Kuriozitete

10 skandalet presidenciale amerikane që të gjithë i kemi harruar

Çështja Petticoat ishte një skandal serioz social dhe politik.

Publikuar

Që kur Richard Nixon u rrëzua nga posti  i tij për aferën Watergate, skandalet presidenciale janë normalizuar në mënyrë dëshpëruese. Presidenti Regan u përfol per çështjen Iran-Contra. Clinton kishte lidhje me Monica Lewinsky, Biden për plagjiaturë dhe Trump dukej se kryente një shkelje çdo 48 orë. Por në gjithë kaosin, shumë çështje të tjera historike që përfshijnë presidentët amerikanë janë harruar. Le të hedhim një vështrim në disa çështje të harruara presidenciale nga vitet e mëparshme.

Çështja Petticoat , e njohur gjithashtu si Çështja Peggy Eaton, ishte një skandal serioz social dhe politik gjatë administrimit të Presidentit Andrew Jackson në fillim të viteve 1830. Në thelb të saj ishte martesa e Peggy Eaton, një e ve e re, me John Henry Eaton, një politikan i shquar dhe mik i ngushtë i Presidentit. Skandali shpërtheu për shkak të përbuzjes sociale që Peggy mori nga elita e Uashingtonit. Shumë nga gratë e anëtarëve të kabinetit, të udhëhequra nga Floride Calhoun (gruaja e Zëvendës Presidentit John C. Calhoun), e përjashtuan Peggy Eaton për shkak të thashethemeve rreth sjelljes së saj  të pahijshme përpara vdekjes së burrit të saj të parë. Presidenti Xhekson, duke empatizuar gjendjen e vështirë të Peggy-t dhe duke u mbështetur nga përvojat e tij me gruan e tij të ndjerë Rachel, e mbështeti me vendosmëri Eatons. Skandali çoi në një riorganizim të kabinetit të Jackson, i njohur si “Kitchen Cabinet”, pasi disa anëtarë, veçanërisht zëvendëspresidenti Calhoun, dhanë dorëheqjen për këtë çështje.

9. Skandali Teapot Dome

Skandali Teapot Dome ishte një tjetër skandal i rëndë politik që u shpalos në fillim të viteve 1920, gjatë presidencës së Warren G. Harding. Ky u përqëndrua në dhënien me qira të rezervave federale të naftës, sic ishte Teapot Dome në rrethinën e Wyoming dhe vende të tjera në Kaliforni, për kompanitë private të naftës pa oferta konkurruese. Albert B. Fall, Sekretari i Brendshëm, luajti një rol qendror në skandal. Ai pranoi ryshfet dhe kredi nga kompanitë private të naftës në këmbim të dhënies së qirave fitimprurëse për të shfrytëzuar rezervat. Harry Sinclair dhe Edward Doheny ishin figura të shquara të përfshira në këtë skandal, duke përfaqësuar përkatësisht Sinclair Oil Corporation dhe Pan American Petroleum. Skandali doli në dritë teksa po kryheshin hetimet, duke zbuluar korrupsionin dhe ryshfetin që kishte ndodhur. Fall ishte anëtari i parë i kabinetit në historinë e SHBA-së i cili burgoset për krime të kryera gjatë kohës që ishte në detyrë. Skandali Teapot Dome njollosi administratën e Hardingut dhe humbi besimin e publikut te qeveria, duke theksuar nevojën për transparencë dhe etikë në postet publike.

8. Skandali i Credit Mobilier

Skandali i Credit Mobilier ishte një rast klasik i korrupsionit amerikan të shekullit të 19-të, me intriga, ryshfete gjate konstruksionit të dy hekurudhave. Në fund të viteve 1860, gjatë ndërtimit të Hekurudhës së Parë Trans kontinentale, u formua kompania e ndërtimit Credit Mobilier. Ju duket i rastësishëm krijimi saj, por nuk është kështu.

Punonjesit e Credit Mobilier ishin gjithashtu zyrtarë të lartë të Hekurudhës Union Pacific, të cilës iu dha kontrata për ndërtimin e pjesës lindore të hekurudhës. Këtu fillon kthesa: Credit Mobilier e ngarkoi në mënyrë drastike qeverinë për ndërtimin, duke bërë fitime të mëdha ndërsa  ajo paguante faturat. Për t’i mbajtur gjërat në heshtje, ata shperblenin politikanë të ndryshëm me aksione kompanish. Një ryshfet i maskuar si një opsion aksionesh ishte një manovër financiare novatore. Kjo marrëveshje komode nuk mbeti sekret përgjithmonë. Gazetarët e kuptuan dhe e hapën çështjen, si një pjesë të drejtë të zemërimit publik. duke çuar për tu hetuar  nga Kongresi (midis atyre të hetuar, por të liruar përfundimisht, ishte Schuyler Colfax, Zëvendës Presidenti i Ulysses S. Grant).

7. Skandali i Unazës së Uiskit

Ulysses S. Grant ishte një gjeneral i madh dhe krijoi Departamentin e Drejtësisë për të luftuar KKK-në. Por si President, ai mbikëqyri shumë korrupsion. Skandali i Unazës së Uiskit në veçanti ishte si një kthesë e komplotit të një drame politike të shekullit të 19-të, duke përzier evazionin fiskal, ryshfetin dhe joshjen ndaj uiskit. Gjatë periudhës së pas Luftës Civile, qeveria federale vendosi një taksë të madhe për pijet alkoolike të distiluara, i cili u bë një burim i rëndësishëm të ardhurash. Megjithatë, disa distilues dhe zyrtarë qeveritarë kishin në mendje një plan tjetër. Në fillim të viteve 1870, një grup distiluesish dhe agjentësh qeveritarë komplotuan për t’iu shmangur taksave duke manipuluar shifrat e prodhimit të uiskit. Plani ishte i guximshëm, por efektiv: futja në xhep e parave të taksave që duhej t’i shkonin qeverisë dhe  fytyrat miqësore ishin vendosur në pozicione kyçe për të lehtësuar këtë skemë. Sekretari privat i Presidentit Ulysses S. Grant, Orville Babcock, dyshohet se ishte i përfshirë në ketë lojë. Festa mori fund kur një nëpunës i ndershëm i Departamentit të Thesarit, John McDonald, vuri alarmin. Hetimet e mëvonshme ekspozuan operacionet , duke çuar në padi dhe dënime të shumta, duke përfshirë atë të Babcock-ut. Ky skandal jo vetëm që hodhi dritë mbi korrupsionin e përhapur në administratën e Grantit, por gjithashtu theksoi rëndësinë e zbatimit të ligjeve tatimore dhe ruajtjes së integritetit brenda radhëve të qeverisë. 

6. Bombardimi Sekret i Nixon mbi Kamboxhia

Në epokën e trazuar të Luftës së Vietnamit, Presidenti Richard Nixon hapi një kapitull të diskutueshëm duke urdhëruar fshehurazi bombardimin e Kamboxhias . Ky operacion i fshehtë, i njohur si Sulmi i papritur drejt Kamboxhias, filloi në vitin 1969. Arsyeja ishte furnizimi i Vietnamit të Veriut (Shtegu Ho Chi Minh) dhe zonat bazë që shtriheshin në Kamboxhia. Megjithatë, vendimi i Nixon për të kryer këto bombardime pa miratimin apo edhe dijeninë e Kongresit të SHBA-së shkaktoi një stuhi debatesh ligjore dhe morale. Dega ekzekutive kishte tejkaluar autoritetin e saj kushtetues, duke anashkaluar sistemin e kontrollit dhe balancimit. Mungesa e transparencës vetëm sa ushqeu mosbesimin e publikut ndaj qeverisë, tashmë të përkeqësuar nga lëvizja e vazhdueshme kundër luftës. Për më tepër, Inkursioni Kamboxhian e përshkallëzoi konfliktin gjeografikisht dhe zgjati kohëzgjatjen e luftës. Bombardimet patën gjithashtu pasoja shkatërruese për Kamboxhian, duke destabilizuar rajonin dhe duke kontribuar në ngritjen e Khmerëve të Kuq, të cilët më vonë e zhytën Kamboxhian në tmerret e gjenocidit.

5. Fëmija i paligjshëm i Grover Cleveland

Grover Cleveland, Presidenti i 22-të dhe i 24-të i Shteteve të Bashkuara, e gjeti veten të ngatërruar në një skandal që përfshin akuzat për lindjen e një fëmije të paligjshëm . Në vitin 1874, ndërsa ai ishte  beqar dhe punonte si avokat në Buffalo, Nju Jork, Cleveland supozohet se kishte një marrëdhënie me Maria Halpin, një grua e ve. Marrëdhënia përfundoi dhe Halpin lindi një djalë, Oscar Folsom Cleveland, në 1874. Cleveland, pasi mësoi për fëmijën, mori përgjegjësinë dhe ofroi mbështetje financiare. Kjo çështje u shfaq gjatë fushatës presidenciale të vitit 1884, kur Cleveland ishte kandidati demokrat. Kundërshtarët e tij kërkuan t’i prishnin imazhin duke vënë në pah këtë skandal. Në vend që të mohonte akuzat për atësinë, Cleveland pranoi se paguante mbështetjen e fëmijës dhe pranoi mundësinë për të pranuar ligjërisht atësinë. Ai arriti të përballojë stuhinë duke qenë i çiltër dhe transparent për situatën, gjë që ndihmoi në zbutjen e ndikimit të skandalit në perspektivat e tij elektorale.

Befasisht, Cleveland u zgjodh si Presidenti i 22-të i Shteteve të Bashkuara. Trajtimi që i bëri ai skandalit tregoi ndershmërinë dhe drejtësinë e tij, cilësi që tërhoqën publikun. 

4. Çështjet jashtëmartesore të Warren G. Harding 

Warren G. Harding, Presidenti i 29-të i Shteteve të Bashkuara, ishte përfshirë në një seri skandaloze lidhjesh jashtëmartesore gjatë kohës së tij në detyrë. Djaloshi ishte i njohur për karizmën dhe sjelljen e tij të këndshme, dhe qartësisht e përdori atë për disa përfitime romantike. Ai shpejt u përfshi në disa marrëdhënie romantike jashtë martesës së tij me Florence Kling Harding. Ai ishte i lidhur me gra si Nan Britton dhe Carrie Fulton Phillips. Një nga çështjet më famëkeqe kishte lidhje  me Nan Britton, e cila filloi përpara se Harding të merrte presidencën. Britton pretendoi se kishte pasur një marrëdhënie të gjatë me Harding, duke rezultuar në lindjen e një vajze të quajtur Elizabeth Ann në vitin 1919. Pavarësisht natyrës skandaloze të çështjes, ajo doli në dritë pas vdekjes së Harding, duke njollosur reputacionin e tij pas vdekjes. Çështjet e Harding ishin një sekret i mbajtur në qarqet politike dhe shoqërore, por historia e tyre e plotë doli në dritë vetëm vite më vonë, mbajtja e tyre e fshehtë e pati ndihmuar atë të mbijetonte politikisht. 

3. Dehja e Andrew Johnson

Andrew Johnson, presidenti i 17-të i Shteteve të Bashkuara, ishte i njohur për betejat e tij me alkoolin dhe rastet e dehjes publike. Dashuria e tij me alkolin ishte shumë e dukshme, në sytë e publikut, si para dhe gjatë presidencës së tij. Sjellja e Johnson ishte shpesh e çrregullt dhe nganjëherë e turpshme, gjë që ngriti shqetësime për aftësinë e tij për të qeverisur në mënyrë efektive.

Raportet për zakonet e tij me alkolin datojnë që nga vitet e tij në politikë në Tenes, ku prirja e tij për pirë ishte mjaft e njohur. Gjatë presidencës  se tij u vu re i dehur  gjatë disa ngjarjeve të rëndësishme. Konsumimi i alkoolit i Johnson, nxiti kritika dhe spekulime rreth aftësisë së tij për detyrën gjatë një kohe shumë të rëndësishme për kombin. Duke pasur parasysh se sa i tmerrshëm ishte ai si President, frika për gafa ishte permanente. 

2. Lista e armiqve të Niksonit 

Nixon ishte i përfshirë në më shumë skandale dhe jo vetëm në cështjen Watergate. Gjatë presidencës së tij, u shfaq “Lista e armiqve” famëkeqe, e titulluar zyrtarisht “Lista e Kundërshtarëve”. Kjo listë u përpilua nga asistentët në administratën e Nixon për të gjurmuar individët të cilët ata i perceptonin si kundërshtarë politikë ose kritikë të presidentit dhe politikave të tij. Lista përfshinte politikanë, gazetarë, aktivistë dhe figura të ndryshme publike që shiheshin si të dëmshëm për administratën e Nixon.

Lista u zbulua gjatë skandalit Watergate, i cili përfshiu presidencën e Nixon. Ajo u bë publike pasi u zbulua nga Dean Butterfield, një ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, gjatë seancave dëgjimore të Senatit mbi cështjen e Watergate dhe mbulimin e saj më pas. Zbulimi tronditi kombin, pasi tregonte një përpjekje sistematike për të minuar kundërshtarët politikë. Ekzistenca e kësaj liste vërtetoi se sa paranojak ishte Nikson dhe sa larg ishte i gatshëm të shkonte për të shtypur disidencën dhe opozitën. 

Duelet e Andrew Jackson 

Andrew Jackson, presidenti i shtatë i Shteteve të Bashkuara, ishte përfshirë në disa duele gjatë jetës së tij. Ndoshta nuk është shumë e çuditshme, pasi djali shquhej edhe për temperamentin e tij të zjarrtë dhe mosgatishmërinë për të lënë të shkuara të kaluara në jetën e tij personale. Një nga duelet më famëkeq që përfshin Andrew Jackson u zhvillua në 1806 me Charles Dickinson. Dickinson kishte fyer gruan e Jackson, Rachel, në një letër të publikuar. Në duelin e tyre, Dickinson qëlloi i pari Jackson, duke e goditur atë në gjoks afër zemrës. Jackson, i vendosur për të mbrojtur nderin e tij, mori shenjë dhe qëlloi, duke vrarë Dickinson. Plumbi që goditi Jackson mbeti trupin e tij për pjesën tjetër të jetës. Një tjetër duel i dukshëm ishte me Senatorin e Misurit, Thomas Hart Benton në 1813. Në këtë duel, të dy burrat qëlluan por nuk arritën të vrisnin njëri tjetrin, dhe më pas u pajtuan, duke krijuar një miqësi të përjetshme. Por ka vërtet mënyra më të mira për të bërë një shok sesa duke dështuar për të vrarë njëri-tjetrin për gjëra të vogla.  Gatishmëria e Jackson për të mbrojtur nderin e tij përmes duelit ishte një pasqyrim i normave dhe qëndrimeve shoqërore të kohës së tij./TopTenz – Syri.net

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara