

Published
3 years agoon
By
UBT newsDozat aq të nevojshme të kalciumit i janë atribuar gjithmonë produkteve të bulmetit jo vetëm në vendin tonë. Megjithatë, gjithkush mund t’i gëzohet një sërë alternativave të tjera të shëndetshme të produkteve jo bulmetore dhe jo shtazore që kanë doza të larta kalciumi. Një i rritur ka nevojë për 1000 miligramë kalcium në ditë për të patur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme.
1. Lakrat e Egra. Dy filxhanë me gjethet e lakrave të egra përmbajnë 188 miligramë kalcium. Këto gjethe mund t’i konsumosh të gatuara ose jo. Sido që t’i konsumosh trupi merr të njëjtin nivel vlerash ushqimore. Produkte të tjera janë finoku, brokoli dhe artiçoka. Një lugë me fara finoku përmban 59 miligramë kalcium. Një copë brokoli i pagatuar përmban 71 miligramë kalcium. Një artiçokë e mesme përmban 25 miligramë kalcium.
2. Patatet e ëmbla. Një filxhan me patate të ëmbla përmban 65 miligramë kalcium. Patatet e ëmbla janë burim i pasur me potas si edhe vitaminëA dhe C.
3. Fiqtë. Nëse ha tre fiq ke përfituar 50 miligramë kalcium. Mënyrat e të shijuarit të fikut janë të panumërta: të kombinohen me drithëra, në sallata, ëmbëlsira apo thjesht si frut. Fiqtë e thatë mund të ruhen deri në dy vjet.
4. Salmoni. Nëse konsumoni 100 gramë salmon keni përfituar 180 miligramë kalcium. Nëse salmoni është së bashku me kockat e zbutura që janë të ngrënshme niveli i kalciumit është akoma më i lartë.
5. Sardelet. 100 gramë sardele është e barazvlefshme me 888 miligramë kalcium. Sardelet, ashtu si edhe salmoni janë të pasur me yndyrna të shëndetshme dhe Omega 3.
6. Farat e susamit. Një lugë me fara susami përmban 100 miligramë kalcium. Këto fara i japin gatimeve shumë shije dhe vlera ushqimore.
7. Tofu. I quajtur shpesh si “djathi vegjetarian”, është një alternativë e produkteve shtazore. 115 gramë tofu përmban të njëjtën sasi kalciumi sa edhe qumështi
8. Fasulet e bardha. Bishtajoret në përgjithësi janë një burim fantastik kalciumi dhe hekuri. Një filxhan fasule përmban 191 miligramë kalcium. Fasulet e zeza janë të mbushura gjithashtu me kalcium, potas etj. Një gjysëm filxhani me këto fasule përmban 185 miligramë kalcium.
9. Bajamet. Mos hezito të konsumosh bajame në çdo orë të ditës. Rreth 20 bajame përmbajnë 72 miligramë kalcium. Bajamet janë gjithashtu të pasura me potas, vitaminë E dhe hekur.
10. Portokallet. Ky frut i magjishëm është plot me vitaminë C dhe kalcium. Një kokërr portokall përmban 65 miligramë kalcium. Kalciumi është një nga mineralet më të nëvojshme për trupin e njeriut. Përveç vlerave të pamohueshme për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, kalciumi mban enët e gjakut të shëndetshme dhe rregullon tensionin e gjakut./AgroWeb.org/
Shëndet
Çfarë ndodh me trupin tuaj kur vishni çorape natën?
Published
2 hours agoon
October 17, 2025By
UBT News
Veshja e çorapeve gjatë natës, edhe pse mund të duket një zakon i çuditshëm për shumë njerëz, ka përfitime të dukshme për ata që kanë vështirësi në fjetje.
Ky truk i thjeshtë është mënyrë natyrale për të ndihmuar trupin të kalojë në fazën e relaksimit dhe përgatitjes për gjumë.
Kur ngrohni këmbët me çorape, ndihmoni në zgjerimin e enëve të gjakut, një proces që mund të aktivizojë mekanizmat natyralë të trupit për të ulur temperaturën e tij dhe për të sinjalizuar se është koha për të pushuar.
Ky mekanizëm është i lidhur me një koncept që quhet vasodilatacion, që ndihmon në përhapjen e gjakut nëpër trup.
Kjo i thotë trupit të “ndalojë” aktivitetin dhe t’i japë përparësi relaksimit, duke kontribuar në një rënie më të shpejtë në gjumë.
Shumë njerëz që e kanë provuar këtë metodë thonë se ka qenë një ndihmesë e madhe për ata që kanë pasur shqetësime me gjumin, sidomos gjatë muajve të ftohtë kur ndjenja e ngrirjes në këmbë mund të pengojë qetësinë.
Nëse keni pasur vështirësi për të fjetur, veshja e çorapeve mund të jetë një alternativë e thjeshtë dhe e efektshme që nuk kërkon barna apo trajtime të tjera të ndërlikuara. Provojeni dhe mund të shihni përmirësime të mëdha në cilësinë e gjumit tuaj. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ekspertët britanikë: Aditivët në ushqime ndikojnë në sjelljen e fëmijëve
Published
6 hours agoon
October 17, 2025By
UBT News
Një studim i ri britanik, i botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, ka zbuluar se ngjyrat dhe aditivët ushqimorë mund të rrisin nivelin e hiperaktivitetit tek fëmijët.
Aditivët shtohen në produkte ushqimore për të përmirësuar shijen, pamjen, ngjyrën apo për të zgjatur afatin e ruajtjes së tyre.
Shkencëtarët nga Universiteti i Southamptonit në Angli analizuan sjelljet e fëmijëve që kishin konsumuar pije apo ushqime që përmbanin kombinime të ndryshme aditivësh, krahasuar me ata që kishin pirë vetëm lëngje natyrale frutash.
Studimi, i porositur nga Agjencia Britanike për Standardet Ushqimore, konfirmoi rezultatet e kërkimeve të mëhershme mbi fëmijët që vuajnë nga hiperaktiviteti apo çrregullimi i vëmendjes (ADHD).
“Kemi dëshmuar se aditivët ndikojnë negativisht në sjelljen e fëmijëve të moshës ndërmjet tre dhe tetë vjeç”, deklaruan profesori Jim Stevenson dhe ekipi i tij kërkimor.
Sipas tyre, fëmijët që konsumuan aditivë treguan rreth 10% më shumë shenja të hiperaktivitetit krahasuar me ata që nuk i kishin konsumuar. Hulumtimi përfshiu 153 fëmijë trevjeçarë dhe 144 fëmijë tetëvjeçarë.
Hiperaktiviteti lidhet me vështirësi në sjellje dhe zhvillim, që shpesh shfaqen në periudhën parashkollore dhe shkollore.
Ai karakterizohet nga mungesa e përqendrimit, lëvizshmëri e tepruar dhe impulsivitet, duke ndikuar ndjeshëm në funksionimin dhe jetën e përditshme të fëmijës.
Ekspertët theksojnë se një dietë e balancuar është çelësi për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve — përfshirë edhe ata me ADHD.
Ushqyerja duhet të bazohet në fruta dhe perime të freskëta, drithëra, produkte qumështi pa yndyrë, mish, peshk, bishtajore, vezë dhe arra, duke shmangur sa më shumë produktet me ngjyra dhe aditivë artificialë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Sa ndikojnë hormonet në humor dhe shëndetin mendor?
Published
22 hours agoon
October 16, 2025By
UBT News
Hormonet janë thelbësore për funksionimin e trupit, por ndikojnë fuqishëm edhe në trurin dhe emocionet tona. Ato ndërveprojnë me neurotransmetuesit, duke ndikuar në mënyrën si ndiejmë, mendojmë dhe reagojmë.
Ndryshimet hormonale dhe shëndeti mendor
Te gratë, periudhat me ndryshime të mëdha hormonale, adoleshenca, cikli menstrual, shtatzënia, pas lindjes dhe menopauza lidhen me rritjen e rrezikut për depresion, ankth dhe stres post-traumatik.
Para ciklit menstrual, rënia e estrogjenit dhe progesteronit mund të shkaktojë nervozizëm, lodhje dhe trishtim, ndërsa gjatë ovulacionit estrogjeni sjell ndjenja mirëqenieje. Pas lindjes, rreth 13% e grave përjetojnë depresion për shkak të rënies së hormonit.
Edhe burrat përjetojnë ndryshime hormonale, sidomos me uljen graduale të testosteronit, që mund të ndikojë në humor.
Si veprojnë hormonët në tru?
Ndikojnë në neurotransmetues si serotonina dhe dopamina. Estrogjeni ndihmon në mbrojtjen dhe krijimin e neuroneve të reja në hipokampus, pjesa e trurit e rëndësishme për kujtesën dhe emocionet.
Kortizoli, hormoni i stresit, nëse është i vazhdueshëm, mund të dëmtojë neuronet dhe të ulë përqendrimin dhe kujtesën.
Hormonet e tiroides gjithashtu ndikojnë në energji dhe humor; sëmundjet tiroide mund të shkaktojnë depresion ose ankth.
Rrugë të reja trajtimi
Zbulimet e fundit kanë çuar në trajtime të reja, si Brexanolone për depresionin pas lindjes, dhe përdorimi i estrogjenit ose testosteronit për të përmirësuar efektin e antidepresantëve në disa pacientë.
Megjithatë, reagimi ndaj trajtimeve hormonale ndryshon nga personi në person.
Si përfundim, hormonet kanë rol kyç në shëndetin mendor dhe mirëqenien emocionale, dhe kuptimi i tyre është çelësi për trajtime më efektive dhe të personalizuara. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Lodhje e vazhdueshme? Problemi mund të mos jetë gjumi
Published
23 hours agoon
October 16, 2025By
UBT News
Shumë njerëz ndihen të lodhur, edhe kur flenë mjaftueshëm. Edhe pse gjumi është thelbësor për rigjenerimin e trupit, zakonet e përditshme dhe disa probleme shëndetësore ulin nivelin e energjisë, edhe nëse nuk duket menjëherë shkaku.
Probleme me gjëndrën tiroide
Hipotiroidizmi ngadalëson metabolizmin, shkakton lodhje, rëndese dhe apati. Simptomat ngatërrohen me mungesën e gjumit ose stresin.
Zgjidhja: Konsultohuni me mjekun dhe bëni analizat e gjakut.
Konsum i tepruar i kafesë
Sasia e madhe e kafesë, sidomos pasdite, mund të përkeqësojë cilësinë e gjumit dhe të mbajë trupin në tension.
Zgjidhja: Kufizoni kafeinën në 1–2 filxhanë para orës 10:00 dhe zëvendësojeni me fruta ose shëtitje të lehta.
Mungesë aktiviteti fizik
Jetesa sedentare ul qarkullimin e gjakut dhe kapacitetin e mushkërive, duke sjellë lodhje të vazhdueshme.
Zgjidhja: Edhe një ecje 30-minutëshe në ditë mund të rrisë energjinë pa pasur nevojë për palestër intensive.
Stres kronik
Stresi i përditshëm ndikon në cilësinë e gjumit dhe në funksionet fizike të trupit.
Zgjidhja: Praktikoni frymëmarrje të thellë, pushime pa ekrane, relaksim ose meditim, edhe për pak minuta në ditë.
Ushqyerje e pasaktë, edhe pse e bollshme
Trupi mund të ndihet i lodhur nëse nuk merr lëndët ushqyese të nevojshme, pavarësisht sa ushqeheni. Dehidratimi dhe mungesa e vitaminave apo mineraleve shkaktojnë lodhje.
Zgjidhja: Pini ujë rregullisht, shmangni ushqimet e përpunuara, hani ushqime të pasura me fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme.
Ekspertët këshillojnë që nëse ndiheni të lodhur pavarësisht gjumit, kontrolloni zakonet e përditshme dhe shëndetin tuaj. /A.Z/UBT News/

Votimi me postë, refuzohen rreth 3900 pako me fletëvotime

Trondit futbolli qipriot: Vritet kryetari i një klubi

Volkswagen ndalon prodhimin e Touareg, por pse?

Basha takon një delegacion parlamentar finlandez, përmend sjelljet destruktive të Serbisë ndaj Kosovës

Putin mbledh Këshillin e Sigurisë pas telefonatës me Trumpin

Hailey Bieber flet për Selena Gomez: Nuk ka rivalitet aty ku nuk ka frymëzim

Sekreti i pastrimit të furrës: Uji me limon!

FSK me ushtrim fushorë “Ujku Shigjetë”

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur vishni çorape natën?
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Rajoni3 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën