Teknologji

12 shtetet që e kanë ndaluar Bitcoin

Bitcoin ka qenë produkt polemikash.

Published

on

Që prej futjes së tij në treg në vitin 2009, Bitcoin ka qenë produkt polemikash dhe e njëjta gjë ka ndodhur me të gjithë kriptovalutat që e ndoqën.

Edhe pse është kritikuar gjerësisht për paqëndrueshmërinë e tij, përdorimi i Bitcoin në transaksione të jashtëligjshme si dhe sasia e tepruar e elektricitetit që duhet për ta ‘gërmuar’ atë, janë parë nga shumë përdorues sidomos në vendet perëndimore si një port i sigurt gjatë një stuhie ekonomike.

Por ndërkohë që shumë njerëz po mbështeten tek kriptovalutat qoftë në formën e investimit apo kursimeve, problematikat e mësipërme po përkthehen në kufizime të ndryshme kudo në botë.

Status ligjor i Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera (si Etherium, LTC, Ripple etj.) varion nga shteti në shteti.

Edhe pse shumica e shteteve në botë nuk e kanë bërë vetë Bitcoin-in të jashtëligjshëm, statusi i tij si formë pagese apo komoditeti ndryshon.

Këto janë shtetet që kanë një marrëdhënie jo të mirë me Bitcoin.

Algjeria

Momentalisht Algjeria e ndalon përdorimin e kriptovalutave, qoftë për blerje, shitje apo edhe vetë zotërimin e tij.

Bolivia

Që prej vitit 2014, Bolivia e ka ndaluar tërësisht përdorimin e Bitcoin.

Kina

Zyrtarë të lartë kinezë kanë ngritur shpesh alarmin kundër përfshirjes së qytetarëve të tyre në tregun e aseteve digjitale, duke iu referuar atyre si ‘asete spekulative’.

Por mundimet e Kinës për të nënvlerësuan Bitcoin – një valutë të decentralizuar që vepron jashtë kontrollit të qeverive apo institucioneve – shihet nga kritikët si një përpjekje për të promovuar valutën e tyre elektronike, Yuan-in Digjital.

Banka PBoC është e para bankë qendrore në botë që ka hedhur në treg valutën e saj digjitale duke e bërë më të lehtë monitorimin e transaksioneve të kryera nga qytetarët.

Kolumbia

Në Kolumbi, institucionet financiare nuk lejohen të pranojnë asnjë transaksion me Bitcoin. Qeveria i paralajmëroi të gjithë institucionet financiare në vitin 2014, se nuk mund t’i “mbronin, investonin, ndërmjetësonin apo menaxhonin paratë virtuale”.

Egjipt

Trupa islamike kryesore në Egjipt, Dar al-Ifta, lëshoi një dekret në vitin 2018 duke e klasifikuar Bitcoin si ‘haram’ – diçka që shihet si e ndaluar nga legjislatura islame.

Indonezia

Që prej vitit 2018, edhe banka qendrore e Indonezisë miratoi rregullore që e ndalojnë tërësisht përdorimin e kriptovalutave si formë pagese.

Irani

Bitcoin ka një marrëdhënie komplekse me regjimin iranian. Në mënyrë që të shmangi ndikimin e keq të sanksioneve ekonomike, Irani është mbështetur tek praktikat fitimprurëse të ‘gërmimit’ të Bitcoin, në mënyrë që të financojë importet.

Edhe pse Banka Qendrore e ndalon tregtinë me kriptovaluta që ‘gërmohen’ jashtë vendit, ‘gërmimi’ i Bitcoin brenda për brenda vendit në fakt inkurajohet dhe nxitet me paketa ekonomike.

Rreth 4.5% e gërmimit të Bitcoin në të gjithë botën ndodh në Iran, që sipas analizave arrin një vlerë mbi $ 1 miliardë dollarë.

Në mënyrë që industria e tyre të lulëzojë, Irani i ofron ‘gërmuesve’ të licencuar energji elektrike të lirë por i detyron ata t’ia shesin kriptomonedhat vetëm Bankës Qendrore.

Nepal

Nepali e deklarojë të jashtëligjshëm Bitcoin që prej gushtit 2017.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut është i vetmi shtet evropian që e ka ndaluar tërësisht përdorimin e kriptovalutave.

Rusia

Edhe pse kriptovalutat nuk janë të jashtëligjshme në Rusi, kjo temë ka prodhuar një konflikt të vazhduar në vend.

Rusia miratoi një ligj në vitin 2020, i cili për herë të parë i vendosi kriptovalutat në një kategori si pronat që i nënshtrohen taksimit.

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka lidhur vazhdimisht kriptovalutat me aktivitetin kriminal, duke kërkuar më tepër vëmendje ndaj transaksioneve ndërkombëtare.

Në korrik, Prokurori i Përgjithshëm propozoi një legjislacion që do e bënte të mundur për policinë të konfiskojë kriptomonedha të përfituara në mënyrë të jashtëligjshme.

Turqia

Shumë qytetarë turq u mbështetën tek kriptovalutat teksa lira turke po humbte vlerën me ritme të shpejta vitin e kaluar. Ndërsa niveli i përdorimit të kritpovalutave në Turqi është ndër më të lartit në të gjithë botën, vendosja e ligjeve të reja erdhi me shpejtësi këtë vit, teksa inflacioni kapi nivele rekord këtë prill.

Në prill 2021, Banka Qendrore turke miratoi një ligj që e ndalon përdorimin e çdo lloj kriptovalute në mënyrë direkte apo indirekte.

Të nesërmen, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan akuzoi lidhjet e kriptovalutave me skemat e pastrimit të parave apo edhe financimit të terrorizmit.

Vietnami

Banka Shtetërore e Vietnamit ka deklaruar jashtligjshmërinë e Bitcoin dhe çdo lloj kriptovalute tjetër duke vendosur gjoba deri në €7,445 pranimin apo lëshimin e tyre.

Sidoqoftë, qeveria nuk e ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në bursë duke përdorur Bitcoin apo edhe zotërimin e tyre si asete.

Continue Reading

Teknologji

DB12 S i ri nga Aston Martin, performancë maksimale dhe dizajn unik

Published

on

Aston Martin ka prezantuar modelin e ri DB12 S, i cili i bashkohet linjës së performancës së lartë të markës britanike, përkrah DBX S dhe Vantage S, si pjesë e strategjisë së CEO-s Adrian Hallmark për të ofruar më shumë versione sportive të modeleve ekzistuese.

Modeli DB12 S sjell përmirësime të dukshme në performancë dhe dizajn, duke e bërë edhe më emocionuese përvojën e drejtimit.

Nën kapakun elegant ndodhet motori V8 4.0 litra me dy turbo, i cili tani prodhon 691 kuaj fuqi, duke e bërë makinën të arrijë nga 0 në 100 km/orë për vetëm 3.4 sekonda (3.5 sekonda për versionin Volante). Shpejtësia maksimale arrin 320 km/orë.

Përveç fuqisë së shtuar, DB12 S përfshin frena qeramike karboni standarde, me disqe 16.1 inç përpara dhe 14.2 inç mbrapa, si dhe sistemin e ri të kontrollit të frenimit në kthesa.

Përmirësimet përfshijnë amortizatorët Bilstein DTX, diferencial elektronik të pasmë të avancuar e ngurtësim të shufrave kundër rrotullimit, për një drejtim më të saktë dhe stabilitet të lartë. Në pamje të jashtme, DB12 S dallohet me ndarësin aerodinamik të përparmë me dy elementë, grilat e reja të motorit (me ngjyrë të zezë ose fibra karboni).

Dhe, një spojler të fiksuar të pasmë e katër tuba shkarkimi inox – me mundësi për sistem titaniumi që ofron zë më të fuqishëm dhe peshë më të ulët. Brendësia e makinës kombinon luksin me sportivitetin, duke përfshirë lëkurë premium dhe Alcantara, si dhe një buton metalik rrotullues të kuq në qendër të konsolës – simbol i versionit “S”.

Modeli DB12 S do të jetë i disponueshëm në variantet kupé dhe kabriolet, me porosi që nisin që tani dhe dorëzime të planifikuara për tremujorin e parë të vitit 2026. Çmimi ende nuk është zbuluar, por pritet të jetë mbi 275 mijë dollarë, duke pasur parasysh që versioni bazë DB12 fillon nga 250 mijë dollarë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Meta përditëson algoritmin e Facebook për të treguar më shumë Reels

Published

on

Meta njoftoi të martën një përditësim të ri të algoritmit të Facebook, i cili synon të shfaqë më shumë video Reels të personalizuara bazuar në preferencat e përdoruesve.

Ndryshimi përfshin funksione të reja që ofrojnë përdoruesve më shumë kontroll mbi përmbajtjen që shohin, sugjerime kërkimi të mundësuara nga inteligjenca artificiale dhe “flluska” miqsh të rinj që tregojnë postimet e preferuara të miqve.

Përdoruesit mund të zgjedhin opsionin “nuk jam i interesuar” në një Reel ose të raportojnë komente të papërshtatshme, duke ndihmuar algoritmin të përshtatet me preferencat e tyre.

Funksioni “Ruaj” është përditësuar gjithashtu, duke e bërë më të lehtë mbledhjen e Reels dhe postimeve të preferuara në një vend.

Ky përditësim vjen pas ankesave të përdoruesve për përmbajtje mashtruese, bezdisëse ose video të gjeneruara nga AI me cilësi të ulët. Meta ka investuar në këtë drejtim, duke lansuar edhe burimin video “Vibes”, i cili ofron përmbajtje të gjeneruar nga AI.

Sipas kompanisë, përdoruesit do të shohin 50% më shumë Reels të ngarkuara në të njëjtën ditë, duke favorizuar përmbajtjen më të freskët.

Sugjerimet e reja të kërkimit i ndihmojnë përdoruesit të zbulojnë më shumë video të ngjashme me interesat e tyre, flluskat e miqësisë do t’u lejojnë përdoruesve të shohin cilat video kanë pëlqyer miqtë e tyre dhe të hapin mesazhe private me një trokitje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Amazon investon 1 miliard euro në Belgjikë për të përmirësuar dërgesat brenda ditës

Published

on

Gjigandi amerikan i teknologjisë, Amazon, ka njoftuar planet për të investuar një miliard euro në Belgjikë gjatë periudhës 2025–2027, raportoi të mërkurën gazeta L’Echo.

Kompania synon të zhvillojë infrastrukturën lokale dhe të forcojë partneritetet me operatorin belg të postës Bpost dhe me kompanitë e vogla dhe të mesme në vend.

Qëllimi kryesor është të përmirësojë zinxhirët e furnizimit në Belgjikë, duke mundësuar dërgesa brenda ditës për klientët.

Aktualisht, Amazon punëson rreth 400 persona në Belgjikë dhe ka investuar afërsisht 800 milionë euro gjatë 10 viteve të fundit në vend. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Teknologji

OpenAI ndërmerr masa kundër keqpërdorimit të ChatGPT

Published

on

OpenAI njoftoi të martën se ka mbyllur disa llogari të ChatGPT-së që dyshohet se kishin lidhje me entitete qeveritare kineze.

Në raportin e fundit mbi kërcënimet publike, kompania tha se disa përdorues kishin kërkuar nga chatbot-i që të përshkruante mënyra për “dëgjimin” e mediave sociale dhe metoda të tjera monitorimi veprime që shkelin politikat e saj të sigurisë kombëtare.

Raporti i firmës me seli në San Francisko thekson shqetësime në lidhje me rreziqet e mundshme të keqpërdorimit të inteligjencës artificiale gjeneruese, në një kohë kur rivaliteti mes SHBA-së dhe Kinës për kontrollin e zhvillimit dhe rregullimit të teknologjisë po rritet.

OpenAI bëri të ditur gjithashtu se ka pezulluar disa llogari në gjuhën kineze që përdornin ChatGPT për të ndihmuar fushata “phishing” dhe krijim të “malware”-eve, si dhe për të hulumtuar mënyra automatizimi përmes modelit DeepSeek të Kinës.

Kompania tha po ashtu se ka ndërprerë llogaritë e lidhura me grupe të dyshuara kriminale rusishtfolëse, të cilat po përpiqeshin të përdornin chatbot-in për zhvillimin e softuerëve të dëmshëm.

OpenAI, e cila aktualisht ka mbi 800 milionë përdorues aktivë çdo javë, është bërë startup-i më i vlefshëm në botë me një vlerësim prej 500 miliardë dollarësh, pas një shitjeje të fundit dytësore të aksioneve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara