Lajmet

11 mijë zyrtarë publikë janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre në APK

Published

on

Në kuadër të procesit të deklarimit të pasurisë, rreth 11 mijë zyrtarë publikë janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit deri më 31 mars, në të kundërtën do të shqiptohen gjoba ndaj tyre. Ky proces ka nisur nga data 1 mars dhe do të përfundojë në fund të këtij muaji. Kështu bënë të ditur, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, i cili thekson se deri tani kanë deklaruar pasuritë nga rreth 1 mijë e 200 zyrtarë, ndërsa 1 mijë e 53 të tjerë kanë nisur procesin, por ende nuk e kanë përfunduar. Sipas tij, asnjë nga zyrtarët e lartë të shtetit për 12 ditët e para nuk e kanë përfunduar këtë proces.

Buleshkaj thekson se, edhe pse 20 për qind e zyrtarëve kanë përfunduar ose kanë nisur deklarimin, kjo nuk është e mjaftueshme, pasi që sipas tij, është e rëndësishme që procesi të përfundohet në afat për të shmangur gabimet dhe harrimin e mundshëm të deklaratës. Ai bëri thirrje që zyrtarët të kryejnë deklarimin e pasurisë sa më shpejt dhe jo të presin deri në ditën e fundit.

“Muaji mars është i deklarimit të pasurisë. Janë rreth 11 mijë zyrtarë publik e rreth 12 mijë pozita të cilët janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë. Deklarimi ka filluar, sistemi është hap me 1 mars dhe mbyllet me 31 mars. Zyrtarët që kanë deklaruar pasurinë deri sot janë rreth 1 mijë e 200 zyrtarë, ndërsa janë 1 mijë e 53 të cilët kanë filluar, por nuk e kanë përfunduar deklarimin e pasurisë. Duke i bërë bashkë këto dy grupe i bie që rreth 20 për qind e zyrtarëve ose kanë filluar, ose kanë përfunduar deklarimin e pasurisë, i cili është një numër i mirë, në qoftë se krahasojmë me të kaluarën, por nuk është një numër i mirë si tërësi. Sepse nuk është praktikë e mirë që zyrtarët publik të bëjnë deklarimin e pasurisë në momentet e fundit, sepse mund të lëshojë gabime tjera, por edhe mund të harrojnë fare për të deklaruar pasurinë dhe neve si agjenci na duhet për të shqiptuar gjoba, apo për të ndërmarrë masa tjera. I bëjë thirrje që në fillim zyrtarëve publik që të bëjnë deklarimin e pasurisë sa më shpejtë që është e mundur dhe jo më vonë se sa afati ligjor, i cili është 31 marsi i këtij viti”, deklaron Buleshkaj.

Kreu i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka folur edhe për dy kategoritë e zyrtarëve, mjekët dhe profesorët që janë të obliguar nga viti i kaluar të bëjnë deklarimin e pasurisë.

“Janë dy kategori të cilët për herë të parë deklarojnë në mënyrë të rregullt pasurinë. Janë mjekët dhe profesorët e universitetit, të cilët për herë të parë e kanë bërë deklarimin në vitin e kaluar, ndërsa tashmë e bëjnë deklarimin e rregullt, sepse kanë hyrë në sistem, dhe janë më shumë se 1 mijë e 600 mjekë e profesor të cilët e kryejnë këtë obligim për herë të parë dhe ata tashmë e kanë pak më lehtë, sepse të gjitha të dhënat e futura në sistem vitin e kaluar tashmë i kanë dhe mund vetëm t’i përditësojnë ato për dallimet që kanë ndryshuar nga hera e kaluar deri më tani. Është proces mjaftë i lehtë nga aspekti jonë, mund të kryhet në çdo kohë në secilin vend, kudo që kanë qasje në internet, qoftë ai përmes telefonit mobil, po ashtu edhe përmes kompjuterëve. Nuk ka nevojë që të printohet dhe dorëzohet tek ne, gjithë procesi kryhet në formë elektronike. Kemi një formë të nënshkrimit elektronik ku zyrtari në fund e konfirmon që të dhënat që janë të dërguara janë të sakta”, nënvizon Buleshkaj.

Ai u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të deklarojnë pasurinë e tyre me kohë në mënyrë siç tha ai që “të mos vijnë deri tek gjoba, të cilat janë 30 për qind të pagës së tyre mujore”.

Buleshkaj flet edhe për numrin e gjobave të shqiptuara për vitin 2024.

“Ne presim tashmë që përgjigjja të jetë më e mirë se edhe vitin e kaluar. Vitin e kaluar kemi pas rreth 100 raste që janë vonuar dhe kemi shqiptuar 96 gjoba. Ne bëjmë thirrje zyrtarëve që të mos e bie veten të bëhen subjekt i gjobave. Gjobat nuk janë të vogla, janë 30 për qind të pagës së tyre mujore. Nuk ka arsye, po besoj objektive për të bërë një gjë të tillë, afati është i gjatë, një muaj, qasja e lehtë”, thotë Buleshkaj.

Derisa për këto 12 ditët e para, ai thotë se asnjë zyrtarë i lartë shtetërorë ende nuk e ka përfunduar procesin e deklarimit të pasurisë.

“Nuk janë pozita të larta, ne kemi një numër të zyrtarëve që kanë deklaruar dhe në pozita të mesme, por nga ajo që pashë shkurtazi nuk ka pozita më të larta shtetërore. Por, kemi zëvendësministra e ministra që janë në proces të deklarimit të pasurisë, nuk e pash ndonjë që ka përfunduar”, përfundon Buleshkaj.

Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik ka filluar me 1 mars dhe pritet të përfundojë më 31 mars.

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara