Sport

​Zyrtare: Liverpooli transferon talentin portugez, Fabio Carvalho

Carvalho luajti një rol kyç në promovimin e Fulhamit në Premier Ligë në sezonin 2021-2022

Published

on

Liverpooli ka konfirmuar transferimin e talentit Fabio Carvalho i cili do të bashkohet me ekipin gjatë kësaj vere.

Sulmuesi 19-vjeçar do të përfundojë zyrtarisht kalimin te Liverpooli më 1 korrik.

Carvalho luajti një rol kyç në promovimin e Fulhamit në Premier Ligë në sezonin 2021-2022, duke shënuar 10 gola dhe asistuar tetë herë në 36 ndeshje teksa skuadra e trajnerit Marco Silva fitoi titullin kampion.

Talenti premtues është i lindur në rajonin e Lisbonës në Portugali.

Carvalho bëri debutimin e tij për Portugalinë U21 në mars të këtij viti, pasi kishte përfaqësuar më parë Anglinë në nivel të të rinjve.

Carvalho kaloi në radhët e akademisë në Fulhamit dhe bëri 44 paraqitje për klubin londinez.

Sport

​Suhareka-Feronikeli 74’, ndeshja e fundit e xhiros së 24 në Superligë

Published

on

By

Do të zhvillohet sot ndeshja e fundit e xhiros së 24 në Superligën e Kosovës në futboll ku do të ballafaqohen Suhareka me FeronikeliN 74’.

Këto dy skuadra e përmbyllin renditjen tabelare duke qenë kështu kandidatët kryesor për të rënë një rang më poshtë të garave në futbollin e Kosovës.

Feronikeli 74 ka vetëm 13 pikë në pozitën e 10-të, kurse Suhareka është në vendin e nëntë me 26 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:00.

Continue Reading

Sport

Hendboll/ Kosova zhvillon sot përballjen vendimtare me Ukrainën

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll do të zhvillojë sonte në mbrëmje ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian ‘Euro 2026”.

“Dardanët” e presin në Prishtinë Kombëtaren e Ukrainës, sfidë e cila nis nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Gjatë katër ditëve të fundit, djelmoshat e Kosovës janë stërvitur intenzivisht nën urdhrat e trajneri Bujar Qerimi i cili është optimistë për sukses në ballafaqim me ukrainasit. Ai shprehet i bindur se fitorja do të mbetet në Prishtinë.

“Qëllimi ynë është fitorja. Pikën që e kemi fituar me Holandën është e vlefshme në rastin e fitores, po mendoj në bindjen e plotë që duhet ne të fitojmë sepse e meritojmë dhe kemi kualitetin, jo për diçka tjetër por kualiteti është dhe mundësitë. Rivaliteti përafërsisht jemi njëjtë, pa e nënçmuar Ukrainën sepse edhe ata kanë lojtarë jashtëzakonisht shumë të mirë por besoj që fitorja do të mbetet në Prishtinë”, ka thënë Qerimi.

Në grup me Kosovën është edhe Kombëtarja e Holandës, ndaj së cilës Kosova mori një pikë nga ballafaqimi me ta.

Continue Reading

Sport

Kur luhen çerekfinalet e Ligës së Kampionëve?

Published

on

By

Arsenal – Real Madrid dhe Bayern – Inter janë ndër ndeshjet çerekfinale të UEFA Champions League për sezonin 2024/25.

Ndeshjet çerekfinale të UEFA Champions League 2024/25 janë konfirmuar pas përfundimit të raundit të 1/16-të të mërkurën.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 8 dhe 9 prill ku më 8 prill ballafaqohen Arsenal-Real Madrid dhe Bayer-Inter, kurse më 9 prill luajnë PSG-Aston Villa dhe Barcelona-Borussia Dortmund.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohem ë 15 dhe 16 prill.

Siç dihet, finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në këtë edicion do të zhvillohet me 31 maj në Mynih të Gjermanisë.

Continue Reading

Sport

​Simeone: A ka dikush që e pa prekjen e dyfishtë të topit nga Alvarez?

Published

on

By

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone hodhi dyshime mbi vendimin për të anuluar penalltinë e Julian Alvarez në humbjen e skuadrës së tij në Champions League nga Real Madrid të mërkurën.

“Los Blancos” fituan 4-2 në penallti pas një barazimi të përgjithshëm 2-2 në, me Alvarez që rrëshqiti teksa shënoi nga penalltia. VAR e përjashtoi atë për një prekje të supozuar të dyfishtë të topit.

“Arbitri tha kur Julian arriti në pikën e penalltisë, ai preku topin me këmbën e tij por topi nuk lëvizi ”, u tha Simeone gazetarëve në konferencë pas ndeshjes. “Por përtej kësaj, e cila tani shërben vetëm për të diskutuar nëse duhet të kishte llogaritur apo jo, unë jam krenar për lojtarët e mi, jam i lumtur, me të vërtetë. Pse? Sepse ne konkurruam në një mënyrë shembullore. Dhe po, ne nuk mundëm dot Real Madridin në Ligën e Kampionëve, sigurisht, nuk mundëm, por ata patën një kohë shumë të keqe kundër nesh përsëri”, shtoi më tutje Simeone.

Trajneri i Atletico-s tha se donte të besonte se zyrtarët e morën vendimin e duhur të penalltisë.

“Unë nuk kam parë kurrë një penallti ku ata kanë thirrur VAR, por mirë ata do të kishin parë që ai e preku atë, unë dua të besoj, dua të besoj se ata e panë që ai e preku atë”.

Trajneri u kërkoi anëtarëve të mediave që të ngrinin dorën nëse kishin parë një përsëritje në të cilën ishte e qartë se Alvarez kishte prekur topin dy herë.

“Ngri dorën, kushdo që e ka parë Julianin ta prekë dy herë, kush do të ngrejë dorën? Askush nuk e ka ngritur dorën “, bërtiti Simeone.

Continue Reading

Të kërkuara