Lajmet

1 milion vaksina kundër COVID-19 të administruara në Kosovë

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më sot në Kosovë janë administruar 1 milion vaksina kundër COVID-19.

Sipas MSh-së, në total janë administruar 1 milion e 152 vaksina kundër COVID-19. Me dozën e parë janë vaksinuar 301 mijë e 680 persona, ndërsa me dozën e dytë 349 mijë e 236.

MSh-ja ka apeluar qytetarët të vaksinohen sepse vetëm me vaksinim mposhtet virusi.

“Le të i bashkojmë thirrjet tona për të afërmit e më të dashurit tonë, që të rezervojnë një termin për vaksinim sa më herët që është e mundur. Tash kur e kemi të njohur se vaksina zvogëlon dukshëm simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen, dhe kështu probabilitetin e infektimit indirekt të njerëzve të tjerë, pa e ditur, akti më moral dhe më i përgjegjshëm është i qartë: VAKSINIMI. Është shumë e rëndësishme që të mbajmë ritmin pozitiv të vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin.Sepse vetëm #Bashkëiadalim”, thuhet në njoftimin e MSh-së./UBTNews

Lajmet

​Kadrijaj: Nuk do ta votojmë shpërndarjen e Kuvendit

Publikuar

nga

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka komentuar dërgimin e letrës nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është në përgatitje të draftstatutit për Asociacionin.

Në një deklarim për media, Kadrijaj ka thënë se veprime të tilla po e dëmtojnë Kosovën, derisa ka potencuar se një letër e tillë nga Gërvalla, nuk mund të jetë më e fuqishme sesa ajo e presidentes, kryeparlamentarit dhe kryeministrit të Kosovës, të cilët janë zotuar se do ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit edhe aneksin e Ohrit.

“Nuk mundet me qenë një letër zotuese e ministres së Punëve të Jashtme më e fuqishme sesa një letër zotuese që e ka bërë presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri të cilët janë zotuar se në plotni do ta zbatojnë marrëveshjen edhe të Brukselit edhe aneksin e Ohrit në të cilin përfshihet edhe “Zajednica” apo Asociacioni. Ndoshta tash edhe një letër nga ministrja e Punëve të Jashtme, nuk po mundem ta kuptojë nëse do ta dërgojnë apo jo, është çështje ditësh. Megjithatë, e vërteta është se kjo qeveri e ka pranuar Asociacionin, e ka pranuar në plotni marrëveshjen dhe është zotuar se do ta votojë në tërësi…Të gjitha këto veprime po i shkaktojnë dëm Kosovës, këta po sillen ndonjëherë si opozitarë nuk e dinë që janë lidership i vendit dhe kanë përgjegjësi institucionale”, tha Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se nuk do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit, vetëm në rast se sjellët në Kuvend dorëheqja e qeverisë Kurti. Më tej Kadriaj potencoi se ashtu siç është premtuar, do të votojnë për marrëveshjet ndërkombëtare.

“Ne si opozitë kemi kërkuar më herët që ta kemi një konsension për çështjet nacionale ndërsa zotri Kurti nuk e ka bërë atë dhe tani kur sharra i ka hasur në gozhdë kërkon një lloj konsensusi dhe i fton liderët e partive politike dhe arsyeja pse i ka ftuar është të diskutojnë për agjendë legjislative. Me agjendë legjislative s’ka qenë fare nevoja të merret zotri Kurti, kanë mundur të merren kryetari i Kuvendit dhe Shefat e Grupeve parlamentare të diskutojnë… Zotëri Kurti dhe kjo qeverisje është e dështuar. Ne kemi kërkuar që të dorëhiqet kjo qeveri dhe jo të ndodhë shkarkimi ose shpërbërja e Kuvendit. Nuk do ta votojmë shpërbërjen e Kuvendit, do ta votojmë nëse sjellët në Kuvend dorëheqja e qeverisë Kurti”, potencoi Kadrijaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Abazi hap “të pame” për vdekjen klinike të Kuvendit e Qeverisë

Publikuar

nga

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tani i pavarur, Haki Abazi, ka vendosur një karrige në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka vendosur një njoftim mortor duke hapur të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Abazi i tha mediave se akuzuar Qeverinë Kurti për manipulim dhe fshehje të idesë për krijimin e Asociacionit të Kosovës, që sipas tij, forma e qeverisjes ka arritur nivel të lartë të hipokrizie.

