Sport

​Zyrtare, Milani përforcon sulmin me Pellegrin dhe i jep numrin 64

Published

on

Milani ka nënshkruar zyrtarisht me Pietro Pellegrin nga Monaco, si huazim me mundësi blerjeje në fund të sezonit, gjë që mund të bëhet e detyrueshme.

Sulmuesi është vetëm 20 vjeç, por u transferua në Monako nga Genoa për 20.9 milionë euro plus bonuse në janar të viti 2018.

Monaco lëshoi një deklaratë zyrtare këtë pasdite duke e konfirmuar transferimin e tij në klubin italian. Lojtari do të veshë fanellën me numër 64 në këtë sezon.

Raportohet se marrëveshja vlen 1 milion euro për huazimin me opsionin e blerjes për 6 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën e lojtarit.

Lajmet

​Gjysmëfinalet e zjarrta të Kupës së Kosovës në basketboll

Published

on

By

Mesjava sjell super ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te meshkujt. Ndeshje mjaft interesante pritet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, si dhe mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, ku të katër skuadrat duan kualifikimin në finalen e Kupës më 12 shkurt në Prishtinë.

Dy rivalët e vjetër, Trepça dhe Sigal Prishtina përballen të mërkurën në “Minatori”, ku pritet atmosferë e zjarrtë. Në ndeshjen e parë, prishtinasit fituan 67:65, edhe pse kishin epërsi deri në 24 pikë, 27:3. Dy pikë dallim bën që sfida të jetë e paparashikueshme. Mitrovicasit duhet të fitojnë me tre pikë dallim nëse duan kualifikimin tutje, ndërsa bardhekaltrit humbja me një pikë, barazimi apo fitorja i kualifikon tutje.

Përballje tjetër e ‘zjarrtë’ pritet edhe në Prizren, ku përballen Bashkimi e Vëllaznimi, ku dy skuadrat synojnë kualifikimin në finale. Takimi i parë në Gjakovë përfundoi me fitoren e kuqezinjve 80:71. Prizrenasit synojnë fitoren me dhjetë pikë dallim, ndërsa skuadra nga Gjakova mund të kualifikohet edhe me tetë pikë dallim.

Gjysmëfinalet e kthimit

E mërkurë

18:30 Trepça – Sigal Prishtina

E enjte

18:30 Bashkimi – Vëllaznimi

Continue Reading

Sport

Berat Gjimshiti u zgjodh “Lojtari i Vitit i Kombëtares”, çmimin e merr nëna e tij

Published

on

Në një ceremoni madhështore të organizuar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Federata e Futbollit, Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, Sevime Gjimshitit, nënës së Berat Gjimshitit, i cili për shkak të angazhimeve me klubin e tij, e kishte të pamundur të ishte i pranishëm.

Gjimshiti, që aktivizohet me Atalantën në Serie A dhe mban shiritin e kapitenit te Kombëtarja shqiptare, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm.

Ai udhëhoqi Atalantën drejt triumfit historik në UEFA Europa League dhe ishte një figurë kyçe në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë nga votat e lojtarëve të Kombëtares.

Continue Reading

Sport

Neymar arrin marrëveshjen me klubin e ri, kthehet te Santos

Published

on

Neymar po përgatitet të largohet nga Al-Hilal pas një viti e gjysmë qëndrimi te skuadra arabe, dhe është afër rikthimit të tij në Santos, klubin e tij të mëparshëm. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, një marrëveshje verbale është arritur mes lojtarit, Santos dhe Al Hilal, dhe priten hapa formalë javën e ardhshme për të zyrtarizuar kalimin.

Romano ka raportuar se këto hapa do të ndërmerren këtë javë për të finalizuar marrëveshjen, duke përfshirë shqyrtimin e kontratave dhe procedurave të tjera formale. Neymar tashmë ka dhënë miratimin për lëvizjen dhe do të rikthehet në Santos, klubin që e pa të zhvillohej para se të bënte kalimin e famshëm në Evropë.

Ky rikthim është një moment i rëndësishëm për Santos, me tifozët që mezi presin njoftimin zyrtar të kalimit të Neymar./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

Barcelona shpartalloi 7-1 Valencian, Hansi Flick: Një ndeshje e jashtëzakonshme

Published

on

Barcelona ka regjistruar një fitore spektakolare 7-1 ndaj Valencian në La Liga, duke mbajtur vendin e tretë në klasifikim dhe duke forcuar besimin në skuadër. Trajneri Hansi Flick lavdëroi paraqitjen e ekipit, duke e cilësuar ndeshjen si “të mrekullueshme” dhe duke theksuar përfshirjen e plotë të lojtarëve në manovrën e ekipit.

“Ne e filluam takimin të fokusuar. Mënyra se si i shënuam këta gola ishte fantastike. Ishte një lojë e mrekullueshme. Të gjithë ishin shumë të përfshirë në manovër dhe luajtën në mënyrë të përsosur”, tha Flick pas ndeshjes.

Përsa i përket paraqitjes së portierit Szczesny, ai theksoi: “Me Szczesny në portë nuk kemi humbur kurrë”, dhe për Iñaki theksoi se “nuk është situata më e mirë, por ky është futbolli.”

Flick përmendi gjithashtu rëndësinë e kësaj fitoreje për skuadrën, që tani ka më shumë besim për ndeshjet e ardhshme. “Ky është futbolli. Vendimet duhet të merren. Ne jemi profesionistë dhe kjo është puna jonë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi ai./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara