Shëndeti

UBT-së i licencohet laboratori për testime COVID-19

Published

on

Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka licencuar UBT-në, për të kryer testime me metodën RT- PCR për COVID-19.

UBT është qendra më e madhe e inovacionit për mjekësi në Kosovë, ku posedon Poliklinikën e pajisur me laboratorë të standardeve evropiane për të zhvilluar këto testime.

Pas vendimit për licencim dhe pas procesit të furnizimit me teste, do të fillohet puna me testimin e qytetarëve, testime që përcaktojnë sëmundjen që e shkakton koronavirusi ose nëse virusi është aktiv.

Për hapat e mëtutjeshëm dhe për fillimin e testimeve, UBT do i njoftojë gjithë qytetarët ditëve në vijim.

Shëndeti

E thotë shkenca: Kush ha thonjtë, ka prirje të jetë i përsosur!

Published

on

Zakoni i keq i ngrënies së thonjve është i përbashkët për shumë njerëz. Por, çuditërisht shkencëtarët thonë se të tillët, janë kreativë dhe profesionistë, nuk mund të rrinë dot në një vend pa kryer diçka.

Sipas studimeve të botuara në revistën “Journal of Behavior Therapy and Experimental Psychiatry Attention”, të gjithë ata që hanë thonjtë, kruajnë kokën, pickojnë lëkurën e tyre apo bëjnë veprime të tjera të përsëritura të tilla, nuk duhet të shqetësohen.

Sjelljet e tilla që bëjmë shpesh, në dukje si të shpifura, shkaktojnë në fakt një përfitim mbi trurin. Koha kur ata duhet të rrinë diku të ulur e të presin, nuk është çështje mërzie apo çrregullime të humorit, kjo sjellje do të thotë për ta humbje e madhe kohe dhe këtë stres të akumuluar mundohen ta çlirojnë duke u marrë me diçka, siç është ngrënia e thonjve p.sh.

“Ne besojmë se njerëzit me këtë lloj sjelljeje të përsëritur mund të jenë perfeksionistë, çka do të thotë se ata janë të paaftë për t’u rehatuar apo performuar në një ambient normal për njerëz të tjerë”, tha profesor Kieron O’Connor nga Universiteti i Montrealit. “Ata janë më të prirur drejt frustrimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk arrijnë qëllimet e tyre. Perfeksionistët, e përjetojnë në nivel më të mërzinë’, shtoi ai.

Pse duhet t’i jepni fund ngrënies së thonjve?!

Arsyet për të gjetur një zgjidhje, për të mos ngrënë thonjtë, janë të shumta e të natyrave të ndryshme. Duart me thonjtë e ngrënë nuk janë aspak estetike, vazhdimësia e këtij problemi shkakton dëme shëndetësore. Rreziku i parë është ai i shfaqjes së infeksioneve, sepse nëpërmjet duarve, në gojë çojmë mijëra mikrobe. Rreziku i dytë është ai i problemit me dhëmbët dhe në fund deformimi i vetë thonjve. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Pse kemi marramendje kur zgjohemi nga gjumi?

Published

on

Ekzistojnë një mori shkaqesh që mund të shkaktojnë marramendjen tuaj në mëngjes. Marramendja e mëngjesit është diçka që u ndodh herë pas here shumë njerëzve dhe nuk është shkak për shqetësim.

Nëse ndiheni të trullosur në mëngjes, menjëherë pasi jeni zgjuar, kjo mund të jetë rezultat i ndryshimit të papritur të ekuilibrit pasi trupi juaj përshtatet nga një pozicion i shtrirë në një pozicion në këmbë.

Nëse keni probleme me ftohjen ose sinuset, mund të vëreni se marramendja keqësohet për shkak të lëngjeve të tepërta dhe ënjtjes në sinus.

Ekspertët kanë renditur disa shkaqe tjera pse na ndodh të kemi marramendje sapo jemi zgjuar, të cilat i kemi renditur si më poshtë:

Apnea e gjumit – Marramendja gjatë ditës është simptomë e zakonshme e apneas së gjumit. Apnea është gjendje penguese e frymëmarrjes, që do të thotë se ndaloni përkohësisht frymëmarrjen gjatë natës nëse e keni atë. Këto ndërprerje çojnë në nivele më të ulëta të oksigjenit, që mund të shkaktojë marramendje kur zgjoheni në mëngjes.

Dehidrimi – Një nga shkaqet më të zakonshme të zgjimit me marramendje është dehidrimi. Nëse pini alkool para gjumit, mund të jeni veçanërisht të dehidratuar kur zgjoheni në mëngjes. Edhe nëse nuk pini, mund të dehidratoheni nëse punoni në një mjedis të nxehtë, nuk pini mjaft lëngje, konsumoni shumë pije me kafeinë ose djersitni shumë.

Sheqeri i ulët në gjak – Nëse zgjohuni të trullosur në mëngjes mund të jetë shenjë se keni sheqer të ulët në gjak. Kjo gjendje mund t’ju bëjë me marramendje para se të keni ngrënë mëngjes. Nëse keni diabet dhe merrni insulinë ose medikamente tjera, mund të bëheni hipoglikemik (sheqer i ulët në gjak) në mëngjes nëse nuk hani mjaftueshëm një natë më parë ose nëse doza e mjekimit është shumë e lartë.

Medikamentet – Nëse jeni duke marrë rregullisht ndonjë medikament, mund të jenë shkaku i marramendjes stë mëngjesit. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet kundër kancerit dhe diabetit

Published

on

Ushqimet të cilat i përkasin kategorisë së super ushqimeve janë ato të cilat i tejkalojnë mundësitë e ushqimeve tjera. Tri super ushqime që janë dëshmuar për aftësitë e tyre shëruese dhe të nutricionit janë: xhenxhefili, shafrani dhe karotat

Një prej vetive të përbashkëta dhe të rëndësishme të këtyre ushqimeve është se janë të mbushura me antioksidantë që i luftojnë sëmundjet.

Njerëzit të cilët hanë xhenxhefil, shafran dhe karota jo vetëm se e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit por edhe i eliminojnë krejtësisht viruset dhe inflamacionet. Vetitë e tyre fuqizohen edhe më shumë kur tri produktet kombinohet, p.sh kur i konsumoni si çaj.

Efektet e xhenxhefilit, karotave dhe shafranit – Shafrani i sjell rreth 150 përfitime të ndryshme terapeutike, duke përfshirë forcimin e sistemit të imunitetit, mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe lehtësimin e efektit të sëmundjeve autoimune. Nëse e përdorni çdo ditë, mund t’i reduktoni simptomat e këtyre sëmundjeve: sëmundjeve kardiovaskulare, dhimbjes së nyejve, sëmundjes së Alzheimerit dhe epilepsisë.

Xhenxhefili është aromatik, një revistë mjekësore kishte deklaruar se ekstrakti mund të jetë agjent më efektiv sesa ilaçet e kimioterapisë, pasi i vret qelizat kanceroze. Xhenxhefili shëron marramendjen, inflamacionin, e përmirëson memorien e parandalon diabetin.

Karroat – Janë perime e zakonshme dhe rekomandohen për gjithsecilin. Ato janë antioksidant të shkëlqyeshëm dhe një studim ka deklaruar se aq më shumë karota që hani, aq më gjatë jetoni.

Si ta përgatitni një recetë super të fuqishme me këto produkte?

Vlojeni karotën në pak ujë. Pastaj shtojeni vaj kokosi, pak kripë e gjysmë luge çaji shafran, shtojeni edhe pak xhenxhefil. Kështu e krijoni një pure karote e cila është e mahnitshme dhe mund ta konsumoni kurdo./UBTNews/

Continue Reading

Shëndeti

A është i shëndetshëm peshku ton i konservuar?

Published

on

Peshku toni i konservuar nuk është vetëm i shijshëm por edhe një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese. Në një kanaçe të vetme ju do të merrni mjaftueshëm proteina dhe pak kalori.

Ka shumë varietete të këtij peshku, por ajo që duhet pasur parasysh kur blini peshk ton është përmbajtja e mërkurit. Ngrënia e shpeshtë e çdo peshku me përmbajtje të lartë mërkuri shkakton grumbullim të mërkurit në indet e trupit dhe të shkaktojë dëme në organizëm.

Kjo është diçka problematike sidomos për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël, pasi mërkuri ndikon në zhvillimin e trurit, njerëzit që jetojnë në zona të kontaminuara nga ndotësit industrialë duhet të kenë kujdes me çdo peshk të kapur në vend.

Përpiquni të kërkoni për varantet që përmbajnë më pak mërkur, konsumoni deri 1200g ose dy vakte me ushqim deti në javë.

Kërkoni për konserva të mbushura me ujë në vend të atyre me vaj, në këtë mënyrë e shmangni marrjen e kalorive dhe yndyrave të tepërta.

Përfitimet shëndetësore – Peshku ton ofron proteina dhe yndyra, që janë të shkëlqyera për balancimin e sheqerit në gjak, toni përmban acide yndyrore omega-3, të cilat janë të lidhura me një mori përfitimesh shëndetësore. Omega-3 në ushqimet e detit ndihmojë në uljen e triglicerideve, inflamacionit dhe të ndihmojë në rritjen e kolesterolit “të mirë”.

Ju merrni një grup të tërë vitaminash dhe mineralesh nga toni i konservuar, një nga mineralet që nuk merr aq vëmendje sa meriton është seleni, që ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimit të qelizave. Vetëm 3 gram ton i konservuar ju siguron gjithë vlerën ditore për selen.

Toni i konservuar ofron hekur, vitaminë B12 e vitaminë D, burime ushqimore që janë të dobishme për organizmin. Marrja e sasisë së vitaminës D dhe omega-3 lidhet me parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, rënies së aftësive njohëse dhe diabetit.

Vlerat e rekomanduara ditore për një racion me 350g ton të konservuar janë:

Kalori: 85
Yndyra totale: 1 gram (1% e vlerës ditore)
Proteina: 19 g (38% e vlerës ditore)
Karbohidrate: 0 g (0% e vlerës ditore)
Natrium: 219 g (10% e vlerës ditore)
Hekur: 2 g (1% e vlerës ditore). /UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara