Lajmet

120 milionë njerëz zhvendosen si pasojë e luftërave

Publikuar

120 milionë njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre globalisht për shkak të luftës, dhunës dhe persekutimit. Për të 12-tin vit radhazi numri është rritur, njoftoi agjencia e OKB-së për refugjatët.

Sipas agjencisë, popullsia globale e zhvendosur aktualisht është e barabartë me atë të Japonisë.

Konfliktet e reja në Sudan dhe Gaza kontribuan në rritjen, të cilën shefi i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, Filippo Grandi e quajti një “akuzë të tmerrshme për gjendjen e botës”. Ai u bëri thirrje qeverive që të trajtojnë shkaqet rrënjësore të problemit, në vend që të politizojnë refugjatët dhe të kthehen në zgjidhje të shpejta si mbyllja e kufijve, të cilat ai tha se nuk do ta zgjidhin problemin. Gjithashtu u kërkoi shteteve që të punojnë bashkarisht për zgjidhje më të qëndrueshme.

Sipas raportit vjetor të agjencisë, krizat e reja dhe të vjetra rritën numrin e refugjatëve në nivel global që nga prilli i vitit 2024.

Në Sudan, lufta që filloi midis gjeneralëve rivalë në prill të vitit 2023, solli dëbimin e mbi nëntë milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre.

Në Gaza, lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka zhvendosur rreth 75% të popullsisë – 1.7 milion njerëz – që nga muaji tetor./UBTNews/

Lajmet

​Osmani kujton vuajtjet e popullit gjatë luftës së fundit, mbi gjysma e popullsisë u bënë refugjatë

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë luftës së fundit, mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social “X” në Ditën Botërore të Refugjatëve.

Osmani u shpreh se mbi gjysma e popullsisë së Kosovës u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.

“Populli i Kosovës e kupton vuajtjen dhe sakrificën e thellë të refugjatëve në mbarë botën”, ka shkruar Osmani në X.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës, theksohet kontributi që dha për Kosovën

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobezzo.

Haxhiu gjatë takimit shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Lobezzoz.

“Angazhimi i ambasadores në forcimin e marrëdhënieve në mes Mbretërisë së Holandës dhe Kosovës ka qenë dhe do të mbetet me një peshë tejet të rëndësishme”.

“Bashkëpunimi me ministrinë Drejtësisë, veçanërisht në fuqizimin e drejtësisë tranzicionale do të mbetet një nga rezultatet më të mira të arritura në këtë partneritet”, tha Haxhiu.

Ambasadorja shprehu interesimin për rezultatet e arritura të ministrisë së Drejtësisë për të cilat uroi që të vazhdohet suksesshëm edhe në të ardhmen.

Ndërsa ambasadorja Lobezzo do të nisë kapitullin e ri të saj, ministrja Haxhiu i uroi përzemërsisht suksese, duke i shprehur miqësinë e përjetshme dhe mikpritjen e përhershme në Kosovë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Parashikimi i motit për vikend, temperaturat do të arrijnë në 36 gradë

Publikuar

nga

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31deri 36 gradë celsius.

Derisa, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme , të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.

Nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës bëhet e ditur po ashtu se java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave.

Vazhdo të lexosh

Bota

Greqia nën kërcënimin e zjarreve

Publikuar

nga

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në drejtim të Glyfadës. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pranë banesave.

Një forcë prej 29 zjarrfikësesh, me dy ekipe dhe nëntë automjete, të ndihmuar nga një helikopter nga ajri, zjarrfikës vullnetarë dhe tankera uji të autoriteteve lokale, janë vendosur për të shuar flakët.

Në një njoftim të fundit, policia tha se rihapi rrugën Athinë-Sunion për trafikun midis rrugës ”Elektras” dhe rrugës ”Minoos”, të cilën e kishin mbyllur për shkak të zjarrit. Zjarret ende të ndezura ka në Arcadia dhe Argolida, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përforcime u dërguan për të luftuar zjarret pranë Megalopoli në Arcadia dhe në Lyrkeia në Argolida, të cilat vazhduan të shtohen pasditen e së premtes.

Në një prononcim, zëvendësguvernatori i Rajonit të Peloponezit, Christos Lambropulos tha se zjarri ka dëmtuar shumë ndërtesa./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara