Lajmet

10 të vdekur, 521 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Published

on

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 10 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë e 375 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste, Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë./UBTNews

Lajmet

Takimi inagurues i Bordit të Paqes të Trump për Gazën

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti takimin e parë të Bordit të Paqes për Gazën, një muaj pas nënshkrimit ceremonial të Kartës së Bordit në Davos, Zvicër. Sipas agjendës ky takimi ka për qëllim të diskutojë të ardhmen e Rripit të Gazës pas armëpushimit të brishtë midis Hamasit dhe Izraelit, si dhe të mbledhë fonde për rindërtimin e rajonit dhe ofrimin e ndihmës humanitare.

Në platformën e tij sociale, Truth Social, Trump njoftoi se anëtarët e bordit kanë premtuar tashmë 5 miliardë dollarë (4.2 miliardë euro) për këtë iniciativë.

Nga të paktën 60 vendet e ftuara, deri tani 27 e kanë pranuar ftesën, ndërsa nga vendet evropiane vetëm disa janë anëtare aktive. Mes tyre, Kosova ka marrë pjesë si anëtare e plotë, duke iu bashkuar edhe Bullgarisë, Hungarisë dhe Shqipërisë, ndërsa Italia, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Bashkimi Evropian do të jenë vetëm vëzhgues, pa të drejtë vendimmarrjeje.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u ftua, do të përfaqësohet nga Dubravka Suica, komisionerja për Mesdheun, për shkak të pyetjeve mbi statutin e bordit.

Projekti ka ngjallur kritika për strukturën e tij të dominuar nga SHBA dhe për ambiciet globale, ndërsa mungesa e pjesëmarrjes së shumë vendeve evropiane ngre pyetje mbi legjitimitetin dhe efektivitetin e bordit.

Continue Reading

Lajmet

Vrau të dashurën argjentinase, dënohet me 18 vjet burg

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim për vrasjen e shtetases argjentinase, e cila ishte e dashura e tij, ngjarje kjo e ndodhur në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Vendimi u bë publik nga kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri, së bashku me anëtarët e trupit gjykues Gëzim Ademi dhe Alltën Murseli.

Sipas gjykatës, pas shqyrtimit të provave materiale dhe dëshmive personale, është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se veprimet e të akuzuarit përbëjnë elementet e veprës penale “Vrasje e rëndë”. Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i aktgjykimit në formë të shkruar, në instancën më të lartë.

Në seancën e shpalljes së vendimit morën pjesë prokurori Armend Hamiti, i akuzuari së bashku me mbrojtësin e tij, avokatin Drilon Imeri, si dhe pala e dëmtuar e përfaqësuar nga avokati Betim Shala.

I akuzuari ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 maj 2025.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika më 1 gusht 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje me të dashurën e tij – tani të ndjerën M.K.-U. – fillimisht e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte tentuar ta godiste me veturë në parkingun e hotelit.

Sipas përshkrimit në aktakuzë, pasi kishin hyrë në dhomë, ai kishte vazhduar ta godiste viktimën dhe, në kulmin e përleshjes, e kishte shtyrë drejt dritares, duke e hedhur nga kati i gjashtë. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ndërroi jetë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Me këto veprime, i akuzuari u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të këtij programi, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre akademik e profesional.

Organizatorët e Konferencës, Dekani i Fakultetit, Visar Krelani, profesorët: Hazir Çadraku dhe Bekim Selimi, theksuan se organizimi i aktiviteteve të tilla shkencore kontribuon në avancimin e dijes, shkëmbimin e përvojave ndërmjet studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional.

Po ashtu, u bë e ditur se pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë njohjen e pikëve nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës duhet të aplikojnë pranë Odës duke bashkëngjitur certifikatën e pjesëmarrjes, agjendën e konferencës si dhe licencën e tyre profesionale. Përmes këtij procesi, atyre u mundësohet që angazhimi i tyre shkencor të njihet zyrtarisht dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional.

Organizatorët nënvizuan rëndësinë e përfshirjes së studentëve dhe hulumtuesve të rinj në konferenca ndërkombëtare, duke theksuar se këto platforma shërbejnë si mundësi për prezantimin e punimeve shkencore, zhvillimin e rrjeteve profesionale dhe rritjen e cilësisë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Continue Reading

Lajmet

Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ne takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin e tij.

Në këtë takim u diskutua për tema me interes të përbashkëta për dy vendet, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.

Pasi vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata”, thuhet ne komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje, Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.

Continue Reading

Të kërkuara