte njëri nga kontribuesit e palodhur për rindërtimin dhe konsolidimin institucional të kryeqytetit në një kohë të vështirë për vendin tonë. Me përkushtim, urtësi dhe integritet, ai la gjurmë në shërbimin publik dhe në rrugëtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës,” ka shkruar Rama.

Salih Gashi do të kujtohet për angazhimin e tij në jetën publike dhe institucionale të Prishtinës dhe të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

101 vjet nga vrasja e Avni Rustemit – një jetë për Atdheun

Published

on

By

Sot, më 22 prill, përkujtojmë 101-vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej figurave më të shquara të historisë shqiptare – Avni Rustemit. Ai u plagos më 20 prill 1924, pranë Pazarit të Ri në Tiranë, dhe ndërroi jetë dy ditë më vonë, më 22 prill, pas një atentati politik që do të trondiste vendin dhe do të sillte pasoja të thella në zhvillimet e mëvonshme historike.

Avni Rustemi lindi në Libohovë, në një familje atdhetare, me babain e tij Qehaja në shërbim të familjes së njohur të Arsllan-Pashalinjve. Qysh i ri u dallua për guximin, mendimin e mprehtë dhe dashurinë për Atdheun. Arsimin fillestar e kreu në vendlindje, më pas ndoqi Normalen e Elbasanit dhe kolegjin e Shën Mitër Koronës në Itali, ndërsa studimet e larta i nisi për pedagogji në Universitetin e Romës.

Por, në vitin 1908, hoqi dorë nga jeta akademike për të marrë armët. U bashkua me çetën e Çerçiz Topullit dhe më vonë do të ishte pjesë e përpjekjeve për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtuesit grekë. Në vitin 1920, në Paris, kreu atentatin ndaj Esat Pashë Toptanit, të cilin opinioni i kohës e shihte si tradhtar të interesave kombëtare.

Pas atentatit, Avni Rustemi u arrestua dhe torturua nga autoritetet franceze, siç dëshmon edhe një fotografi e rrallë e publikuar nga gazeta franceze “Le Miroir”. Megjithatë, pas vetëm gjashtë muajsh ai u lirua dhe u rikthye në Shqipëri, ku u bë një nga figurat kryesore të lëvizjes demokratike dhe intelektuale.

Ai themeloi dhe udhëhoqi disa nga shoqëritë më të rëndësishme demokratike të kohës, si federata “Atdheu” dhe “Bashkimi”. Avni Rustemi ishte jo vetëm një organizator, por edhe një ideolog me vizion për një Shqipëri të pavarur ekonomikisht dhe politikisht. Ai shprehej se “pa pavarësi ekonomike, nuk mund të ketë pavarësi politike” – një mendim që mbetet aktual edhe sot.

Si deputet i zgjedhur nga populli i ish-prefekturës së Kosovës në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ai kritikoi pa frikë korrupsionin, burokracinë, dhe padrejtësitë sociale, duke u bërë zëri i popullit në një kohë tensioni dhe ndryshimesh.

Vrasja e tij u bë shkëndija që ndezi Lëvizjen e Qershorit 1924, e cila për pak kohë solli një qeveri të re me orientim demokratik. Megjithëse jeta e Avni Rustemit u ndërpre në moshë të re, vepra dhe ideali i tij jetojnë ende në ndërgjegjen kombëtare shqiptare.

Continue Reading

Të kërkuara