Lajmet

​12 gushti, Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Published

on

Dita Ndërkombëtare e Rinisë përkujtohet çdo vit më 12 gusht, duke sjellë çështje rinore në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe duke festuar potencialin e të rinjve si partnerë në shoqërinë e sotme globale.

Ajo është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e Rezolutës 54/120 dhe është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën. Koncerte, seminare, ngjarje kulturore, që përfshijnë zyrtarë dhe takime kombëtare dhe lokale qeveritare dhe organizatat rinore zhvillohen në botë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Tentativat e para për kujdesin ndaj rinisë janë qe në vitin 1965, në Rezolutën 2037 (XX), ku Asambleja e Përgjithshme miratoi Deklaratën mbi Promovimin midis Rinisë të Idealeve të Paqes, Respektit të Ndërsjellë dhe Mirëkuptimit midis Popujve.

Nga 1965-1975, si Asambleja e Përgjithshme ashtu edhe Këshilli Ekonomik dhe Social theksuan tri tema themelore në fushën e rinisë: pjesëmarrja, zhvillimi dhe paqja. Gjithashtu u theksua nevoja për një politikë ndërkombëtare për të rinjtë.

Në vitin 1979, Asambleja e Përgjithshme, me Rezolutën 34/151, caktoi 1985 si Vitin Ndërkombëtar të Rinisë: Pjesëmarrja, Zhvillimi, Paqja.

Në vitin 1985, me rezolutën 40/14, Asambleja miratoi udhëzimet për planifikimin e mëtejshëm dhe ndjekjen e duhur në fushën e rinisë.

Udhëzimet janë domethënëse për përqendrimin e tyre tek të rinjtë si një kategori e gjerë që përfshin nëngrupe të ndryshme, sesa një entitet i vetëm demografik. Ato ofrojnë propozime për masa specifike për të adresuar nevojat e nëngrupeve siç janë të rinjtë me aftësi të kufizuara, të rinjtë rurale dhe urbane dhe gratë e reja.

Më 17 dhjetor 1999, në Rezolutën e saj 54/120, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rekomandimin e bërë nga Konferenca Botërore e Ministrave Përgjegjës për Rininë (Lisbonë, 8-12 gusht 1998) që 12 Gushti të shpallet Dita Ndërkombëtare e Rinisë.

Asambleja rekomandoi që aktivitetet e informimit publik të organizohen për të mbështetur Ditën si një mënyrë për të promovuar ndërgjegjësimin më të mirë të Programit Botëror të Veprimit për Rininë, i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme në 1996 (rezoluta 50/81).

Rezoluta 2250 e Këshillit të Sigurimit për Rininë, Paqen dhe Sigurinë përfaqëson një njohje të paprecedentë të nevojës urgjente për të angazhuar ndërtuesit e rinj të paqes në promovimin e paqes dhe luftën kundër ekstremizmit dhe qartë i pozicionon të rinjtë si partnerë të rëndësishëm në përpjekjet globale.Syri./UBTNews/

Lajmet

Regjistrimet kanë filluar – Profesionin që ëndërron e gjen në UBT!

Published

on

By

UBT ka hapur zyrtarisht regjistrimet për vitin e ri akademik, duke ftuar maturantët dhe të gjithë të rinjtë që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme të bëhen pjesë e institucionit lider në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon.

UBT vazhdon të ofrojë një model të veçantë të studimit, ku arsimi cilësor ndërthuret me teknologjinë, inovacionin, kërkimin shkencor dhe përvojën praktike, duke përgatitur studentët për tregun modern të punës dhe sfidat globale.

Studentët që zgjedhin UBT-në përfitojnë nga mbi 50 programe dhe më shumë se 150 fusha specializimesh studimi në nivelet Bachelor dhe Master, të ndërtuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe të orientuara drejt profesioneve më të kërkuara të së tashmes dhe së ardhmes.

Përmes laboratorëve modernë, UBT Smart City, bashkëpunimeve me universitete prestigjioze ndërkombëtare, mobilitetit akademik dhe partneriteteve me industrinë, UBT krijon një ekosistem të plotë ku teoria shndërrohet në praktikë dhe idetë në projekte konkrete.

Në UBT, studentët zhvillojnë kompetenca profesionale, aftësi lidershipi, kulturë inovative dhe përvojë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e një komuniteti akademik që për më shumë se një çerek shekulli ka nxjerrë mijëra profesionistë të suksesshëm në Kosovë, rajon dhe botë.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online dhe të sjellin dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në qendrat e UBT-së.

Profesionin që ëndërron e gjen në UBT.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Lajmet

Prishtina organizon ngjarje për 250-vjetorin e SHBA-së, theksohet partneriteti Kosovë–SHBA

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar organizimin e një ngjarjeje të veçantë nën patronatin e Kryeqytetit me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja, me titull “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”, do të mbahet më 2 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në Emerald në Prishtinë.

Sipas Ramës, aktiviteti synon të vërë në pah partneritetin e veçantë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe të trajtojë historinë e lirisë dhe miqësisë mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se kjo ngjarje do të fokusohet në bashkëpunimin e vazhdueshëm që, sipas tij, ka kontribuar në ndërtimin e së ardhmes dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

NASA: Dhjetëra mijëra ndërtesa të dëmtuara pas tërmeteve në Venezuelë

Published

on

NASA ka vlerësuar se rreth 58,870 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar si pasojë e tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën javën e kaluar, sipas një analize satelitore.

Vlerësimi bazohet në imazhe radar nga satelitët Sentinel-1 të Agjencisë Hapësinore Evropiane, të cilët përdoren për të identifikuar ndryshime në sipërfaqe dhe infrastrukturë pas fatkeqësive natyrore.

Sipas një deklarate, bëhet fjalë për një vlerësim paraprak të prodhuar brenda pak ditësh nga ngjarja dhe që tregon “ndryshim të menjëhershëm të sipërfaqes në përputhje me dëmet”.

Analiza është realizuar nga studiuesit Corey Scher dhe Jamon Van Den Hoek nga Universiteti i Oregonit. Autoritetet theksojnë se të dhënat ende nuk janë verifikuar në terren dhe duhet të konsiderohen vetëm si tregues fillestar.

Ndërkohë, Jorge Rodriguez, president i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, ka deklaruar se numri zyrtar i ndërtesave të dëmtuara ose të shembura është rreth 855, duke treguar një dallim të madh mes vlerësimeve satelitore dhe atyre të konfirmuara nga terreni./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shefi i OBSH-së për Evropën: Nxehtësia ekstreme të trajtohet si një krizë shëndetësore

Published

on

Një valë e fortë të nxehti që ka prekur Evropën dhe ka marrë mijëra jetë ka ngritur shqetësime serioze për gatishmërinë e sistemeve shëndetësore përballë temperaturave ekstreme.

Temperaturat në disa pjesë të kontinentit kanë arritur deri në 40°C, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të thirrjeve emergjente dhe shtim të pacientëve me probleme shëndetësore të lidhura me nxehtësinë, përfshirë goditjen nga nxehtësia, dehidratimin dhe komplikime të tjera, veçanërisht te të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, ka bërë thirrje që nxehtësia ekstreme të trajtohet si krizë shëndetësore dhe që masat parandaluese të merren para arritjes së kulmit të temperaturave.

“Gatishmëria për nxehtësinë duhet të jetë funksionale: lirimi i shtretërve, mbrojtja e pacientëve me rrezik të lartë, sigurimi i ftohjes, kontrollimi i energjisë rezervë dhe mbështetja e punonjësve të shëndetësisë”, ka deklaruar ai në një postim në rrjetin social X.

Në Francë, spitalet kanë raportuar rritje katërfish të rasteve të lidhura me nxehtësinë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar shërbimet emergjente kanë regjistruar numrin më të lartë të thirrjeve ndonjëherë, me mbi 8,800 intervenime brenda një dite.

Disa spitale të NHS-së janë detyruar të shpallin gjendje kritike për shkak të problemeve me sistemet e ftohjes, gjë që ka ndikuar në funksionimin e pajisjeve mjekësore dhe reparteve spitalore, duke rritur më tej presionin mbi shërbimet shëndetësore./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara