Lajmet

1.2 milion njerëz vdesin çdo vit prej aksidenteve rrugore

Published

on

Çdo vit prej aksidenteve rrugore në botë vdesin rreth 1.2 milion vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë. OKB-ja ka nisur tani fushatën #MakeASafetyStatement.

Aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë për grupmoshat 5-29 vjeç. Prandaj OKB-ja ka nisur tani fushatën #MakeASafetyStatement, e cila synon të rrisë sigurinë rrugore dhe ta përgjysmojë këtë shifër deri në vitin 2030.

“Siguria rrugore nuk është kurrë e përfshirë sa duhet në agjendat politike në shumicën e vendeve. Pasojat e aksidenteve i njohim, por në lidhje me aksionet e ndërmarra për parandalimin, jemi shumë mbrapa”, tha Jean Todt, i Dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për sigurinë rrugore.

Ai vuri në dukje se çdo vit prej aksideteve rrugore vdesin 1.2 milionë vetë dhe plagosen 40 deri në 50 milionë të tjerë, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Fushata nisi në New York dhe do të vazhdojë deri në vitin 2025, duke mbuluar më shumë se 1000 qytete në 80 shtete të botës, përmes reklamave rrugore, medias sociale dhe platformave të tjera.

Në këtë fushatë janë përfshirë deri tani 14 persona të famshëm, ndër të cilët supermodelja Naomi Campbell, legjenda e tenisit Novak Gjokovic, apo aktorja fituese e Oskarit dhe ambasadore e vullnetit të mirë të UNDP-së, Michelle Yeoh. Mbështetjen e tyre për fushatën e kanë premtuar edhe personitete të tjera.

Ata kanë kontribuar me deklarata personale si “Unë e ngas makinën ngadalë” ose “Unë nuk e ngas makinën kur nuk jam esëll”./DW

Lajmet

Kosova dhe Franca nënshkruajnë dy marrëveshje të reja për bashkëpunim në drejtësi

Published

on

Kosova dhe Franca kanë nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e drejtësisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kriminalitetit ndërkufitar.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe Marrëveshjen për Ekstradim, të cilat krijojnë mekanizma më efikasë për shkëmbimin e provave dhe informacionit, si dhe për ndjekjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

Sipas njoftimit, këto marrëveshje pritet të forcojnë kapacitetet e institucioneve të Kosovës dhe Francës në përballjen me format e ndryshme të kriminalitetit ndërkufitar dhe të sigurojnë që personat e kërkuar nga drejtësia të mos gjejnë strehë jashtë kufijve.

Pas marrëveshjes së nënshkruar me Belgjikën në muajin prill, Kosova po zgjeron më tej rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë edhe me Francën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri dyshohet se ka kërcënuar dhe marrë para nga një tjetër i mitur, arrestohet nga policia

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës një mashkull kosovar së bashku me djalin e tij të mitur kanë raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, po ashtu i mitur, në vazhdimësi e ka kërcënuar me fjalë dhe i ka kërkuar e marrë para viktimës së mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një grua në Rahovec, trupi dërgohet në IML për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 korrik 2026, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Sipas dëshmitarit, viktima është gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Podujevë, dy persona të plagosur – gjashtë të arrestuar

Published

on

Një rast i rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku pas një përleshjeje fizike mes disa personave, dyshohet se njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 26 korrik rreth orës 18:50, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy meshkuj kosovarë, të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete.

Me vendim të prokurorit, gjashtë të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri ndodhet ende në kërkim nga policia./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara