Lajmet

104 ekipe mobile do t’ua mundësojnë votimin të prekurve me COVID-19

Published

on

Në ditën e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të angazhojë 104 ekipe mobile të cilat do të shkojnë në shtëpitë dhe banesat e qytetarëve me të drejtë vote, të cilët për shkak se janë të prekur me Covid-19, nuk do të mundet të shkojnë në vendvotimin e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka shpjeguar në një intervistë për Ekonomia Online se secili ekip do të përbëhet nga 4 anëtarë, tre prej të cilëve janë përfaqësues të subjekteve politike, ndërsa anëtari i katërt do të jetë zyrtar shëndetësor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së diele do të angazhojë gjithsej 104 ekipe mobile, pra të cilat do të dalin në terren, do të shkojnë në adresat e qytetarëve me të drejtë vote, por të cilët fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19 dhe që nuk do të munden të shkojnë në vendvotimin e tyre për shkak të masës kufizuese, sepse pra duhet të qëndrojnë në karantinë shtëpiake. Pra, janë gjithsej 104 ekipe lëvizëse që do të shkojnë nga njëra adresë në tjetrën dhe secila prej tyre përbëhet nga 4 anëtarë. Numri i përgjithshëm i personave që përbëjnë ekipet mobile janë 416, të cilët gjatë ditës së zgjedhjeve do të angazhohen vetëm për realizimin e votimit për këtë kategori të votuesve. Secili ekip mobil përbëhet nga 4 anëtarë, 3 do të jenë përfaqësues të subjekteve politike, ndërsa anëtari i katërt është zyrtar shëndetësor me qëllim të këshillimit profesional të këtyre ekipeve të KQZ-së”, tha Elezi.

Elezi ka thënë se është obligim kushtetues i KQZ-së që edhe këtyre qytetarëve t’u krijohet mundësia për të votuar, pavarësisht rrethanës që ndodhen.

“Natyrisht se ne jemi të vetëdijshëm se ajo çfarë është me rëndësi për këta qytetarë është shëndeti dhe sigurisht se KQZ-ja uron që ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë, por është edhe obligim kushtetues i KQZ-së për t’u ofruar mundësinë këtyre qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në ditën e zgjedhjeve”, u shpreh Elezi.

Më tej, ai ka bërë të ditur se këta qytetarë do të kontaktohen përmes telefonit për t’iu treguar lidhur me shërbimin që e ofron KQZ-ja dhe pastaj është në vullnetin e tyre për të marrë pjesë në votim përmes ekipeve mobile.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore që merren me menaxhimin e pandemisë. Jemi duke pranuar listat zyrtare nga ana e tyre dhe qytetarët të cilët kanë të drejtë vote po i kontaktojmë përmes telefonit dhe po u bëjmë të ditur për shërbimin që ofron KQZ-ja, pra për t’iu mundësuar votimin atyre përmes ekipeve mobile në shtëpitë e tyre. Natyrisht se është në vullnetin e tyre që të pranojnë ose jo të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, tha Elezi.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara