Lajmet

11 të famshëm që publikisht e pranuan se nuk do ta marrin vaksinën

Disa fytyra publike që kanë zbuluar se nuk e kanë ndërmend ta marrin vaksinën në këtë kohë.

Published

on

Deri më tani, shumë të famshëm e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 për të ndihmuar që pandemia të përfundojë dhe t’i mbajë të gjithë të sigurt kundër virusit vdekjeprurës.

Megjithatë, janë disa fytyra publike që kanë zbuluar se nuk e kanë ndërmend ta marrin vaksinën në këtë kohë. Zgjedhja e tyre është e tyre, dhe disa ofruan edhe arsyetim për këtë.

Vaksina rekomandohet nga zyrtarët e shëndetit publik dhe deri më tani ka treguar shumë pak efekte anësore në studime. Me përhapjen e shpejtë të variantit Delta, zyrtarët e shëndetit publik po kërkojnë vaksinim më shumë se kurrë.

Çdo deklaratë e bërë nga këto të famshëm është e tyre dhe nuk është miratim nga Klan Kosova:

Reperi Offset tha se nuk planifikon të marrë vaksinën.

“Nuk kam besim,” tha Offset kur u pyet nëse do të vaksinohej. Ai më pas shtoi se lexoi një histori për disa të vaksinuar që kishin një efekt anësor të rrallë pas marrjes së vaksinës dhe se nuk dëshiron të ndihet si subjekt testimi.

Anwar Hadid, i dashuri i Dua Lipës, zbuloi se nuk do të merr vaksinën, gjatë një sesioni pyetjesh në Instagram në dhjetor.

Në një intervistë të fundit, aktorja e Grease dhe ylli legjendar Olivia Newton John, 72 vjeçe, u pyet nëse do ta merrte vaksinën.

“Jo në këtë fazë, jo” tha Olivia (përmes Herald Sun të Australisë)

“Unë nuk jam anti-vaksinës. Jam kundër vendosjes së merkurit dhe pesticideve në trupin tim, të cilat gjenden në shumë vaksina”, tha vajza e saj, Chloe Lattanzi.

Ky pretendim nuk mund të mbështetet nga shkenca mjekësore. “Për mua mjekësia e vërtetë është ajo që vjen nga toka. Unë mendoj se njerëzit i besojnë vaksinave sepse mjeku thotë se është e sigurt, unë e kam përdorur ”

Olivia kohët e fundit u diagnostikua me kancer për herë të tretë.

Në shtator të vitit 2020, Elon Musk dha një intervistë për New York Times dhe tha se nuk do ta merrte vaksinën.  “Madje as fëmijët e mi”, kishte deklaruar ai.

Mendimi i tij duket se ka ndryshuar që atëherë, pasi shkroi në Twitter si më poshtë:

Për të qenë i qartë, unë i mbështes vaksinat në përgjithësi dhe vaksinat kundër COVID-it në mënyrë specifike. Shkenca është e qartë. Në raste shumë të rralla ka një reaksion alergjik, por kjo adresohet lehtësisht me një EpiPen“.

Zach Rance i Big Brother doli me një fjalim që e postoi në Twitter lidhur me vaksinën e COVID-19, duke deklaruar se nuk do të merrte.

Summer Walker, kantautorja e “Girls Need Love” përhapi dezinformata të COVID-19 në lidhje me vaksinën

Komediani dhe aktori, Rob Schneider, ka postuar një cicërimë në Twitter, e cila është etiketuar si çorientuese nga ky rrjet social, duke theksuar se ai nuk e dëshiron vaksinën.

Chet Hanks (djali i Tom Hanks dhe Rita Wilson)

Pavarësisht se prindërit e tij ishin dy nga të famshmit e parë që zbuluan se po luftonin me COVID-in në mars të vitit 2020, Chet Hanks publikoi një video duke thënë se nuk do vaksinohej.

Laura Osnes zbuloi se nuk është e vaksinuar.

Ajo shpjegoi, “Rasti im është personal. Unë qëndroj pranë vendimit që unë dhe burri im, me ndihmën e mjekut tonë, e kemi marrë për veten, planifikimin e familjes dhe të ardhmen tonë. Ka kaq shumë që ende nuk dihet. Një ditë, mbase do të ndihemi më të sigurt në hulumtim për të marrë në konsideratë një pozicion tjetër. Me informacionin që është aktualisht në dispozicion, megjithatë, kam një bindje se unë (dhe shumë të tjerë, si brenda ashtu edhe jashtë industrisë sime) ndihem e detyruar të qëndroj në pritje”.

Kirstie Alley zbuloi se nuk është e vaksinuar.

“Epo meqenëse jeni kaq të sjellshëm, do t’i përgjigjem kësaj. Sapo e kalova COVID-in. Jo nuk jam e vaksinuar sepse kam antitrupa pasi sapo kalova COVID-in 3 javë më parë”, shkroi ajo në Twitter.

Samaire Armstrong është kundër vaksinimit dhe qëndrimin e saj e ka bërë të qartë në disa prej postimeve në Twitter.

’Unë e kam thënë këtë më parë dhe do ta them përsëri; Kurrë nuk do ta kuptoj një person të shëndetshëm me zero gjasa për sëmundje të rëndë nga një variant gripi që ka një shkallë mbijetese 99.9%, të injektojë veten me një vaksinë të paprovuar të bërë nga kriminelët, sepse një i huaj po i nxit ta bëjnë këtë”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Vendi

UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”

Published

on

By

Është mbajtur takimi i parë online i punës që shënon nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm akademik ndërkombëtar në kuadër të aktivitetit “Virtual NATO Simulation”, i cili për herë të parë po zhvillohet në Kosovë me përfshirjen e studentëve të University for Business and Technology.

Ky projekt inovativ synon të sjellë një përvojë të drejtpërdrejtë të proceseve vendimmarrëse dhe diplomatike në kuadër të NATO, përmes një simulimi virtual që përfshin role të nivelit të lartë politik, diplomatik dhe të sigurisë.

Në kuadër të këtij simulimi, me iniciativë të Dekanes së Fakultetit Shkenca Politike në UBT, dy grupe studentësh, do të përfaqësojnë shtete anëtare të NATO-s përmes formatit role play. Njëri grup do të simulojë rolin e Turqia, ndërsa grupi tjetër atë të Italia, duke u angazhuar në diskutime dhe vendimmarrje që pasqyrojnë realitetin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare.

Përmes këtij angazhimi, studentët do të përjetojnë nga afër dinamikën e negociatave, koordinimit institucional dhe diplomacisë shumëpalëshe.

Ky bashkëpunim po realizohet në partneritet me Liberty UniversityShtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me universitete të tjera të rajonit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët akademike për shkëmbim përvojash, njohurish dhe praktikash ndërkombëtare.

Virtual NATO Simulation u ofron studentëve një qasje praktike dhe ndërvepruese ndaj çështjeve të sigurisë globale, duke zhvilluar aftësi konkrete në analizë strategjike, komunikim institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Takimi i parë online përbën hapin fillestar të një rrugëtimi të ri për UBT-në dhe studentët e saj, duke e pozicionuar Kosovën në një platformë aktive të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe duke dëshmuar rolin në rritje të institucioneve vendore në nisma që ndërlidhin arsimin e lartë me realitetet globale.

Continue Reading

Vendi

Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës

Published

on

By

Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku mori pjesë në një konferencë shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Bolonjës, në bashkëpunim me disa universitete shqiptare.

I themeluar në vitin 1088, Universiteti i Bolonjës konsiderohet universiteti më i vjetër në botë dhe një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Evropë, me një traditë të gjatë akademike dhe kërkimore.

Konferenca, e mbajtur më 19 dhe 20 shkurt 2026, kishte për temë kryesore: “Arbëreshët e Italisë, një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut” (The Arbëreshë of Italy, a civilization between the two shores of the Adriatic Sea).

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të saj, studiues nga fusha të ndryshme trajtuan aspekte historike, kulturore, gjuhësore dhe identitare të komunitetit arbëresh, duke theksuar rolin e tyre në ndërlidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në kuadër të kësaj konference, Prof. ass. dr. Xhevahire Millaku prezantoi kumtesën me temë: “Gjuha dhe arti diplomatik e letrar i Ismail Kadaresë në studimet italiane”.

Në paraqitjen e saj, ajo trajtoi dimensionin gjuhësor dhe estetik të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, duke u ndalur në mënyrën se si krijimtaria e tij është studiuar dhe interpretuar në qarqet akademike italiane, si dhe në rolin që ajo ka luajtur në ndërtimin e urave kulturore ndërmjet dy vendeve.

Continue Reading

Vendi

Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova

Published

on

By

UBT International Smart Schools organizoi me sukses edicionin e dytë të Testit Provues të Arritshmërisë, me mbi 1,500 nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Kosova që morën pjesë. Ky test, i vetmi i këtij lloji në vend, ka për qëllim vlerësimin gjithëpërfshirës të njohurive të nxënësve dhe do t’u ofrojë atyre që kanë sukses mundësinë për të fituar bursa shkollimi nga 25% deri në 100% në UBT International Smart Schools.

Testi u zhvillua online dhe pa pagesë, duke mundësuar pjesëmarrje të lehtë nga çdo vend. Ai u nda në katër pjesë kryesore:

  • Gjuhët dhe Komunikimi – Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze
  • Shkencat e Natyrës – Biologji, Kimi dhe Fizikë
  • Shkencat Shoqërore – Histori dhe Gjeografi
  • Matematika dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)

Ky test provues ishte një mundësi unike për nxënësit që të testojnë njohuritë e tyre dhe të hapin rrugën drejt një arsimi cilësor, inovativ dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja rekord e mbi 1,500 nxënësve tregon interesin e madh të të rinjve për të zhvilluar potencialin e tyre akademik dhe për të përfituar nga mundësitë e bursave të ofruara.

UBT International Smart Schools falënderon të gjithë nxënësit dhe prindërit për besimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar se përkushtimi ndaj arsimit dhe inovacionit mbetet prioritet kryesor i institucionit.

Për më shumë informacione mbi programet dhe mundësitë e tjera të UBT International Smart Schools, mund të kontaktoni në 046 332 233.

Continue Reading

Lajmet

Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale

Published

on

By

Aktorja shqiptare nga Kosova, Fatlume Bunjaku, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz European Shooting Stars në kuadër të Berlinale, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe atë ballkanike në skenën ndërkombëtare. Ky program, i organizuar çdo vit nga European Film Promotion në bashkëpunim me Berlinalen, konsiderohet një nga platformat më prestigjioze për promovimin e aktorëve evropianë me potencial për një karrierë ndërkombëtare të suksesshme.

Juria e këtij edicioni përbëhej nga emra të njohur të botës së filmit, përfshirë regjisorin fitues të Oscar-it, Danis Tanović, aktoren Danica Ćurčić, kritiken e filmit Leila Latif, regjisoren Jo Monteiro dhe producentin Jacques-Henri Bronckart. Sipas vlerësimit të tyre, Bunjaku lë një gjurmë të pashlyeshme te shikuesi, duke shfaqur një prezencë të fuqishme në ekran dhe një thellësi emocionale mbresëlënëse. Juria theksoi se talenti dhe angazhimi i saj e bëjnë atë një aktore me potencial të jashtëzakonshëm.

Përveç suksesit në film, Fatlume Bunjaku njihet edhe si profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike në UBT, ku ndan eksperiencën dhe pasionin e saj me studentët, duke i frymëzuar ata drejt karrierave në art dhe aktrim. Prania e saj si “Shooting Star” në Berlinale u cilësua si një moment historik jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Gjatë ceremonisë, Bunjaku tërhoqi vëmendjen e agjentëve dhe regjisorëve ndërkombëtarë, jo vetëm për interpretimin e saj bindës, por edhe për qasjen modeste dhe të ngrohtë. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që industria globale e filmit të vlerësojë kineastët e Ballkanit, duke theksuar potencialin e madh të rajonit dhe nevojën për më shumë mundësi dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Aktorja u nominua në këtë program për filmin Hana, me regji nga Ujkan Hysaj, ku interpreton rolin suportues të Mrikës. Ky vlerësim i hap rrugë prezantimit të saj në një nga skenat më të rëndësishme të kinematografisë botërore dhe shënon një kapitull të ri krenarie për artin shqiptar në nivel evropian dhe global.

Continue Reading

Të kërkuara