“Është mashtrim total i idesë së zgjedhjeve të parakohshme për ta manipuluar, për ta nxjerrë energjinë për të mos u pa ideja që ky është duke e bo Zajednicën, e pat sot mëngjes është duke e dërguar statutin e draftuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung, qe tregon qartazi se ne çfarë niveli ka arritur hipokrizia dhe manipulimi në formën e qeverisjes”, është shprehur ai.

Për deputetin e Pavarur, Haki Abazi, historia është duke u ripërsëritur si ajo e viteve të 90’-ta, duke cilësuar se Qeveria Kurti ka tentuar të krijoj situata për të dirigjuar deputetët e tanishëm siç e quan ai “dredhje e dorës”.

“Në këtë vend deputetët e Kosovës e kanë shpall deklaratën kushtetuese të dy korrikut për t’i ikur dredhjes së dorës dhe çfarë po ndodhë në 2024 ose për tre vite më shumë me radhë, neve tentohet me na u dredh dora nga njerëz autokratë e njerëz palegjitimitet, të cilët nuk e kanë marrë votën e qytetarëve fare”, ka shtuar deputeti.

Gjithashtu Abazi ka ritheksuar se ndryshime pozitive nuk ka pasur nga Qeveria Kurti dhe vetëm po thellohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, ai ka kritikuar kryeministrin duke thënë se këto tema për të janë të parëndësishme.

“Asnjë gjë nuk ka ndryshuar, është stresuar dhe mund të stresohet vështirësia e funksionimit institucional nëse kthehemi në kombinat rikat e krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë pjesë institucionale që si duket për Kurtin është e parëndësishme, e keni parë në raporte ndërkombëtare as krimi as korrupsioni nuk janë luftuar nga kjo qeveri”, tha Abazi.

Ndërsa sa i përket kalimit të tij në ndonjë parti, ish deputeti i Vetëvendosjes në mënyrë kategorike i mohon zërat se mund të kalojë në partitë e përfolura si ajo e PDK-së dhe ajo e PSD-së.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Qyteti suedez propozon ndalimin e blerjeve nga Izraeli

Publikuar

nga

Gazeta suedeze Dagens Nyheter raporton se organi qeverisës i qytetit të dytë më të madh të vendit, Goteborgut, dëshiron të ndalojë blerjen e mallrave nga Izraeli.

Koalicioni pjesë e të cilit janë Partia Social Demokrate Suedeze, Partia e Majtë dhe Partia e Gjelbër, të cilat kanë shumicën në komitetin qeverisës të bashkisë, ka propozuar që qyteti të ndalojë gradualisht të gjitha blerjet e mallrave me origjinë nga shtetet që pushtojnë ilegalisht shtetet e tjera.

“Izraeli po kryen një okupim të paligjshëm të Bregut Perëndimor që vetëm është përkeqësuar nën hijen e vrasjeve të përhapura të civilëve në Gaza”, tha Jonas Attenius, kryetar i bordit komunal në Goteborg, në një deklaratë për shtyp.

“Paratë tona të taksave nuk duhet të shkojnë për të mbështetur financiarisht forcat pushtuese”.

Propozimi do të ndikojë gjithashtu në blerjet nga Rusia dhe Maroku./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjysmëhëna e kuqe: Mbi 15 mijë fëmijë janë vrarë në Gaza

Publikuar

nga

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës njoftoi se mbi 15 mijë fëmijë janë vrarë në Gaza.

Që nga 7 tetori, më shumë se 35 mijë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza. Po ashtu rreth 500 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve në të gjithë Bregun Perëndimor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara