Lajmet

12 të vdekur dhe 645 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 12 pacientë si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç).

Ndërkaq janë regjistruar 645 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 542 testime. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok.

Numri total i rasteve pozitive është 34 mijë e 940 raste nga 132 mijë e 728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 926 raste të vdekjes./UBTNews

Rajoni

Studentët e UBT-së morën pjesë në debatin e kandidatëve për Komunën e Prishtinës në RTV Dukagjini

Published

on

Studentët e Fakultetit të Medias, Fakultetit Juridik dhe atij të Studimeve të Sigurisë në UBT, patën mundësinë të marrin pjesë nga afër në debatin e zhvilluar ndërmjet kandidatëve për Komunën e Prishtinës, i transmetuar drejtpërdrejt nga RTV Dukagjini.

Ky aktivitet u organizua me qëllim që studentët të përfitojnë përvojë praktike dhe të njohin më mirë mënyrën se si zhvillohen debatet publike e politike në media, si dhe rolin e institucioneve të informimit në proceset demokratike.

Gjatë qëndrimit në ambientet e RTV Dukagjinit, studentët patën mundësi të shohin nga afër procesin profesional të organizimit dhe transmetimit të një debati televiziv, duke vëzhguar punën e gazetarëve, moderatorëve dhe stafit teknik. Përmes kësaj vizite, ata thelluan njohuritë e tyre për etikën e komunikimit publik, qasjen ligjore ndaj mediave dhe aspektet e sigurisë që lidhen me organizimin e ngjarjeve të tilla.

UBT vazhdimisht inkurajon përfshirjen e studentëve në aktivitete praktike që lidhen drejtpërdrejt me fushat e tyre të studimit, me qëllim që të përgatisë profesionistë të aftë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e dialogut publik në zhvillimin demokratik të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Prokurori i Shtetit: Rreth 80 prokurorë do të angazhohen për mbrojtjen e votës së lirë më 9 nëntor

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, që do të mbahen të dielën më 9 nëntor 2025, janë bërë të gjitha përgatitjet për mbrojtjen e votës dhe ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Sipas komunikatës për media, rreth 80 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin e Kosovës, me kujdestari të vazhdueshme deri në përfundim të procesit të votimit dhe numërimit.

Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, shkruhet në komunikatë./EO

Continue Reading

Rajoni

Nga arkivat e QKK-së te kujtimet e luftës: Një vizitë studimore e studentëve të Artit dhe Medias Digjitale në UBT

Published

on

Në kuadër të programit akademik të Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale (AMD) në UBT, studentët e klasave Dizajn Multimedia 1 dhe Efekte Vizuale dhe Film 1, nën udhëheqjen e ligjëruesve Dardan Luta dhe Laura Ymeri, zhvilluan një vizitë studimore me dy ndalesa kryesore që pasqyrojnë rëndësinë e njohjes së praktikës profesionale dhe historisë kulturore të Kosovës.

Vizita e parë u zhvillua në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK), ku studentët u takuan me drejtoreshën Blerta Zeqiri. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi misionin dhe vizionin e QKK-së, mundësitë për aplikim të studentëve për financimin e filmave studentor në vitin 2026, si dhe rëndësia e mbështetjes së talenteve të reja në fushën e kinematografisë. Përveç kësaj, përgjegjësi arkivor Ilir Gjoci prezantoi studentët me arkivin e QKK-së dhe mënyrën e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së materialeve filmike ekzistuese.

Vizita e dytë u realizua në Muzeun e Fëmijëve të Vrarë dhe Zhdukur gjatë Luftës, ku studentët patën mundësinë të njihen me ekspozitën “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”. Ata zhvilluan një bisedë të frytshme me udhëheqësen dhe kuratoren e ekspozitës, Blerta Hocia, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të drejtave humanitare.

Këto vizita studimore kanë një vlerë të veçantë për studentët e AMD-së, pasi ofrojnë një eksperiencë praktike që lidh dijen teorike me realitetin profesional dhe kulturor. Njohja me institucionet kulturore dhe historike ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi kritike, të kuptojnë më mirë sfidat e industrisë së medias dhe kinematografisë, dhe të frymëzohen për projekte kreative dhe kërkimore.

UBT vazhdon të nxisë iniciativa të tilla, duke u siguruar studentëve infrastrukturën, mbështetjen dhe mundësitë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe për të kontribuar në zhvillimin e artit, medias dhe kulturës digjitale në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Finlanda ofron mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

By

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ishte sot për vizitë pune në Helsinki të Finlandës.

Në një postim në platformën “X”, ai ka deklaruar se vizita u organizua nga Elina Valtonen, ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Diskutuam në detaje për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Sorensen.

Në fund, ai ka pohuar se është mirënjohës për interesin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë–Serbi.

Continue Reading

Të kërkuara