Sport

​Zyrtare, Prishtina transferon top golashënuesin e Superligës sezonin e kaluar

Sulmuesi i mirënjohur ishte huazuar te Drenica në janar të vitit 2021.

Published

on

Top-shënuesi i Superligës për edicionin e kaluar në fanellën e Drenicës me 19 gola në 26 paraqitje, Kreshnik Uka është futbollisti më i ri i FC Prishtinës.

Sulmuesi i mirënjohur ishte huazuar te Drenica në janar të vitit 2021, vit në të cilin Prishtina u shpall kampion. Në atë gjysmësezoni me Drenicën, Uka shënoi gjashtë gola në 14 paraqitje.

27-vjeçari ka firmosur kontratë të re dy-vjeçare me Prishtinën, të cilës tash e disa ditë i është bashkuar në fazën përgatitore me ç’rast në dy ndeshjet e para miqësore i ka realizuar edhe dy gola me fanellën “bardhekaltër”. Uka për faqen zyrtare të klubit është shprehur i lumtur që i është bashkuar sërish Prishtinës.

“Jam i lumtur që jam rikthyer në klubin më të madh në vend. Pres me padurim fillimin e edicionit. Gjatë bisedave që kam pasur me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Ismet Munishi, jam bindur që të jem pjesë e klubit dhe një projekti interesant”, ka thënë Uka.

“Synimet e Prishtinës dihet se janë gjithmonë trofetë. Duhet të jemi të fokusuar maksimalisht nga fillimi e deri në fund të edicionit si në kampionat ashtu edhe në garat e Kupës në mënyrë që t’i arrijmë objektivat. Tifozëve “Plisave” dhe të gjithë atyre që e përkrahin Prishtinën iu premtoj maksimumin tim dhe gola. Jam sulmues dhe priten golat”, ka thënë në fund ai.

Sport

Doncic vazhdon shkëlqimin, Lakers triumfojnë ndaj Denver Nuggets

Published

on

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku vëmendja ka qenë në Kaliforni. Los Angeles Lakers ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Denver Nuggets me 12 pikë diferencë 120:108.

Luka Doncic luajti ndeshjen e tij të 200-të me 30 ose më shumë pikë në NBA mbrëmë kundër Denverit.

Lakers fituan ndaj Denverit 120:108, ndërsa Doncic e mbylli ndeshjen me 31 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime.

Austin Reaves gjithashtu pati paraqitje shumë të mirë duke e mbyllur ndeshjen me 22 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.

Në shtatë sezonet e mëparshme e gjysmë në një fanellë të Dallasit, ai shënoi 30 ose më shumë pikë 192 herë, dhe kjo ishte ndeshja e tij e tetë e tillë nga 16 përpjekjet me një fanellë të Lakers.

 

Continue Reading

Sport

Të gjitha biletat e shitura, përkrahje maksimale për Kosovën sonte në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të gjitha biletat për përballjen mes Kosovës dhe Islandës janë shitur, me “Dardanët” që do të ofrojnë përkrahje maksimale nga tribunat.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me Kosovën që kërkon fitore në ndeshjen e parë, duke bërë një hap të madh pastaj para ndeshjes kthyese, e cila zhvillohet të dielën.

Continue Reading

Sport

Dardanët gati për ndeshjen ndaj Islandës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll synon që përmes ndeshjeve të play-off-it të ngrihet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Për ta arritur këtë objektiv, Dardanët duhet të tregohen më të suksesshëm se Islanda në dy ndeshjet që do të zhvillohen mes tyre brenda tri ditëve.

Dueli i parë zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45 dhe para ndeshjes, trajneri Franco Foda në konferencë për media të zhvilluar dje bëri të ditur se mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Amir Rrahmani janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet, andaj paraqitja e tyre sonte është në dyshim.

Trajneri i dardanëve theksoi se nga lojtarët do të kërkojë që të bëhet presion ndaj Islandës që nga minuta e parë e ndeshjes.

Optimistë për fitore u shpreh edhe sulmuesi anësor, Milot Rashica i cili deklaroi se përkundër se Islanda ka lojtarë kualitativ,.Dardanët duhet tq bëjnë lojën e tyre duke shfrytëzuar në maksimum cilësitë individuale që kanë lojtarët.

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e zjarrtë pasi janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion, pra rreth 13 mijë.

Continue Reading

Sport

FIFA i kthen përgjigje Shqipërisë për kosovarin, Etnik Brruti

Published

on

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA i ka dhënë përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit për ish-lojtarin e Kosovës, Etnik Brruti.

FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për regjistrimin e Brrutit dhe ai mund të aktivizohet qysh në ndeshjet e këtij muaji.

Ai edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë të Shqipërisë dhe do të udhëtojë me “kuqezinjtë” për në Angli.

Etnik Brruti gjatë këtij muaji e kompletoi kalimin nga Kosova U21 te Shqipëria A, me Sylvinhon që e ka ftuar për ndeshjet e marsit, që Shqipëria i luan në kuadër të kuailifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026.

Shqipëria fillimisht luan me Anglinë më 21 mars, derisa më 24 mars pret Andorrën në Tiranë.

Continue Reading

Të kërkuara